Shqipëria Postuar më 21 Maj 2022, 10:06

Fermerët, mundësi zhvillimi falas - Sulaj: Qendra ABA, në fokus bizneset familjare në sektorin bujqësor

Nga SCAN TV

Mijëra fermerëve në të gjithë vendin u është dhënë mundësia për të marrë shërbime jo financiare të cilat  i kanë ndihmuar në zhvillimin e bizneseve të tyre në fushën e bujqësisë dhe kanë ndikuar në ecurinë pozitive të sektorit në tërësi.

Kjo mundësi jepet përmes qendrës ABA, krijuar në kuadër të projektit 4-vjecar për “Përfshirjen financiare të ekonomive dhe fermave familjare në zonat rurale”,  midis qeverisë shqiptare, Fed Invest dhe Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar, e cila shërben si një qendër e agro-informacionit, ekspertizës, edukimit, ndërgjegjësimit dhe shpërndarjes së praktikave më të mira për fermerët shqiptarë për zhvillimin e biznesit të tyre dhe ndërtimin e kapaciteteve financiare.

Nga ana tjetër, është rritur edhe aksesi i fermerëve në shërbime financiare.

Afro 42% e sipërfaqes totale të tokës përdoret për bujqësi , ndërsa ky sektor zë 20% të PBB-së së Shqipërisë dhe punëson pak më pak se 50% të fuqisë punëtore gjithsej. Po ashtu,  86% e fermave të Shqipërisë janë ferma të vogla me madhësi më pak se 2 ha.

Elisabeta Dosku / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat