Në ankande, pasuritë e sekuestruara me ligjin antimafia - Udhëzimi/Shitje përpara konfiskimit përfundimtar, Qeveria përcakton procedurat!

Pasuritë e sekuestruara përmes ligjit antimafia do shiten në ankande pa pritur vendimin përfundimtar të konfiskimit të tyre. Bëhet fjalë për ato pasuri të cilat zhvleftësohen me shpejtësi, apo dalin jashtë përdorimit në kohë të shkurtër. Përmes një Udhëzimi, Këshilli i Ministrave ka miratuar edhe procedurat e ankandeve që do të zhvillohen nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK), strukturë në varësi të Ministrisë së Brendëshme.
Do të jetë kjo Agjenci e cila, pasi administron pasurinë e sekuestruar dhe pasi vlerëson se sendi mund të dëmtohet, i bie vlera në mënyrë të ndjeshme ose me kalimin e kohës del jashtë përdorimit, nëpërmjet një vlerësuesi të licencuar dhe një strukture të ngritur për këtë qëllim, përcakton me vendim vlerën e sendit, bazuar në vlerën reale të pasurisë në treg, në çastin e sekuestrimit të tij.
Pas vlerësimit të sendit të sekuestruar, përcakton Udhëzimi i Qeverisë, Agjencia i kërkon pronarit të këtij sendi, të shprehë dakordësinë për çmimin e përcaktuar nga vlerësuesi. Nëse brenda një jave nga njoftimi, Agjencia dhe pronari i sendit nuk arrijnë marrëveshjen, Agjencia vijon me procedurën e ankandit, ndërkohë që brenda 15 ditësh është e detyruar të shpallë publikisht edhe ankandin.
Secili ofertues që merr pjesë në ankand nëpërmjet paraqitjes së ofertës, përpara fillimit të ankandit duhet të depozitojë si garanci, në llogarinë e përcaktuar nga AAPSK-ja, një shumë të hollash të barabartë me 10 për qind të çmimit të sendit të caktuar në shpallje.
Udhëzimi parashikon një ankand të dytë në rast se dështon i pari, ndërkohë që nëse edhe ky ka të njëjtin fat, Agjencia i paraqet gjithë dokumentacionin Komitetit Ndërinstitucional për Masat kundër Krimit të Organizuar, i cili shprehet për vijimin e mëtejshëm të procedurës apo ndryshimin e destinacionit të përdorimit të pasurisë. Udhëzimi përcakton gjithashtu, se të ardhurat e përcaktuara nga shitja, do derdhen në llogarinë e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara.
Lorenc Rabeta/SCAN
Sondazh

Mbi 47 mijë aplikime kalojnë fazën e parë për financim në bujqësi - Skualifikohen mbi 24 mijë aplikantë, të cilët nuk kanë plotësuar kriteret
Mbi 47 mijë aplikime janë kualifikuar në fazën e parë për të përfituar nga fondet e vëna në dispozicion për sektorin bujqësor përmes Skemës Kombëtare 2023.......

Bonot e obligacionet, individët dyfishuan transaksionet - Janar-mars, në total qytetarët blenë rreth 150 milionë dollarë letra me vlerë të qeverisë
Rritjet e njëpasnjëshme të normës bazë të interesit kanë rritur me më shumë se dyfish pjesëmarrjen e individëve në tregun me pakicë të letrave me vlerë të......

Marsi rikthen rënien e kredive me probleme - Norma bie lehtë pranë 5.15%, nga 5.16% që ishte në shkurt
Sipas statistikave të fundit të publikuara nga Banka e Shqipërisë, norma e kredive me probleme ka shënuar rënie të lehtë gjatë muajit të tretë të vitit 2023,......

165 prodhuesit më të mëdhenj të domates në botë! - A është Shqipëria në listë?
Domatet janë një nga kulturat më të kultivuara dhe të ngrëna në botë. Ato njihen për vlerat e larta ushqyese dhe aftësinë për t'u përdorur në shumë mënyra në......

Kërkonin të gjenin një shtëpi italiane por përfunduan duke blerë një kështjellë mesjetare!
Kur çifti afrikano-jugor Max dhe Joy Ulfane filluan të kërkonin shtëpinë e tyre të ëndrrave italiane rreth 28 vjet më parë, ata kurrë nuk e imagjinuan se do të......

Ora luksoze e perandorit të fundit kinez pritet të kushtojë 3 milionë dollarë!
Një orë dore dikur në pronësi të perandorit të fundit të Kinës, Aisin-Gioro Puyi, pritet të kushtojë mbi 3 milionë dollarë kur të dalë në shitje në Hong Kong......

Kabinat e gjumit gjatë fluturimit mund të kushtojnë gati 100 dollarë në orë!
Sipas një njoftimi të ri për shtyp nga linja ajrore, kabinat e gjumit të njoftuar më parë të Air New Zealand gjatë fluturimit do të kushtojnë midis 400 dhe 600......

Rregullatori gjerman paralajmëron: Kohë ‘nervoze’ për bankat dhe stres në tregun e pronave!
Rregullatori financiar i Gjermanisë paralajmëroi se sistemi bankar i vendit po kalon një test stresi në jetën reale mes paqëndrueshmërisë aktuale, duke......