Sa u rritën qiratë në Tiranë dhe Bregdet? - Publikohet analiza e Departamentit të Kërkimeve në BSH me 34 mijë listime

Një analizë e Departamentit të Kërkimeve në Bankën e Shqipërisë, i kryer mbi 34 mijë listime për qiradhënie për periudhën janar 2017 - dhjetor 2022, tregon se çfarë ka ndodhur veçanërisht në kryeqytet dhe bregdet me tregun e qirave. Sipas sondazhit, për vitin 2022, niveli mesatar i çmimeve për metër katror të qirasë mujore në Tiranë ishte 653 lekë, në bregdet ishte 435 lekë, ndërsa në zonat qendrore ishte 416 lekë. Krahasuar me vitin 2021, rritja vjetore e çmimeve të qirave rezultoi: për Tiranën 13.4%, për bregdetin 24.1%, ndërsa për zonat qendrore 17.3%.
Pas tërmeteve të vitit 2019, çmimet e qirave në kryeqytet mbeten relativisht të pandikuara; pasojat ekonomike nga tërmetet duket se nuk e cënuan trendin e tyre. Pothuaj e njëjta gjë konstatohet edhe në periudhën e izolimit ekonomik për shkak të COVID-19, në tremujorin e dytë 2020; vërehet një ulje e lehtë e trendit të çmimeve por jo ndonjë ndryshim ekstrem.
Qiratë në Tiranë, prej vitit 2017, shfaqin një trend gradual rritës deri në vitin 2020. Gjatë këtij viti shfaqet njëfarë qendrueshmërie dhe me fillimin e vitit 2021 e në vijim, ai përshpejtohet dukshëm.
Gjatë dy viteve të fundit vërehet një tendencë rritëse e qirave në linjë me rritjen e çmimeve të apartamenteve, përkatësisht me 13.4% në vit në Tiranë, 24.1% në vit në zonat bregdetare, dhe 17.3% në vit në zonat qendrore të vendit.
Gjatë dy viteve të fundit të periudhës kohore të shqyrtuar, qiratë e kryeqytetit janë rritur mesatarisht me 1.02% në muaj. Seria për zonat bregdetare fillon me nivelin më të ulët të qirave në vend, dhe deri në vitin 2020 vijon me një luhatje që kulmon në mesin e vitit 2018, dhe në fundin e 2019-ës (pikërisht kur ekonomia vendase goditet nga fatkeqësitë natyrore) bie sërish në nivelin e fillimit të serisë. Si në rastin e kryeqytetit, gjatë dy viteve të fundit trendi i qirave në bregdet përshpejtohet dukshëm, veçanërisht gjatë vitit 2022. Gjatë kësaj periudhe, qiratë në bregdet janë rritur mesatarisht me 1.8% në muaj.
Qiratë në zonat qendrore të vendit vërehen të jenë relativisht stacionare, me një trend të lehtë rënës deri në fundin e vitit 2019. Ato ulen dukshëm nën nivelin e trendit gjatë izolimit ekonomik për shkak të COVID-19, çka tregon se tregu i qirave pësoi goditje në të gjithë vendin, me përjashtim të kryeqytetit. Hapja e ekonomisë pas periudhës së izolimit shënon fillimin e përshpejtimit të trendit të qirave për këtë ndarje gjeografike, e cila gjatë dy viteve të fundit paraqet një rritje mesatare mujore prej 1.3%.
Tregu i qirave të kryeqytetit shfaq një reagim të dukshëm kundrejt presioneve inflacioniste që përfshinë Europën dhe vendin tonë duke filluar nga tremujori i dytë 2022, pasi ka një thyerje të qartë të vijueshmërisë rritëse të trendit dhe luhatje të shpeshta të tij gjatë këtij segmenti kohor, konkludon vrojtimi i bankës së Shqipërisë.
Lorenc Rabeta / SCAN
Sondazh

Sigurimi nga aksidentet dhe shëndeti, minimale - 8 Milion Euro në total me rritje vjetore 2%. Por, sigurimet vullnetare, shumë të ulëta
Mëgjithëse kanë shënuar një farë rritje krahasuar me një vit më parë, mbetet shumë i ulët niveli i sigurimeve nga aksidentet e të shëndetit, si dhe ato të......

Kina humbet objektivat e saj të rritjes - Shumëfishohen problemet në ekonominë e vendit
Vitet e fundit, Kina ka luajtur rolin e motorit për ekonominë globale. Por gjatë javëve të fundit, ngadalësimi i ekonomisë së saj ka shqetësuar liderët e huaj......

Gazi amerikan zëvendëson atë rus - Planet e SHBA shpalosen në samitin e G7 në Japoni
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Kevin McCarthy u shpreh se ka në plan të promovojë eksportet e gazit natyror të SHBA në......

200 milionë euro për të “shkatërruar” verën e tepërt - Franca përdor fondet publike për ta kthyer atë në alkool industrial
Qeveria franceze ka njoftuar se do të shpenzojë 200 milionë euro për të shkatërruar prodhimin e tepërt të verës në një përpjekje për të mbështetur prodhuesit......

Falimentimi i bizneseve, nivel rekord në BE - Shënohet përqindja më e lartë që nga viti 2015
Të dhënat e fundit janë një tregues i zymtë i shëndetit ekonomik të Europës dhe sipas tyre falimentimi i bizneseve në BE kanë arritur nivele rekord. Sipas......

Norvegjia zbulon fermën më të madhe të erës në botë në det të hapur - Pritet të reduktojë emetimet e CO2 me 200 mijë ton çdo vit
Equinor i Norvegjisë ka hapur zyrtarisht fermën më të madhe të erës lundruese në botë, pas një projekti pesëvjeçar, kostoja e vlerësuar e të cilit është 7.4......

Putin dhe Erdogan pritet të mbajnë një takim – Në diskutim marrëveshja e grurit të Detit të Zi
Presidenti rus Vladimir Putin pritet të zhvillojë bisedime personalisht me presidentin e Turqisë Rexhep Tajip Erdogan së shpejti, tha Kremlini të premten,......

De-dollarizimi: Ja çfarë thanë 5 liderë botërorë në mes të samitit të BRICS
Një grup i ekonomive të mëdha në zhvillim përfundoi një samit në Afrikën e Jugut të enjten e kaluar duke mirëpritur gjashtë anëtarë të rinj, por pa një monedhë......