Këtë verë, popullsia e Shqipërisë arriti 3.6 milionë - FunData/ 1 në 8 njerëz me të cilët jemi shkëmbyer ka qenë i huaj

Kryefjala e këtyre muajve të nxehtë ka qenë pikërisht fluksi i lartë i turistëve të huaj në vendin tonë. Shifrat më të fundit të Institutit të Statistikave e konfirmuan këtë tendencë, duke raportuar një rritje me 26% të turistëve këtë vit për muajin Korrik, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. “Scan Intel” në kuadër të rubrikës `FunData` i ka analizuar shifrat disi më ndryshe. Sa është shtuar popullsia e Shqipërisë në Korrik dhe sa është e ka qenë probabiliteti që rrugëve, sidomos në zonat bregdetare dhe turistike të jemi hasur me të huaj?
Në total gjatë Korrik kanë hyrë në Shqipëri rreth 1.77 milionë të huaj dhe rreth 766 mijë shtetas shqiptarë, që mund të jenë rezident në vendin tonë apo emigrantë, ndërkohë që kanë dalë nga Shqipëria rreth 710 mijë shtetas. Në total, popullsia e Shqipërisë sipas Instat raportohet në 2.76 milionë banorë. Duke supozuar që pushuesit qëndrojnë mesatarisht një javë në vendin tonë, ne kemi përllogaritur se sa mund të ketë qenë përafërsisht popullsia e Shqipërisë në një ditë të Korrikut. Për të arritur në një përfundim të përafërt kemi llogaritur edhe daljet, sërish me supozimin se qëndrojnë rreth një javë jashtë (edhe pse në këtë rast tendenca e viteve të kaluara dhe perceptimi tregojnë se kohëzgjatja e qëndrimit është më e ulët, sidomos duke pasur parasysh flukset e larta të lëvizjeve jashtë kufijve në vendet fqinje). Gjithsesi, nëse popullsisë rezidente i shtojmë hyrjet e Korrikut dhe i heqim daljet, atëherë na rezulton se përafërsisht në Shqipëri në një ditë çfarëdo të Korrikut ka pasur rreth 3.6 milionë banorë, ose rreth 29.4% më shumë se popullsia e zakonshme e vendit pa turistë.
Por, sa është probabiliteti që të kemi hasur në rrugë një të huaj, sipas origjinës së tyre? Një në tetë `banorë` të Shqipërisë në Korrik, ose 12.4% e totalit, sipas këtyre përllogaritjeve rezulton të ketë qenë i huaj. 5.9% e totalit, ose 1 në 17 njerëz që mund të kemi hasur rrugëve të Shqipërisë këtë Korrik me shumë gjasa ka qenë shqiptar i Kosovës, 1 në 120 italian, 1 në 140 malazez, 1 në 150 nga Greqia, e me radhë. Pra, në total 3 në 10 njërëz që mund të kemi hasur rrugëve të Shqipërisë në Korrik nuk kanë qenë vendas, por të huaj ose emigrantë të rikthyer për pushime.
Kjo përllogaritje është bërë mbi të gjithë territorin e Shqipërisë dhe jo vetëm në zonat turistike, pasi nuk ka të dhëna të detajuara për destinacionin e turistëve në vendin tonë dhe gjasat për t`u ndeshur me përqëndrim më të lartë të turistëve në zonat më të nxehta turistike si: Ksamili, Vlora, Golemi apo Shëngjini e Velipoja padiskutim që janë ndjeshëm më të larta.
Nga ana tjetër, shifrat e Gushtit nuk i kemi ende në dispozicion, duke qenë se muaji nuk është mbyllur ende, por gjasat janë që të jetë përsëritur, apo edhe tejkaluar rekordi i Korrikut.
Roel Korkuti / SCAN
Sondazh

Sa u rritën qiratë në Tiranë dhe Bregdet? - Publikohet analiza e Departamentit të Kërkimeve në BSH me 34 mijë listime
Një analizë e Departamentit të Kërkimeve në Bankën e Shqipërisë, i kryer mbi 34 mijë listime për qiradhënie për periudhën janar 2017 - dhjetor 2022, tregon se......

Sigurimi nga aksidentet dhe shëndeti, minimale - 8 Milion Euro në total me rritje vjetore 2%. Por, sigurimet vullnetare, shumë të ulëta
Mëgjithëse kanë shënuar një farë rritje krahasuar me një vit më parë, mbetet shumë i ulët niveli i sigurimeve nga aksidentet e të shëndetit, si dhe ato të......

Kina humbet objektivat e saj të rritjes - Shumëfishohen problemet në ekonominë e vendit
Vitet e fundit, Kina ka luajtur rolin e motorit për ekonominë globale. Por gjatë javëve të fundit, ngadalësimi i ekonomisë së saj ka shqetësuar liderët e huaj......

Gazi amerikan zëvendëson atë rus - Planet e SHBA shpalosen në samitin e G7 në Japoni
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Kevin McCarthy u shpreh se ka në plan të promovojë eksportet e gazit natyror të SHBA në......

200 milionë euro për të “shkatërruar” verën e tepërt - Franca përdor fondet publike për ta kthyer atë në alkool industrial
Qeveria franceze ka njoftuar se do të shpenzojë 200 milionë euro për të shkatërruar prodhimin e tepërt të verës në një përpjekje për të mbështetur prodhuesit......

Falimentimi i bizneseve, nivel rekord në BE - Shënohet përqindja më e lartë që nga viti 2015
Të dhënat e fundit janë një tregues i zymtë i shëndetit ekonomik të Europës dhe sipas tyre falimentimi i bizneseve në BE kanë arritur nivele rekord. Sipas......

Norvegjia zbulon fermën më të madhe të erës në botë në det të hapur - Pritet të reduktojë emetimet e CO2 me 200 mijë ton çdo vit
Equinor i Norvegjisë ka hapur zyrtarisht fermën më të madhe të erës lundruese në botë, pas një projekti pesëvjeçar, kostoja e vlerësuar e të cilit është 7.4......

Putin dhe Erdogan pritet të mbajnë një takim – Në diskutim marrëveshja e grurit të Detit të Zi
Presidenti rus Vladimir Putin pritet të zhvillojë bisedime personalisht me presidentin e Turqisë Rexhep Tajip Erdogan së shpejti, tha Kremlini të premten,......