Bota Postuar më 4 Prill 2024, 10:17

Në vështirësi edhe të pasurit, tkurret turizmi i luksit - Çmimet në sektor vazhdojnë të rriten çdo muaj

Nga SCAN TV
Në vështirësi edhe të pasurit, tkurret turizmi i luksit -

Industria e udhëtimeve duket se është sërish në ngritje, por çmimet e larta në sektorin e luksit, të cilat u rritën pas Covid-19, nuk po kthehen në nivelet para pandemisë. Përkundrazi, ato po rriten gjithnjë e më shumë nga muaji në muaj.

Çmimet e hoteleve luksoze kanë arritur në “maksimumet e të gjitha kohërave” këtë vit, me norma mesatare ditore me 70% në krahasim me vitin 2019, sipas kompanisë së udhëtimeve luksoze Virtuoso.

Korriku 2024 shquhet për çmimin më të lartë, duke shënuar një rritje prej 85% krahasuar me korrikun 2019.

Ndërsa çmimet për udhëtimet luksoze me tren po rriten gjithashtu: Çmimi fillestar për një udhëtim brenda natës me tren, i cili do të nisë në Itali në vitin 2025, u rrit nga 2.000 euro në fund të 2022-shit në 3.500 euro muajin e kaluar.

Çmimet e udhëtimeve janë rritur për shumë nga të njëjtat arsye që kanë prekur industritë e tjera: inflacioni, rritja e kostove të punës, çështjet e zinxhirit të furnizimit dhe normat e shërbimit të borxhit.

Por gatishmëria e palëkundur e udhëtarëve për të paguar çmimet e reja do të thotë se çmimet 'e vjetra' për pushimet me pesë yje mund të jenë një gjë e së kaluarës.

Në përgjithësi, kërkesa për udhëtime mbetet e fortë, por anketat tregojnë se disa udhëtarë kanë filluar t'i nënshtrohen kostos. Por kjo nuk po ndikon në të njëjtën masë në sektorin e udhëtimeve luksoze.

Industria vazhdon të shohë presione në rritje të çmimeve për përvojat e luksit. E cila ka ardhur pasi disa udhëtarë i kanë shkëmbyer zakonet e tyre për përvoja më luksoze. Kjo pasqyron gjithashtu faktin se nivelet e të ardhurave dhe pasurisë, duke përfshirë kursimet e akumuluara, mbeten të shëndetshme për familjet me pasuri neto më të lartë.

Dorina Kurtaj /SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat