Shqipëria Postuar më 20 Shtator 2023, 10:45

Në prag të Ministerialit të Ekonomisë: Mete takon Ambasadoren e Francës, mbështetje për Shqipërinë!

Nga SCAN TV
Në prag të Ministerialit të Ekonomisë: Mete takon

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, priti në një takim zyrtar Ambasadoren e Francës në Tiranë, Catherine Suard, në pararendje të Ministerialit të Ministrave të Ekonomisë, pjesë e Procesit të Berlinit.

Në këtë takim u vlerësua niveli i marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve dhe u theksua potenciali për forcimin e mëtejshëm të tyre në të ardhmen.

Ministri Mete falënderoi Ambasadoren Suard për mbështetjen e vazhdueshme që Franca ka dhënë për Shqipërinë dhe për reformat që Qeveria shqiptare ka ndërmarrë në rrugën e saj të transformimit dhe zhvillimit ekonomik.

Në mënyrë të veçantë, Mete vlerësoi rolin që Franca ka dhënë në Procesin e Berlinit dhe në forcimin e bashkëpunimit ekonomik të vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Gjatë takimit u diskutua në lidhje me Ministerialin e Ministrave të Ekonomisë që do të mbahet në Tiranë më 26 shtator, ecurinë e zhvillimit të projekteve të ndryshme ekonomike dhe promovimin e interesit të kompanive franceze për të investuar në Shqipëri.

Ambasadorja shprehu angazhimin për vijimin e mbështetjes për vendin tonë, në kuadër të integrimit në Bashkimin Europian dhe Procesit të Berlinit.

Takimi me Ambasadoren e Francës i paraprin atij që Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Mete pritet të zhvillojë së afërmi me Ministrin e Deleguar përgjegjës për Tregtinë e Jashtme, Atraktivitetin dhe Francezët jashtë vendit, Olivier Becht.

Edel Strazimiri / SCAN

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Dhjetor

Abissnet, pionieri i internetit në Shqipëri

Abissnet, kompania e parë e shërbimeve të internetit në Shqipëri, dëshmon mbi 27 vite histori dhe zhvillim që prej themelimit në vitin 1998. Me një rrugëtim......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Dhjetor

Abissnet, pionieri i internetit në Shqipëri

Abissnet, kompania e parë e shërbimeve të internetit në Shqipëri, dëshmon mbi 27 vite histori dhe zhvillim që prej themelimit në vitin 1998. Me një rrugëtim......