Gjermania dhe Italia paguajnë në rubla! - Berlini dhe Roma i binden Moskës pas bisedemeve me Brukselin
Gjermania dhe Italia iu thanë kompanive se mund të hapin llogari bankare në rubla për të vazhduar blerjen e gazit rus pa shkelur sanksionet kundër Moskës, pas diskutimeve me Bashkimin Europian. Lajmi u konfirmua nga burime të Brukselit. Debati rreth kërkesës së Moskës që klientët e huaj të blejnë gazin rus në rubla ka sfiduar qëndrimin e qeverive europiane ndaj linjës së ashpër kundër Moskës për shkak të luftës në Ukrainë. Polonia, Bullgaria dhe Finlanda refuzuan të përmbushin kërkesën e Moskës dhe furnizmi për këto tre vende është ndërprerë.
Vende të tjera anëtare, gjithësesi nuk kanë pranuar të detyrojnë kompanitë e tyre të respektojnë sanksionet perëndimore përballë humbjes së mundshme të gazit rus që do të vinte në rrezik ngrohjen e banesave dhe prodhimin e fabrikave. Brukseli ka publikuar dy udhëzues për blerjen e gazit rus pa shkelur sanksionet, por rruga ligjore është ende e trubullt në një moment që zyrtarë të BE-sëkanë këshilluar firmat, në takime me dyer të mbyllura, që të mos hapi llogari bankare në rubla.
Disa diplomatë në Bruksel, nga vendet anëtare të BE-së, thanë se mendonin se këshilla ishte qëllimisht e paqartë për t'u mundësuar vendeve të hapnin llogari në rubla dhe të vazhdonin të blinin gazin rus. Komisioni europian nuk pranoi të komentojë mbi diskutimet. Një zëdhënës i Komisionit përsëriti se nuk ishte "e këshillueshme" që kompanitë të hapnin llogari në rubla.
Dy burime konfirmuan për agjencinë e lajmeve Reuters se importuesve gjermanë të gazit iu është thënë nga Berlini se mund të hapin llogari në rubla për të paguar gazin rus pa shkelur sanksionet, për sa kohë që pagesat që ata bëjnë në Gazprombank nuk janë në monedhën ruse. Burimet shtuan se Gjermania, e cila është importuesi më i madh i gazit rus në rajon, kishte punuar vazhdimisht për këtë çështje në koordinim të ngushtë me BE-në.
Qeveria italiane foli gjithashtu me Komisionin Europian dhe mori detaje të qarta se si të blinte gazin rus ligjërisht, tha një burim i lartë qeveritar për Reuters. Kjo ndodhi përpara se kompania italiane e energjisë Eni të pranonte se kishte filluar procedurat për hapjen e dy llogarive, një në euro dhe një në rubla.
Kryeministri italian Mario Draghi tha javën e kaluar se ekzistonte një "zonë gri" nëse pajtueshmëria me skemën e pagesave të Rusisë do të shkelte sanksionet, pa asnjë vendim zyrtar për këtë çështje. Në udhëzimin e saj të shkruar, BE tha se kompanitë mund të blejnë gaz rus pa shkelur sanksionet nëse paguajnë në monedhën e kontratave të tyre ekzistuese - dhe deklarojnë se duke bërë kështu përmbushin detyrimet e tyre kontraktuale. Shumica e kontratave që firmat e BE-së kanë me Gazprom janë në euro ose dollarë.
SCAN
Sondazh

Rusia ndërpret gazin për Finlandën - Vendimi, pas refuzimit të Helsinkit për të paguar në rubla
Gjigandi i gazit rus Gazprom ka ndërprerë eksportimin e gazit për Finlandën në kuadër të përshkallëzimit të tensioneve për sa i përket refuzimit të vendeve......

Lija e majmunit në Europë - Konfirmohen më shumë se 100 raste në kontinentin e vjetër. OBSH takim urgjent
Organizata Botërore e Shëndetësisë mbajti një takim urgjent për të diskutuar rreth shpërthimit të fundit të lisë së majmunëve, një infeksion viral më i......

Regjistrimet në çerdhet dhe kopshtet publike - Tiranë/ Afatet e aplikimit dhe kriteret që duhen plotësuar
Bashkia e Tiranës ka njoftuar nisjen e aplikimeve për regjistrimin e fëmijëve në çerdhet dhe kopshtet publike të kryeqytetit. Kështu, referuar njoftimit, në......

Fermerët, mundësi zhvillimi falas - Sulaj: Qendra ABA, në fokus bizneset familjare në sektorin bujqësor
Mijëra fermerëve në të gjithë vendin u është dhënë mundësia për të marrë shërbime jo financiare të cilat i kanë ndihmuar në zhvillimin e bizneseve të tyre në......

'Kolapset janë koha më e mirë për t'u pasuruar' - Ja pse biznesmeni amerikan mendon se rënia e bitcoin është një lajm i shkëlqyeshëm. Ja si mund të përfitoni!
Bitcoin, kriptomonedha më e madhe në botë u rrit në 68,990 dollarë nëntorin e kaluar. Tani, është rreth 29,000 dollarë një tërheqje mahnitëse prej 58% nga......

Pjalmuesit më punëtorë të natyrës - 6 fakte befasuese për bletët!
Ka shumë faktorë për të dashur për bletët. Ato janë thelbësore për rritjen e shumë prej ushqimeve tona të preferuara dhe më të shëndetshme, pasi lëvizin......

Një nga monedhat më të forta në botë në 2021 pati muajin e saj më të keq ndonjëherë - Cilat janë pasojat?!
Monedha kineze po bie me shpejtësi pasi ekonomia e dytë më e madhe në botë lëkundet nën peshën e kufizimeve të Covid. Që nga fillimi i vitit, investitorët......

Helium nga Hidrogjeni? Dera e energjisë së shkrirjes sapo mund të jetë hapur!
Në botën e energjisë së rinovueshme, ndoshta nuk ka synim më ambicioz sesa fuqia e shkrirjes. Kjo përfshin shkrirjen e atomeve të hidrogjenit për të krijuar......