Google falimenton në Rusi - Moska ka bllokuar llogarinë prej disa kohësh!
Google dorëzohet në Rusi. Dega e kompanisë amerikane në Rusi ka ndërmend të shpallë falimentimin, pasi autoritetet ruse kanë sekuestruar llogarinë e saj bankare, duke pamundësuar pagesën e nënpuësve dhe furnizuesve. Lajmi u konfirmua nga një zëdhënës i shoqërisë.
Sipas raportimeve të Reuters një televizion shtetëror rus kishte thënë një muaj më parë se autoritetet i kishin sekuestruar Google 1 miliard rubla – të barazvlefshme me 15 milion dollarë, por vetë kompania amerikane nuk jep detaje për shifrën e saktë të sekuestruar.
Gjithsesi kjo është kompania e parë teknologjike që ka pranuar se i është sekuestruar llogaria bankare. Në muajin dhjetor të një viti më parë degës së kompanisë në Rusi iu vendos një gjobë prej 134.3 miliard rubla pasi nuk kishte hequr nga platforma e you tube përmbajtje të cilat konsideroheshin të paligjshme nga autoritetet ruse
Dega e kompanisë në Rusi kishte pezulluar pjesën më të madhe të aktiviteteve të saj tregtare në vend, përfshirë të gjithë marketingun pasi autoritetet ruse e akuzuan You Tube, shoqëri e Google, se po përhapte informacione të rreme për të frymëzuar protesta në vend. Google sqaroi se pavarësisht vendimit për të shpallur falimentimin, shërbimet falas si kërkimi, YouTube, Gmail, Maps, Android e Play do të vazhdojnë të funksionojnë
SCAN
Sondazh

Gjermania dhe Italia paguajnë në rubla! - Berlini dhe Roma i binden Moskës pas bisedemeve me Brukselin
Gjermania dhe Italia iu thanë kompanive se mund të hapin llogari bankare në rubla për të vazhduar blerjen e gazit rus pa shkelur sanksionet kundër Moskës, pas......

Rusia ndërpret gazin për Finlandën - Vendimi, pas refuzimit të Helsinkit për të paguar në rubla
Gjigandi i gazit rus Gazprom ka ndërprerë eksportimin e gazit për Finlandën në kuadër të përshkallëzimit të tensioneve për sa i përket refuzimit të vendeve......

Lija e majmunit në Europë - Konfirmohen më shumë se 100 raste në kontinentin e vjetër. OBSH takim urgjent
Organizata Botërore e Shëndetësisë mbajti një takim urgjent për të diskutuar rreth shpërthimit të fundit të lisë së majmunëve, një infeksion viral më i......

Regjistrimet në çerdhet dhe kopshtet publike - Tiranë/ Afatet e aplikimit dhe kriteret që duhen plotësuar
Bashkia e Tiranës ka njoftuar nisjen e aplikimeve për regjistrimin e fëmijëve në çerdhet dhe kopshtet publike të kryeqytetit. Kështu, referuar njoftimit, në......

Fermerët, mundësi zhvillimi falas - Sulaj: Qendra ABA, në fokus bizneset familjare në sektorin bujqësor
Mijëra fermerëve në të gjithë vendin u është dhënë mundësia për të marrë shërbime jo financiare të cilat i kanë ndihmuar në zhvillimin e bizneseve të tyre në......

'Kolapset janë koha më e mirë për t'u pasuruar' - Ja pse biznesmeni amerikan mendon se rënia e bitcoin është një lajm i shkëlqyeshëm. Ja si mund të përfitoni!
Bitcoin, kriptomonedha më e madhe në botë u rrit në 68,990 dollarë nëntorin e kaluar. Tani, është rreth 29,000 dollarë një tërheqje mahnitëse prej 58% nga......

Pjalmuesit më punëtorë të natyrës - 6 fakte befasuese për bletët!
Ka shumë faktorë për të dashur për bletët. Ato janë thelbësore për rritjen e shumë prej ushqimeve tona të preferuara dhe më të shëndetshme, pasi lëvizin......

Një nga monedhat më të forta në botë në 2021 pati muajin e saj më të keq ndonjëherë - Cilat janë pasojat?!
Monedha kineze po bie me shpejtësi pasi ekonomia e dytë më e madhe në botë lëkundet nën peshën e kufizimeve të Covid. Që nga fillimi i vitit, investitorët......