Bota Postuar më 21 Maj 2022, 10:16

Lija e majmunit në Europë - Konfirmohen më shumë se 100 raste në kontinentin e vjetër. OBSH takim urgjent

Nga SCAN TV

Organizata Botërore e Shëndetësisë mbajti një takim urgjent për të diskutuar rreth shpërthimit të fundit të lisë së majmunëve, një infeksion viral më i zakonshëm në Afrikën perëndimore dhe qendrore, pasi mbi 100 raste u konfirmuan ose dyshohen si të tilla, në Europë.

Në atë që Gjermania e përshkroi si shpërthimi më i madh i një infeksioni viral në Europë të regjistruar ndonjëherë, raste janë raportuar në të paktën nëntë vende - Belgjikë, Francë, Gjermani, Itali, Holandë, Portugali, Spanjë, Suedi dhe Mbretërinë e Bashkuar - si dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Australi.

Spanja raportoi 24 raste të reja të premten, kryesisht në rajonin e Madridit ku qeveria rajonale mbylli një sauna pasi nga aty rezultonin dhe pjesa më e madhe e të infektuarve. Një spital në Izrael po trajton një burrë rreth të 30-ave, i cili shfaqi simptoma që përputhen me sëmundjen pas një udhëtimi në Europën Perëndimore. E identifikuar fillimisht te majmunët, sëmundja zakonisht përhapet përmes kontaktit të ngushtë dhe rrallë është përhapur jashtë Afrikës, kështu që këto raste kanë shkaktuar shqetësim.

Megjithatë, shkencëtarët nuk presin që shpërthimi të evoluojë në një pandemi si COVID-19, duke qenë se virusi nuk përhapet aq lehtë sa SARS-COVID-2. Lija e majmunëve është zakonisht një sëmundje e lehtë virale, e karakterizuar nga simptoma si ethe, dhe një skuqje të veçantë me gunga.

Por nga ky takim nuk pritet të vendoset nëse kjo situatë do të shpallet si një emergjencë për shëndetin publik dhe si pasojë të ngrihet një shqetësim ndërkombëtar si në rastin e pandemisë së Covid 19. Një zyrtar i lartë i administratës amerikane u shpreh se këtë herë rreziku për popullsinë në përgjithësi konsiderohet i ulët.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat