Rusia ndërpret gazin për Finlandën - Vendimi, pas refuzimit të Helsinkit për të paguar në rubla
Gjigandi i gazit rus Gazprom ka ndërprerë eksportimin e gazit për Finlandën në kuadër të përshkallëzimit të tensioneve për sa i përket refuzimit të vendeve perëndimore për të paguar gazin rus në rubla.
Gazprom i ka kërkuar vendeve europiane që të paguajnë në valutën ruse për shkak të sanksioneve që janë vendosur ndaj Moskës si pasojë e pushtimit të Ukrainës. Por Finlanda refuzoi ta bëjë një gjë të tillë. Vendimi i Gazprom vjen në një moment që Finlanda ka aplikuar për anëtarësimin në NATO, një vendim i marrë pas shpërthimit të luftës në Ukrainë. Operatori i sistemit të furnizimit me gaz në Finlandë konfirmoi se importi i gazit nëpërmjet pikës së Imatra është ndërprerë.
Kjo është dhe pika hyrëse për gazin rus në Finlandë. Kompania shtetërore finlandeze Gasum kishte paralajmëruar më parë për ndërprerjen e furnizimit pikërisht të shtunën e 21 majit. Dhe Gasum dhe Gazprom konfirmuan ndërprerjen e furnizimit, me kompaninë finlandeze që shtoi se do të furnizojë klientët me gaz natyror që do të merret nga burime të tjera nëpërmjet gazsjellësit Baltik Konektor. Ky i fundit e lidh Finlandën me Estoninë.
Pjesa më e madhe e gazit të përdorur në Finlandë vjen nga Rusia por gazi përbën vetëm 5% të energjisë që shpenzohet në vend në një vit. Pjesa më e madhe e kontratave me Moskën janë në euro dhe në dollarë, ndërkohë që Rusia ka ndërprerë furnizimin me gaz dhe për Bullgarinë dhe Poloninë një muaj më parë, pikërisht për shkak të mënyrës së pagesës.
Qeveria finlandeze u shpreh se çdo gjë është përgatitur për t’u përballur me ndërprerjen e gazit rus dhe se vendi do ia dalë të menaxhojë kërkesën dhe pa ‘të.
Kompania shtetërore finlandeze e furnizimit me gaz u shpreh se sistemi është në ekuilibër të plotë si nga ana infrastrukturore ashtu dhe nga ajo financiare. Finlanda pranoi se kishte arritur një marrëveshje për të krijuar rezerva gazi nga kompania Excelerate Energy me bazë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të kompensuar humbjen e gazit rus.
SCAN
Sondazh

Lija e majmunit në Europë - Konfirmohen më shumë se 100 raste në kontinentin e vjetër. OBSH takim urgjent
Organizata Botërore e Shëndetësisë mbajti një takim urgjent për të diskutuar rreth shpërthimit të fundit të lisë së majmunëve, një infeksion viral më i......

Regjistrimet në çerdhet dhe kopshtet publike - Tiranë/ Afatet e aplikimit dhe kriteret që duhen plotësuar
Bashkia e Tiranës ka njoftuar nisjen e aplikimeve për regjistrimin e fëmijëve në çerdhet dhe kopshtet publike të kryeqytetit. Kështu, referuar njoftimit, në......

Fermerët, mundësi zhvillimi falas - Sulaj: Qendra ABA, në fokus bizneset familjare në sektorin bujqësor
Mijëra fermerëve në të gjithë vendin u është dhënë mundësia për të marrë shërbime jo financiare të cilat i kanë ndihmuar në zhvillimin e bizneseve të tyre në......

'Kolapset janë koha më e mirë për t'u pasuruar' - Ja pse biznesmeni amerikan mendon se rënia e bitcoin është një lajm i shkëlqyeshëm. Ja si mund të përfitoni!
Bitcoin, kriptomonedha më e madhe në botë u rrit në 68,990 dollarë nëntorin e kaluar. Tani, është rreth 29,000 dollarë një tërheqje mahnitëse prej 58% nga......

Pjalmuesit më punëtorë të natyrës - 6 fakte befasuese për bletët!
Ka shumë faktorë për të dashur për bletët. Ato janë thelbësore për rritjen e shumë prej ushqimeve tona të preferuara dhe më të shëndetshme, pasi lëvizin......

Një nga monedhat më të forta në botë në 2021 pati muajin e saj më të keq ndonjëherë - Cilat janë pasojat?!
Monedha kineze po bie me shpejtësi pasi ekonomia e dytë më e madhe në botë lëkundet nën peshën e kufizimeve të Covid. Që nga fillimi i vitit, investitorët......

Helium nga Hidrogjeni? Dera e energjisë së shkrirjes sapo mund të jetë hapur!
Në botën e energjisë së rinovueshme, ndoshta nuk ka synim më ambicioz sesa fuqia e shkrirjes. Kjo përfshin shkrirjen e atomeve të hidrogjenit për të krijuar......

Fondet globale të obligacioneve shënojnë daljen më të madhe javore në më shumë se tre muaj!
Investitorët globalë ulën masivisht pozicionet e tyre në fondet e obligacioneve dhe kapitalit në javën e mbyllur më 18 maj për shqetësimet e inflacionit dhe se......