Nikola Gruevski: Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut dënohet për herë të katërt me burgim
Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut është dënuar për herë të katërt që nga viti 2018 dhe është dënuar me nëntë vjet burg për shpërdorim detyre.
Nikola Gruevski u shpall fajtor për urdhërimin e rrënimit të një kompleksi banesor dhe afarist shumë milionë euro në Shkup në vitin 2011.
Prokurorët e etiketuan incidentin një akt hakmarrjeje politike dhe thanë se kompleksi i përkiste kreut të një partie të vogël që sapo ishte larguar nga qeveria e Gruevskit.
Tre të pandehur të tjerë gjithashtu u burgosën në këtë rast, duke përfshirë ish-ministrin e transportit të Maqedonisë së Veriut, ish-kryebashkiakun e Shkupit dhe një zyrtar komunal.
Tre të dyshuarit u shpallën fajtorë për deklarimin e rremë të ndërtimit të paligjshëm dhe lehtësimin e prishjes së tij me eksploziv.
Ata kishin argumentuar se prishja ishte e justifikuar sepse kompleksi nuk ishte ndërtuar siç duhet.
Gjykata në Maqedoninë e Veriut urdhëroi që të tre të paguajnë bashkërisht 11 milionë euro dëmshpërblim, përveç dënimeve me burg.
Ish-kryeministri 51-vjeçar prej më shumë se tre vitesh jeton në Hungari.
Ai u largua nga Maqedonia e Veriut në nëntor 2018 pasi u dënua me dy vjet burg për përdorimin e një Mercedesi prej 600,000 eurosh të blerë me para publike për përdorim personal.
Dy vjet më vonë, ai u dënua gjithashtu në mungesë për nxitje të dhunës dhe iu dha një dënim shtesë prej 18 muajsh.
Në prill, një gjykatë dënoi gjithashtu Gruevskin me shtatë vjet burg për përvetësim prej 1.3 milionë eurosh në donacione partiake.
Akuzat lidhen të gjitha me një skandal përgjimi të vitit 2015, kur doli se bisedat telefonike të më shumë se 20,000 njerëzve përfshirë politikanë, gjyqtarë, policë, gazetarë dhe diplomatë të huaj që ishin regjistruar në mënyrë të paligjshme.
Skandali shkaktoi zgjedhje të parakohshme në vitin 2016, në të cilat partia VMRO-DPMNE e Gruevskit humbi nga lideri socialdemokrat Zoran Zaev.
Maqedonia e Veriut i ka kërkuar pa sukses kryeministrit të Hungarisë Viktor Orban, një aleat i Gruevskit, që të ekstradojë ish-udhëheqësin nacionalist.
SCAN
Sondazh

Miliarderi dhe biznesmeni i Arabisë Saudite do të shesë 16.87% të Kingdom Holding – Aksionet kapin vlerën e 1.5 miliardë dollarëve
Miliarderi saudit Princi Alwaleed bin Talal ka nënshkruar një marrëveshje me fondin e fuqishëm të pasurisë sovrane të Arabisë Saudite për t'i shitur fondit......

Bilanci i 2020-ës, PBB ra me 3.48%/ Qarqet Elbasan dhe Berat të vetmet me kontribut pozitiv në rritjen ekonomike!
Gjatë vitit 2020 Produkti i Brendshëm Bruto me çmime korrente, në Shqipëri, është vlerësuar në 1,64 trilionë lekë duke shënuar rënie në terma realë me 3.48%,......

Google falimenton në Rusi - Moska ka bllokuar llogarinë prej disa kohësh!
Google dorëzohet në Rusi. Dega e kompanisë amerikane në Rusi ka ndërmend të shpallë falimentimin, pasi autoritetet ruse kanë sekuestruar llogarinë e saj......

Gjermania dhe Italia paguajnë në rubla! - Berlini dhe Roma i binden Moskës pas bisedemeve me Brukselin
Gjermania dhe Italia iu thanë kompanive se mund të hapin llogari bankare në rubla për të vazhduar blerjen e gazit rus pa shkelur sanksionet kundër Moskës, pas......

Rusia ndërpret gazin për Finlandën - Vendimi, pas refuzimit të Helsinkit për të paguar në rubla
Gjigandi i gazit rus Gazprom ka ndërprerë eksportimin e gazit për Finlandën në kuadër të përshkallëzimit të tensioneve për sa i përket refuzimit të vendeve......

Lija e majmunit në Europë - Konfirmohen më shumë se 100 raste në kontinentin e vjetër. OBSH takim urgjent
Organizata Botërore e Shëndetësisë mbajti një takim urgjent për të diskutuar rreth shpërthimit të fundit të lisë së majmunëve, një infeksion viral më i......

Regjistrimet në çerdhet dhe kopshtet publike - Tiranë/ Afatet e aplikimit dhe kriteret që duhen plotësuar
Bashkia e Tiranës ka njoftuar nisjen e aplikimeve për regjistrimin e fëmijëve në çerdhet dhe kopshtet publike të kryeqytetit. Kështu, referuar njoftimit, në......

Fermerët, mundësi zhvillimi falas - Sulaj: Qendra ABA, në fokus bizneset familjare në sektorin bujqësor
Mijëra fermerëve në të gjithë vendin u është dhënë mundësia për të marrë shërbime jo financiare të cilat i kanë ndihmuar në zhvillimin e bizneseve të tyre në......