Amnistia 3%, përfitimet për qytetarët dhe bizneset - Ekspertët: Reduktohet detyrimi tatimor, nxiten shitjet, luftohet informaliteti

Qeveria pritet që të rikthejë amnistinë për shtëpitë dhe pronat. Përmes një projektligji të depozituar në Kuvend nga deputetja e Partisë Socialiste Blerina Gjylameti propozohet, që të nis një tjetër fazë rivlerësimi për pasuritë e paluajtshme përkundrejt një detyrimi tatimor 3 për qind nga 15 për qind që është aktualisht.
Nga nisma do të përfitojnë edhe objektet, që janë me kontratë shitjeje. Nga studio e emisionit “Box to Box” ekspertët rendisin përfitimet për qytetarët dhe bizneset. Armelida Shtiza, eksperte e tregut të pasurive të paluajtshme thotë se përmes kësaj nisme do të shmanget informaliteti, në të njejtën kohë do të nxiten edhe transaksionet.
Në korrik të vitit që shkoi, u miratuan edhe çmimet e reja të referencës për kryeqytetin duke njohur një rritje që shkoi deri në 76 për qind për zona të caktuara.
Përditësimi i vlerës së banesës apo i trojeve apo rivlerësimi me 3 për qind konsiderohet një mundësi e mirë për qytetarët pasi në momentin e shitjes, tarifa që duhet të paguajnë në shtet është disa herë më e ulët. Gladiola Kuka, kontabiliste përmes një shembulli tregon edhe përfitimin direkt që do të kenë qytetarët nga ky proces.
Ndër vite janë miratuar 4 amnisti, përkatësisht në 2011, 2013, 2016 dhe 2020. Në projektligjin e depozituar në Kuvend, risi veç faktit që nga rivlerësimi do të kenë mundësi të përfitojnë edhe qytetarët që kanë një pasuri që është në proces legalizimi, është edhe unifikimi i normës tatimore.
Kjo do të thotë që, nëse nisma miratohet, detyrimi tatimor 3 për qind do të jetë i njejtë si për qytetarët ashtu edhe për bizneset. Por të fituar nuk janë vetëm ata, por edhe buxheti i shtetit. Në sajë të procesit të rivlerësimit, që u aplikua dy vite më parë u arkëtuan mbi 12 miliardë lekë ose rreth 110 milionë dollarë.
Ada Hazizolli/SCAN
Sondazh

Akciza rrit “fuqinë” në buxhetin e shtetit - 2024-ra shënon të ardhura rekord në 5 vitet e fundit
Të ardhurat që buxheti i shtetit mbledh nga produktet e akcizës janë rritur nga viti në vit. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave, tregojnë se......

Planet e menaxhimit të zonave të mbrojtura - AKZM hap tenderët për Malin e Tomorrit dhe Liqenin e Shkodrës
Me një fond limit prej 25 mln lekë, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura ka hapur 2 tenderë për hartimin e Planit të Integruar të Menaxhimit të Parkut......

Nga inxhinierët, te ekonomistët. Tregu kërkon punonjës - AKPA për një muaj liston 1544 kërkesa pune. Cilat kategori dominojnë?
Mungesa e fuqisë punëtore tashmë po e shenjëstron edhe Shqipërinë. Por jo vetëm forca e krahut, vendet vakante të punës po shpallen edhe për “trurin”. Referuar......

Raporti gjinor, sa femra ka për 100 meshkuj? - Në Shqipëri mbizotëron gjinia femërore. Malta ka mungesa
Në vitin 2023, në Bashkimin Europian kishte 229 milionë femra dhe 219 milionë meshkuj. Kjo korrespondon me një raport prej 104.6 femra për 100 meshkuj, që do......

Shqipëria forcon tregtinë e jashtme me rajonin - Eksportet u rritën me të gjitha vendet, përveç Malit të Zi dhe Kosovës
Të dhënat e tregtisë së jashtme për muajin prill të këtij viti tregojnë një rritje të importeve dhe eksporteve si në vlerë, ashtu edhe në peshë. Referuar......

Pastrimi i parave, ulen rastet e dyshimta - Raporti i AIF: Bankat dhe noterët, subjektet që raportojnë më tepër
Në vitin 2023 u shënua një ulje e raportimeve për aktivitete të dyshimta që lidhen me pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit. Sipas raportit vjetor të......

Ndërtimi i korridorit adriatiko-jonian - Nga projektimi, te ndërtimi. Fazat ku ndodhen segmentet në territorin shqiptar
Korridori Adriatiko-Jonian është konsideruar si një nga prioritetet e qeverisë shqiptare, teksa ndërtimi i segmenteve të tij është në faza të ndryshme, ku disa......

1.4 trilionë dollarë investime nga miliarderët japonezë - Bankat dhe brokerat në Japoni po i drejtohen menaxhimit të pasurisë
Ultra të pasurit japonezë do të investojnë 1.4 trilionë dollarë më shumë deri në 2030, duke kontribuar kështu me 30% në rritjen e vlerës së aktiviteteve. Sipas......