Regjistrimet në çerdhet dhe kopshtet publike - Tiranë/ Afatet e aplikimit dhe kriteret që duhen plotësuar
Bashkia e Tiranës ka njoftuar nisjen e aplikimeve për regjistrimin e fëmijëve në çerdhet dhe kopshtet publike të kryeqytetit. Kështu, referuar njoftimit, në datat 06 – 10 Qershor 2022 në çdo çerdhe publike të Bashkisë Tiranë, do të kryhet procedura e aplikimit për regjistrimin e fëmijëve në çerdhe.
Drejtoria e Përgjithshme e Çerdheve dhe Kopshteve, bën me dije se fëmijët që kanë frekuentuar çerdhen në sezonin 2021-2022 dhe që mbushin moshën 3 vjeç, deri më datë 15 Shtator 2022, do të regjistrohen automatikisht në kopsht. Prindi deklaron brenda datës 24 Qershor, pranë çerdhes ku fëmija ka frekuentuar, kopshtin në të cilin dëshironi të regjistrojë fëmijën, i cili duhet të jetë në njësinë administrative ku aktualisht ndodhet vendbanimi i fëmijës.
Ndërkaq, regjistrimi në çdo kopsht publik të Bashkisë Tiranë, do të kryhet në datat 13 – 24 qershor 2022, ora 09:00 – 14:00. Aplikimi do të kryhet vetëm për fëmijët të cilët nuk kanë frekuentuar më parë çerdhet publike të Bashkisë Tiranë, pranë kopshtit ku synohet të regjistrohet fëmija.
Dokumentacioni kryesor i kërkuar për regjistrimin e fëmijëve në kopsht dhe çerdhe është: certifikata personale dhe familjare e fëmijës, vërtetim pune me pagë mujore të pasqyruar të prindërve, vërtetim të kontributeve shoqërore të prindërve. Ndërsa për kategori të veçanta kërkohen dokumentacione shtese.
Elisabeta Dosku / SCAN
Sondazh

Fermerët, mundësi zhvillimi falas - Sulaj: Qendra ABA, në fokus bizneset familjare në sektorin bujqësor
Mijëra fermerëve në të gjithë vendin u është dhënë mundësia për të marrë shërbime jo financiare të cilat i kanë ndihmuar në zhvillimin e bizneseve të tyre në......

'Kolapset janë koha më e mirë për t'u pasuruar' - Ja pse biznesmeni amerikan mendon se rënia e bitcoin është një lajm i shkëlqyeshëm. Ja si mund të përfitoni!
Bitcoin, kriptomonedha më e madhe në botë u rrit në 68,990 dollarë nëntorin e kaluar. Tani, është rreth 29,000 dollarë një tërheqje mahnitëse prej 58% nga......

Pjalmuesit më punëtorë të natyrës - 6 fakte befasuese për bletët!
Ka shumë faktorë për të dashur për bletët. Ato janë thelbësore për rritjen e shumë prej ushqimeve tona të preferuara dhe më të shëndetshme, pasi lëvizin......

Një nga monedhat më të forta në botë në 2021 pati muajin e saj më të keq ndonjëherë - Cilat janë pasojat?!
Monedha kineze po bie me shpejtësi pasi ekonomia e dytë më e madhe në botë lëkundet nën peshën e kufizimeve të Covid. Që nga fillimi i vitit, investitorët......

Helium nga Hidrogjeni? Dera e energjisë së shkrirjes sapo mund të jetë hapur!
Në botën e energjisë së rinovueshme, ndoshta nuk ka synim më ambicioz sesa fuqia e shkrirjes. Kjo përfshin shkrirjen e atomeve të hidrogjenit për të krijuar......

Fondet globale të obligacioneve shënojnë daljen më të madhe javore në më shumë se tre muaj!
Investitorët globalë ulën masivisht pozicionet e tyre në fondet e obligacioneve dhe kapitalit në javën e mbyllur më 18 maj për shqetësimet e inflacionit dhe se......

Ekspertët paralajmërojnë: Makineritë moderne bujqësore janë në rrezik nga sulmet e hakerave!
Ekspertët paralajmërojnë se makineritë moderne bujqësore "të zgjuara" janë të prekshme ndaj hakerëve keqdashës, duke i lënë zinxhirët e furnizimit global të......

Aeroporti spanjoll në prag të “kolapsit” pas disa javësh radhësh të gjata. Arsyeja!
Aeroporti i Majorkës mund të "shembet" pa rekrutimin urgjent të më shumë stafi, ka paralajmëruar një sindikatë e policisë spanjolle. Mijëra pushues janë dyndur......