Kina humbet objektivat e saj të rritjes - Shumëfishohen problemet në ekonominë e vendit

Vitet e fundit, Kina ka luajtur rolin e motorit për ekonominë globale. Por gjatë javëve të fundit, ngadalësimi i ekonomisë së saj ka shqetësuar liderët e huaj dhe investitorët, të cilët nuk mund të vënë më bast se Kina do të bëhet një kundërpeshë ndaj problemeve të vendeve të tjera. Në fakt, për herë të parë në dekada, problemi është ekonomia e dytë më e madhe në botë. Javën e kaluar juani ra në nivelin më të ulët 16-vjeçar, duke e detyruar Bankën e Kinës të vazhdojë me ndërhyrjen më të madhe që ka bërë ndonjëherë, për të mbështetur monedhën. Çështja është se pas rritjes së aktivitetit ekonomik falë heqjes së masave kufizuese të koronavirusit, rritja tani po ngadalësohet. Çmimet e konsumit po bien, kriza e pasurive të paluajtshme po thellohet dhe eksportet janë të dobëta. Papunësia e të rinjve është rritur aq shumë sa qeveria nuk ka nxjerrë më shifra.
Gjërat u përkeqësuan kur një kompani e madhe ndërtimi dhe një kompani e njohur investimesh dështuan ndaj investitorëve të tyre javët e fundit, duke rindezur frikën se përkeqësimi i vazhdueshëm i kushteve të tregut të banesave kërcënon stabilitetin financiar. Mungesa e masave vendimtare për të stimuluar kërkesën e brendshme dhe frika e përhapjes po çojnë në një ‘breshëri’ uljesh të vlerësimit, pasi shumë shtëpi investimi po rishikojnë parashikimet e tyre për rritjen e ekonomisë kineze edhe nën 5%. Kjo do të thotë se Kina rrezikon të humbasë objektivin zyrtar për rritje prej rreth 5.5%. Ky është një ndryshim i plotë i panoramës nga viti 2008, kur në mes të krizës financiare globale, Kina zbatoi paketën më të madhe të masave mbështetëse në botë. Si rezultat, ajo ishte gjithashtu ekonomia e parë e madhe që doli nga situata. Gjithashtu, në fazat e hershme të pandemisë, Kina ishte e vetmja ekonomi e madhe e zhvilluar për të shmangur recesionin.
Ekonomia e Kinës është duke luftuar që nga prilli, kur momenti i rritjes filloi të ngadalësohej. Por shqetësimet u intensifikuan këtë muaj pasi ‘Country Garden’, dikur prodhuesi më i shitur në vend dhe ‘Zhongrong’ Trust dështoi. Zhvillimet në ‘Country Garden’ zgjuan kujtime nga viti 2021, kur falimentimi i ‘Evergrande’ shënoi fillimin e një krize të pasurive të paluajtshme. Së fundi, dhe pse Pekini po zbaton masa që synojnë mbështetjen e tregut të pasurive të paluajtshme, ka ende shqetësime se humbjet prej tij do të evoluojnë në një krizë më të gjerë në mekanizmin financiar.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Gazi amerikan zëvendëson atë rus - Planet e SHBA shpalosen në samitin e G7 në Japoni
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Kevin McCarthy u shpreh se ka në plan të promovojë eksportet e gazit natyror të SHBA në......

200 milionë euro për të “shkatërruar” verën e tepërt - Franca përdor fondet publike për ta kthyer atë në alkool industrial
Qeveria franceze ka njoftuar se do të shpenzojë 200 milionë euro për të shkatërruar prodhimin e tepërt të verës në një përpjekje për të mbështetur prodhuesit......

Falimentimi i bizneseve, nivel rekord në BE - Shënohet përqindja më e lartë që nga viti 2015
Të dhënat e fundit janë një tregues i zymtë i shëndetit ekonomik të Europës dhe sipas tyre falimentimi i bizneseve në BE kanë arritur nivele rekord. Sipas......

Norvegjia zbulon fermën më të madhe të erës në botë në det të hapur - Pritet të reduktojë emetimet e CO2 me 200 mijë ton çdo vit
Equinor i Norvegjisë ka hapur zyrtarisht fermën më të madhe të erës lundruese në botë, pas një projekti pesëvjeçar, kostoja e vlerësuar e të cilit është 7.4......

Putin dhe Erdogan pritet të mbajnë një takim – Në diskutim marrëveshja e grurit të Detit të Zi
Presidenti rus Vladimir Putin pritet të zhvillojë bisedime personalisht me presidentin e Turqisë Rexhep Tajip Erdogan së shpejti, tha Kremlini të premten,......

De-dollarizimi: Ja çfarë thanë 5 liderë botërorë në mes të samitit të BRICS
Një grup i ekonomive të mëdha në zhvillim përfundoi një samit në Afrikën e Jugut të enjten e kaluar duke mirëpritur gjashtë anëtarë të rinj, por pa një monedhë......

Kursi i këmbimit – Monedhat kryesore nisin javën me rritje të vlerës
Dollari amerikan ka regjistruar edhe sot një rritje te lehtë të kuotës duke u blerë me 99.4 lekë dhe duke u shitur me 102 lekë. Monedha europiane pas një......

Ajo që amerikanët duan më shumë se sheqeri: mjalti
SHBA importon më shumë sheqer se çdo vend në botë, por rritja e kërkesës për mjaltë është më e madhe. Vendi ka shpenzuar 6.48 miliardë dollarë për sheqer në......