“Operatorët celularë zvogëluan njësitë e paketave” - Raporti i AKEP: Më shumë shpenzime për shërbimet e internetit gjatë vitit të shkuar

Shqipëria synon që të arrijë shërbim universal në sektorin e komunikimeve elektronike, kjo nënkupton që pavarësisht se ku dhe kur, qytetarët mund të përdorin shërbimet bazë të rrjeteve të komunikimeve elektronike publike për kryerjen dhe marrjen e thirrjeve telefonike dhe të kenë akses në internet të shpejtë e me çmim të përballueshëm.
Në fund të vitit 2023, mbulimi me rrjet celular GSM/3G rezultoi në pothuajse 99% të popullsisë dhe 96% të territorit. Ndërkohë ka pasur rritje të ndjeshme dhe të mbulimit me rrjetet 4G që mundëson akses broadband në internet nga rrjetet celulare. Raportimet e operatorëve tregojnë se mbulimi me rrjet 4G arriti 100% të popullsisë dhe 97% të territorit.
Sipas Bashkimit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit, qytetarët shqiptarë kanë rritur shpenzimet e tyre për shërbimet e rrjetit fiks dhe celular. Treguesit e nivelit të shpenzimeve në raport me të ardhurat për frymë për këto shërbime rezultojnë me rritje në vitin 2023 në krahasim me vitin 2022, ndërsa shpenzimet për disa shërbime të rrjetit fiks dhe celular rezultojnë në nivel më të lartë se mesatarja botërore për vitin 2023.
Në raportin vjetor të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare thuhet se dy operatorët celularë, Vodafone dhe One Telecommunications, kanë bërë ndryshime në tarifa ose sasitë e njësive minuta, SMS apo GB gjatë vitit 2023. Këto ndryshime kanë rezultuar në zvogëlimin e njësive ose sasive në minuta, SMS apo MB të përfshira në paketat me parapagim 30 ditore me çmim 600 lek të prezantuar në periudhën e pandemisë Covid-19 në vitin 2021 nga operatorët celularë.
Në fund të vitit 2023, numri i përdoruesve aktivë të telefonisë celulare ishte 2,614,764, ndërsa numri i përdoruesve aktivë të aksesit broadband celular ishte 2,082,525, që përbëjnë respektivisht 95% dhe 75% të popullsisë së Shqipërisë. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, bazuar në rezultatet e Anketës së Përdorimit të Teknologjisë së Informacionit për familjet në vitin 2023, rreth 83.1 % e popullsisë përdorin internetin, nga të cilët 96.26 % e përdorin çdo ditë.
Ledina Elezi/SCAN
Sondazh

Shqipëria i rikthehet prodhimit të armëve - Pr/ligji, gati krijimi i shoqërisë shtetërore “KAYO sh.a.”
“Shqipëria është nga vendet e pakta në rajon që e ka të fjetur industrinë ushtarake. Ka nevojë për investime, investitorë, ndërmarrjet shtetërore i kemi në......

Amnistia 3%, përfitimet për qytetarët dhe bizneset - Ekspertët: Reduktohet detyrimi tatimor, nxiten shitjet, luftohet informaliteti
Qeveria pritet që të rikthejë amnistinë për shtëpitë dhe pronat. Përmes një projektligji të depozituar në Kuvend nga deputetja e Partisë Socialiste Blerina......

Akciza rrit “fuqinë” në buxhetin e shtetit - 2024-ra shënon të ardhura rekord në 5 vitet e fundit
Të ardhurat që buxheti i shtetit mbledh nga produktet e akcizës janë rritur nga viti në vit. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave, tregojnë se......

Planet e menaxhimit të zonave të mbrojtura - AKZM hap tenderët për Malin e Tomorrit dhe Liqenin e Shkodrës
Me një fond limit prej 25 mln lekë, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura ka hapur 2 tenderë për hartimin e Planit të Integruar të Menaxhimit të Parkut......

Nga inxhinierët, te ekonomistët. Tregu kërkon punonjës - AKPA për një muaj liston 1544 kërkesa pune. Cilat kategori dominojnë?
Mungesa e fuqisë punëtore tashmë po e shenjëstron edhe Shqipërinë. Por jo vetëm forca e krahut, vendet vakante të punës po shpallen edhe për “trurin”. Referuar......

Raporti gjinor, sa femra ka për 100 meshkuj? - Në Shqipëri mbizotëron gjinia femërore. Malta ka mungesa
Në vitin 2023, në Bashkimin Europian kishte 229 milionë femra dhe 219 milionë meshkuj. Kjo korrespondon me një raport prej 104.6 femra për 100 meshkuj, që do......

Shqipëria forcon tregtinë e jashtme me rajonin - Eksportet u rritën me të gjitha vendet, përveç Malit të Zi dhe Kosovës
Të dhënat e tregtisë së jashtme për muajin prill të këtij viti tregojnë një rritje të importeve dhe eksporteve si në vlerë, ashtu edhe në peshë. Referuar......

Pastrimi i parave, ulen rastet e dyshimta - Raporti i AIF: Bankat dhe noterët, subjektet që raportojnë më tepër
Në vitin 2023 u shënua një ulje e raportimeve për aktivitete të dyshimta që lidhen me pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit. Sipas raportit vjetor të......