Shqipëria forcon tregtinë e jashtme me rajonin - Eksportet u rritën me të gjitha vendet, përveç Malit të Zi dhe Kosovës

Të dhënat e tregtisë së jashtme për muajin prill të këtij viti tregojnë një rritje të importeve dhe eksporteve si në vlerë, ashtu edhe në peshë. Referuar analizës së shifrave nga INSTAT, vëmë re se gjatë këtij muaji eskportet u rritën me 1.8%, ndërsa importet u rritën me 0.6%. E njëjta tendencë është ndjekur edhe nëse i analizojmë shifrat në volum.
“Scan Intel” ka analizuar të dhënat për të kuptuar se si ka vijuar marrëdhënia e tregtimit mes Shqipërisë dhe vendeve të rajonit. Sipas shifrave, Shqipëria ka rritur eksportet në vlerë me tre vende të rajonit përveç Malit të Zi dhe Kosovës. Me Malin e Zi vendi ynë shkëmbeu 102 milionë lekë më pak mallra ose 10.1% më pak, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërkohë, me Serbinë eksportet në vlerë ranë me 1.4%.
Nga ana tjetër, me vendet e tjera të rajonit marrëdhëniet tregtare duket se janë forcuar. Konkretisht, vendi ynë ka rritur eksportet në vlerë me 5.1% në Kosovë, 4.9% në Bosnje Hercegovinë, dhe 91.4% në Maqedoninë e Veriut.
Sa i përket importeve në vlerë, Shqipëria ka forcuar marrëdhëniet me Bosnje Hercegovinën dhe Kosovën nga të cilët morëm përkatësisht 34.2% dhe 25.3% më shumë mallra se në prillin e vitit të kaluar. Ndërsa vlera e importeve është ulur ndjeshëm me Malin e Zi, nga i cili importuam 98.9 milionë lekë mallra më pak.
Krahas ndryshimit në vlerë të treguesve të tregtisë së jashtme në analizë është marrë edhe pesha e mallrave të eksportuar në vendet e rajonit. Të dhënat tregojnë se si importet edhe eksportet në peshë janë rritur me të gjithë partnerët rajonalë. Konkretisht, vendi ynë rriti volumin e mallrave të eksportuara në Malin i Zi me 13.1%, Bosnje Hercegovinë me 11.7%dhe Kosovë me 28.7%.
Nga ana tjetër, rritja më e lartë e volumit të mallrave të eksportuara në rajon u shënua në Serbi me 58.4% dhe Maqedoninë e Veriut me 59.9%. Në fund të analizës konkludojmë se bilanci tregtar paraqitet pozitiv me të gjitha vendet e rajonit përveç Serbisë. Sufiçiti tregtar me këtë të fundit përllogaritet në 606 milionë lekë.
Armela Duka/SCAN
Sondazh
Sa ju bindin programet ekonomike të partive për zgjedhjet e 11 majit 2025?
-
Janë të detajuara dhe të realizueshme
-
Kanë ide të mira, por mungojnë detajet e zbatimit
-
Janë premtime të parealizueshme

Pastrimi i parave, ulen rastet e dyshimta - Raporti i AIF: Bankat dhe noterët, subjektet që raportojnë më tepër
Në vitin 2023 u shënua një ulje e raportimeve për aktivitete të dyshimta që lidhen me pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit. Sipas raportit vjetor të......

Ndërtimi i korridorit adriatiko-jonian - Nga projektimi, te ndërtimi. Fazat ku ndodhen segmentet në territorin shqiptar
Korridori Adriatiko-Jonian është konsideruar si një nga prioritetet e qeverisë shqiptare, teksa ndërtimi i segmenteve të tij është në faza të ndryshme, ku disa......

1.4 trilionë dollarë investime nga miliarderët japonezë - Bankat dhe brokerat në Japoni po i drejtohen menaxhimit të pasurisë
Ultra të pasurit japonezë do të investojnë 1.4 trilionë dollarë më shumë deri në 2030, duke kontribuar kështu me 30% në rritjen e vlerës së aktiviteteve. Sipas......

Marrëveshjet kufitare të Britanisë së Madhe pas Brexit do të kushtojnë 6 miliardë dollarë!
Qeveria britanike vlerëson se do të shpenzojë të paktën 4.7 miliardë paund (6 miliardë dollarë) për zbatimin e marrëveshjeve kufitare pas Brexit, pas vonesave......

Shqetësimet për rritjen e borxhit global - Ish-shefi i BQE-së, Trichet, paralajmëron se sistemi financiar është i brishtë
Sistemi financiar botëror është sot më i brishtë se në kohën e falimentimit të Lehman Brothers, paralajmëron Jean-Claude Trichet, presidenti i parë i Bankës......

20 herë më e shpejtë se 5G? Japonia zbulon pajisjen e parë 6G në botë!
Teknologjia ka përparuar ndjeshëm ndërsa lidhja e internetit është përmirësuar në mbarë botën. Ai mundëson që pajisjet dhe aplikacionet tona të bëhen më......

Jeff Bezos rifillon turizmin hapësinor të ndërprerë në vitin 2022!
Kompania hapësinore e Jeff Bezos, Blue Origin nisi të dielën një ekuipazh prej gjashtë personash në hapësirë, duke rifilluar biznesin e saj qendror të turizmit......

Polonia investon 2.2 miliardë euro për përforcimin e kufirit me Rusinë dhe Bjellorusinë!
Polonia po investon rreth 2.2 miliardë euro për të rritur sigurinë dhe parandalimin përgjatë kufirit të saj me Rusinë dhe Bjellorusinë, njoftoi të shtunën......