Shqipëria Postuar më 20 Shtator 2023, 09:58

Bien sërish valutat kryesore – Dobësohen ndjeshëm Paundi e Franga!

Nga SCAN TV
Bien sërish valutat kryesore – Dobësohen ndjeshëm Paundi e

Dollari amerikan e ka nisur ditën në kuota të qëndrueshme por disi i dobësuar nga një ditë më parë teksa është blerë sot me 99 lekë dhe është shitur me 100 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Monedha europiane gjithashtu ka regjistruar zbritje të lehtë të vlerës teksa ka rënë nën nivelin e 106 lekë në blerje duke u blerë sot me 105.9 lekë dhe duke u shitur me 106.6 lekë në raport me ditën e martë.

Franga zvicerane ka shënuar edhe ajo zbritje të ndjeshme të kuotës pasi krahasuar me ditën e djeshme është blerë sot me 109.7 lekë dhe është shitur me 110.7 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

Referuar tregut të brendshëm valutor Paundi britanik nuk ka bërë përjashtim duke u prekur edhe ai nga  zbritje e ditës së sotme teksa ka humbur pikë duke u blerë sot me 121.7 lekë dhe duke u shitur me 122.7 lekë.

SCAN

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat