“Para’ për vetëprodhuesit e energjisë” - Komuniteti i Energjisë: Shqipëria duhet të aplikojë faturimin neto në janar 2024

Numri total i konsumatorëve që mbajnë statusin e vetëprodhuesit të energjisë elektrike arriti në 1,249 deri në qershor të këtij viti, ndërkohë që kapaciteti total i instaluar nga kjo kategori shkoi në 119,050 kW. Të dhënat raportohen nga Sekretariati i Komunitetit të Energjisë, duke treguar një rritje të ndjeshme të impianteve të instaluar, jo vetëm gjatë vitit që lamë pas, por edhe gjatë 6-mujorit të parë të këtij viti. Numri i konsumatorëve që kishte interes për të instaluar panele diellore pësoi një rritje të ndjeshme, kryesisht nga bizneset si pasojë e shtrenjtimit të energjisë elektrike vitin që shkoi.
Ndërkaq, në raport me vendet e rajonit, Shqipëria lihet pas vetëm nga Maqedonia e Veriut, që ka kapacitetin më të lartë të instaluar e më konkretisht 129,700 kw. E treta renditet Serbia e më pas Mali i Zi, Kosova dhe Bosnje Hercegovina. Sipas Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, shumica e vendeve kanë kufizuar kapacitetin e lejuar për t’u instaluar, duke e justifikuar atë me nevojën për të ruajtur stabilitetin dhe besueshmërinë e sistemit të energjisë elektrike.
Në Shqipëri, ky kapacitet është 500 kW. Ndërkaq, sipas Sektretariatit, Shqipëria duhet të kalojë në faturimin neto për vetëprodhimin e energjisw nga burimet e rinovueshme, duke filluar nga 1 janari 2024. Faturimi neto është një mekanizëm faturimi që lejon një konsumator të marrë një vlerë monetare të llogaritur duke u bazuar në vlerën neto të energjisë elektrike të konsumuar nga rrjeti dhe vlerës të energjisë elektrike të futur në rrjet, brenda një periudhe kontabël.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Këtë verë, popullsia e Shqipërisë arriti 3.6 milionë - FunData/ 1 në 8 njerëz me të cilët jemi shkëmbyer ka qenë i huaj
Kryefjala e këtyre muajve të nxehtë ka qenë pikërisht fluksi i lartë i turistëve të huaj në vendin tonë. Shifrat më të fundit të Institutit të Statistikave e......

Sa u rritën qiratë në Tiranë dhe Bregdet? - Publikohet analiza e Departamentit të Kërkimeve në BSH me 34 mijë listime
Një analizë e Departamentit të Kërkimeve në Bankën e Shqipërisë, i kryer mbi 34 mijë listime për qiradhënie për periudhën janar 2017 - dhjetor 2022, tregon se......

Sigurimi nga aksidentet dhe shëndeti, minimale - 8 Milion Euro në total me rritje vjetore 2%. Por, sigurimet vullnetare, shumë të ulëta
Mëgjithëse kanë shënuar një farë rritje krahasuar me një vit më parë, mbetet shumë i ulët niveli i sigurimeve nga aksidentet e të shëndetit, si dhe ato të......

Kina humbet objektivat e saj të rritjes - Shumëfishohen problemet në ekonominë e vendit
Vitet e fundit, Kina ka luajtur rolin e motorit për ekonominë globale. Por gjatë javëve të fundit, ngadalësimi i ekonomisë së saj ka shqetësuar liderët e huaj......

Gazi amerikan zëvendëson atë rus - Planet e SHBA shpalosen në samitin e G7 në Japoni
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Kevin McCarthy u shpreh se ka në plan të promovojë eksportet e gazit natyror të SHBA në......

200 milionë euro për të “shkatërruar” verën e tepërt - Franca përdor fondet publike për ta kthyer atë në alkool industrial
Qeveria franceze ka njoftuar se do të shpenzojë 200 milionë euro për të shkatërruar prodhimin e tepërt të verës në një përpjekje për të mbështetur prodhuesit......

Falimentimi i bizneseve, nivel rekord në BE - Shënohet përqindja më e lartë që nga viti 2015
Të dhënat e fundit janë një tregues i zymtë i shëndetit ekonomik të Europës dhe sipas tyre falimentimi i bizneseve në BE kanë arritur nivele rekord. Sipas......

Norvegjia zbulon fermën më të madhe të erës në botë në det të hapur - Pritet të reduktojë emetimet e CO2 me 200 mijë ton çdo vit
Equinor i Norvegjisë ka hapur zyrtarisht fermën më të madhe të erës lundruese në botë, pas një projekti pesëvjeçar, kostoja e vlerësuar e të cilit është 7.4......