Eksportuesit kërkojnë ndërhyrjen e shtetit - Tregtia e jashtme/ Zusi: Janë ndezur “llambat e kuqe” të ekonomisë

Eksportuesit kërkojnë nga shteti ndërhyrje emergjente për të ndalur rënien e tregtisë së jashtme. Në një intervistë për SCAN TV, kreu i shoqatës së eksportuesve, Alban Zusi, thekson se rënia drastike e eksporteve gjatë muajit Gusht, por edhe e importeve, tregon që ekonomia ka dhënë alarmin dhe ka nevojë për ndihmë.
Si pasojë e kësaj situate që vazhdon prej muajsh, bizneset prodhuese kanë ngrirë investimet dhe kanë ulur kreditimin.
Në nisje të muajit Shtator, eksportuesit kanë publikuar një studim sipas të cilit humbjet për shkak të forcimit të lekut arrijnë deri në 35 milionë euro.
Ndërsa kanë kërkuar nga qeveria dhe Banka e Shqipërisë marrjen e masave, siç janë shkurajimi i përdorimt të valutës në transaksione brenda vendit si dhe të konsiderohet opsioni që kursi i këmbimit me euron, të jetë gjysëm i lirë.
Nga Ministria e Finanave, kanë kërkuar ngrije të tatim-fitimit për vitin 2023, i cili parapaguhet; rimbushim i përshpejtuar i TVSH brenda një afati 10-15 ditësh si dhe të miratohet buxhet suplementar në formë subvencioni. Por pavarësisht se kanë kaluar afro 3 javë, ende nuk ka asnjë reagim.
Sondazh

Statkraft, investim shtesë në kaskadën e Devollit - Kapaciteti total i instaluar, 1.600 MW. Më shumë energji elektrike e prodhuar në vend
Kaskada e lumit Devoll pritet të prodhojë më shumë energji elektrike. Kompania norvegjeze Statkraf, ka nënshkuar shtesën e katërt të kontratës koncesionare me......

Pse Censi nuk përfshin bujqësinë? - Vitin e ardhshëm nis një tjetër “numërim”. “Dalin në dritë” fermerët
Censi i popullsisë dhe i banesave i cili ka nisur më 18 shtator, nuk do të përfshijë sektorin e bujqësisë dhe të blegtorisë. Kjo për arsye se INSTAT......

Gusht, volumi i parave jashtë bankave shënon rekord të ri - Vetëm në 2 muaj sasia e tyre u rrit me rreth 7 miliardë lekë, afërisht 70 milionë euro
Volumi i parave në qarkullim jashtë sistemit bankar ka shënuar rritje edhe për muajin gusht. Sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë në muajin gusht......

“Fenomeni kinez” në importet shqiptare - Këtë vit, morëm 15 miliardë lekë mallra më shumë nga Kina
Zhvillimet e forta në kursin e këmbimit janë shoqëruar nga një çekuilibrim të disa raporteve në tregtinë e jashtme. Me partnerët kryesore tregtarë në Europë si......

Zhvlerësimi i euros “gropos” eksportet - Në gusht, rënia rreth 22%. Edhe importet në të njëjtën trajektore
Të dhënat nga “Instituti i Statistikave” tregojnë se eksportet në muajin Gusht kanë regjistruar një rënie të konsiderueshme me plot 22%, krahasuar me të......

Turizmi “nuk di të përmbahet”! - Konfirmohet rekord i ri në korrik, rreth 1.2 milionë netë qëndrime në strukturat akomoduese
Sërish konfirmohet një rekord i ri në turizëm sipas të dhënave të ‘Institutit të Statistikave’ mbi strukturat akomoduese. Numri i vizitorëve në korrik të këtij......

Zbulohet depozita më e madhe në botë e hidrogjenit - Shkencëtarët francezë: Mund të jenë 46 milionë tonë në juglindje
Shkencëtarët në Francë kanë zbuluar një depozitë të mundshme të hidrogjenit natyror, ose thënë ndryshe hidrogjenit të bardhë, në rajonin e......

Reuters: Qymyri nga Ukraina e aneksuar nga Rusia po shitet në Turqinë anëtare të NATO-s!
Të paktën 14.3 milionë dollarë qymyr i prodhuar në zonat e Ukrainës të aneksuara nga Rusia është eksportuar në Turqinë anëtare të NATO-s këtë vit, sipas të......