Marsi rikthen rënien e kredive me probleme - Norma bie lehtë pranë 5.15%, nga 5.16% që ishte në shkurt

Sipas statistikave të fundit të publikuara nga Banka e Shqipërisë, norma e kredive me probleme ka shënuar rënie të lehtë gjatë muajit të tretë të vitit 2023, duke shkuar në 5.15%. Krahasuar me periudhën paraardhëse, është ulur me vetëm 0.01 pikë përqindje, nga 5.16% që ishte në muajin shkurt. Nëse e krahasojmë me të njëjtën periudhë të një viti më parë, treguesi i kredive me probleme ka pësuar një rënie prej 0.09 pikë përqindje, nga 5.24% që ishte në marsin e 2022-shit.
Përgjatë vitit të kaluar, kjo normë është dominuar nga ritme rënëse, përveç muajve prill, maj dhe nëntor ku pati rritje të vogla me vetëm 0.02-0.18 pikë përqindje. Nga ana tjetër, shifrat zyrtare sinjalizojnë që dy muajt e parë të vitit 2023 kanë shfaqur një rritje të lehtë të normës së kredisë ndërsa muaji mars ka rikthyer ritmet rënëse. Mesatarisht norma e kredive me probleme që kanë shoqeruar tre muajt e parë të vitit, është në vlerën e 5.14%.
Norma e kredive me probleme ndaj totalit të huave, ka pësuar ndryshime të theksuara përgjatë viteve, në varësi të rrethanave dhe ngjarjeve ekonomike që kanë shoqëruar vendin. Mesatarisht norma e kredive me probleme që kanë shoqeruar vitin 2022, është në vlerën e 5.24%. Pavarësisht ndonjë rritje të lehtë, ecuria e këtij treguesi vazhdon të jetë e qëndrueshme dhe duket sikur ka tendecën të shkojë në nivelet e para krizës botërore ku mesatarisht kjo normë për vitin 2008 ishtë në vlerën 4.4%.
Qëndrueshmëria e normës së kredive me probleme tregon një sistem bankar të shëndetshëm, duke sjell një sërë aspektesh pozitive si nga ana e besimit të konsumatorit, por edhe në klimën e biznesit. Megjithatë, nuk duhet harruar mundësia që pasojat e situatës së vështirë ekonomike do të reflektohen në këtë tregues në periudhën afatgjatë.
Ilda Methasani
Sondazh

165 prodhuesit më të mëdhenj të domates në botë! - A është Shqipëria në listë?
Domatet janë një nga kulturat më të kultivuara dhe të ngrëna në botë. Ato njihen për vlerat e larta ushqyese dhe aftësinë për t'u përdorur në shumë mënyra në......

Kërkonin të gjenin një shtëpi italiane por përfunduan duke blerë një kështjellë mesjetare!
Kur çifti afrikano-jugor Max dhe Joy Ulfane filluan të kërkonin shtëpinë e tyre të ëndrrave italiane rreth 28 vjet më parë, ata kurrë nuk e imagjinuan se do të......

Ora luksoze e perandorit të fundit kinez pritet të kushtojë 3 milionë dollarë!
Një orë dore dikur në pronësi të perandorit të fundit të Kinës, Aisin-Gioro Puyi, pritet të kushtojë mbi 3 milionë dollarë kur të dalë në shitje në Hong Kong......

Kabinat e gjumit gjatë fluturimit mund të kushtojnë gati 100 dollarë në orë!
Sipas një njoftimi të ri për shtyp nga linja ajrore, kabinat e gjumit të njoftuar më parë të Air New Zealand gjatë fluturimit do të kushtojnë midis 400 dhe 600......

Rregullatori gjerman paralajmëron: Kohë ‘nervoze’ për bankat dhe stres në tregun e pronave!
Rregullatori financiar i Gjermanisë paralajmëroi se sistemi bankar i vendit po kalon një test stresi në jetën reale mes paqëndrueshmërisë aktuale, duke......

Energjia e gjelbër zëvendëson gazin rus në 2028 - Projekti i BE kërkon një investim prej 811 miliardë euro
Bashkimi Europian mund të zëvendësojë gazin rus me teknologjitë e gjelbra deri në vitin 2028 me një shpenzim total kapital prej 811 miliardë eurosh, sipas një......

Siguria kibernetike për Amazon, Google dhe Microsoft - BE propozon rregulla më të ashpra për kompanitë e mëdha
Amazon, Google, Microsoft i Alphabet dhe ofruesit e tjerë të shërbimeve ‘cloud’ jo të Bashkimit Europian që kërkojnë të sigurojnë një etiketë të sigurisë......

Biden përjashton mospagimin e borxhit - Presidenti amerikan, në bisedime për ndryshimin e kufirit të tij
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden dhe ligjvënësit kryesorë ranë dakord për bisedime të mëtejshme që synojnë të thyejnë një bllokim mbi......