Shqipëria Postuar më 20 Maj 2024, 13:39

Akciza rrit “fuqinë” në buxhetin e shtetit - 2024-ra shënon të ardhura rekord në 5 vitet e fundit

Nga SCAN TV
Akciza rrit “fuqinë” në buxhetin e shtetit - 2024-ra

Të ardhurat që buxheti i shtetit mbledh nga produktet e akcizës janë rritur nga viti në vit. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave,  tregojnë se përgjatë periudhës Janar-Prill 2024 të ardhurat nga akciza janë realizuar në masën 17.7 miliardë lekë, 1.7 miliardë lekë ose 10.4% më shumë se një vit më parë.

Por nëse do të bëjmë një analizë ndër vite për të njëjtën periudhë, vihet re së të hyrat në buxhet  nga ky zë janë rritur në mënyrë progresive në 5 vitet e fundit, ku në 2020 regjistroheshin në 12.6 miliard lekë , duke arritur në shifrën rekord të 17.7 miliardë lekëve gjatë 4 mujorit të parë të këtij viti.

Rritja e të ardhurave nga akciza ka ndodhur për shkak të disa arsyeve. Së pari  është rritur djeshëm ndër vite importi i produkteve të akcizës si karburanti, kafeja, birra dhe duhani, për shkak edhe të zhvillimeve pozitive të sezonit të turizmit, ku vitin e kaluar u arrit një bum vizitorësh në afro 10 milionë, çka ka sjellë dhe rritjen e konsumit të këtyre produkteve. Duke shtuar këtu edhe prodhimin vendas të verës, birrës dhe pijeve alkoolike.

Nga ana tjetër, në janar të 2023-shit, qeveria vendosi të unifikojë akcizën në nivelin prej 710 lekë/Hl për prodhuesit e birrës dhe pijeve alkoolike vendase dhe të huaja. Prodhimi i vendit para ndryshimeve fiskale ka qenë i tarifuar me 360 lekë/HL për prodhuesit nën 200,000 Hl, ndërsa për prodhimin mbi këtë nivel akciza ishte 710 lekë.

Duke qenë se shumica e fabrikave nuk e arrijnë pragun në 200 mijë HL, ka bërë që e gjithë kjo kategori të paguajë thuajse dyfishin e vlerës për më shumë se një vit, çka është reflektuar në të ardhura. Vendimmarrje e cila është paditur nga grupet e interesit dhe aktualisht është marrë në shqyrtim nga Gjykata Kushtetuese, ku dhe është zhvilluar seanca e parë.

Nga ana tjetër për produktet e duhanit, për periudhën 2022-2026 aplikohet rritje çdo vit, sipas një skedulimi të caktuar, të parashikuar në ligjin e akcizave. Të gjitha këto faktorë kanë bërë që akciza të zërë gjithnjë e më shumë peshë në të ardhurat buxhetore.

Elisabeta Dosku/ SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat