Bonot e obligacionet, individët dyfishuan transaksionet - Janar-mars, në total qytetarët blenë rreth 150 milionë dollarë letra me vlerë të qeverisë

Rritjet e njëpasnjëshme të normës bazë të interesit kanë rritur me më shumë se dyfish pjesëmarrjen e individëve në tregun me pakicë të letrave me vlerë të Qeverisë. Për muajt janar mars të vitit 2023, Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare raporton në total 5,895 transaksione të kryera nga individët në tregun primar të titujve të qeverisë, me një rritje prej rreth 113% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur totali i tyre ishte 2,762. Një rritje e tillë e numrit të transaksioneve është shoqëruar edhe me rritjen e volumit të parave të investuara në bono e obligacione të Qeverisë nga qytetarët.
Individët blenë në tregun primar në tre muajt e parë të vitit më 15,1 miliardë lekë lektra me vlerë të qeverisë, ose afërisht 150 milionë dollarë. Rritja është 67.8% krahasuar me tre muajt e parë të vitit të shkuar, kur totali i investimeve nga individët ishte 8.9 miliardë lekë, apo afërisht 89 milionë dollarë.
Ndërkaq, vëllimi i tregut sekondar të titujve të Qeverisë për periudhën janar-mars 2023, u dominua në masën 71.31% nga transaksione në instrumente afatshkurtër (bono thesari) dhe 28.69% nga transaksionet në instrumente afatgjatë (obligacione). Parë nga këndvështrimi i numrit të transaksioneve, 88.18% e të gjitha transaksioneve të tregut sekondar të titujve të Qeverisë, i takojnë transaksioneve të kryera në bono thesari.
Të dhënat statistikore të tregut me pakicë të titujve të Qeverisë për periudhën janar-mars 2023, flasin për një dominim të transaksioneve “Blerje në tregun primar” dhe “Shlyerje e vlerës nominale në maturim” përkatësisht me 61.84% dhe 26.33% kundrejt vëllimit të përgjithshëm. Pjesëmarrja në tregun sekondar të titujve të Qeverisë, për periudhën janar-mars 2023 dominohet nga investitorët individualë, të cilët kryejnë 99.22% të të gjitha transaksioneve në këtë treg.
Lorenc Rabeta/SCAN
Sondazh

Marsi rikthen rënien e kredive me probleme - Norma bie lehtë pranë 5.15%, nga 5.16% që ishte në shkurt
Sipas statistikave të fundit të publikuara nga Banka e Shqipërisë, norma e kredive me probleme ka shënuar rënie të lehtë gjatë muajit të tretë të vitit 2023,......

165 prodhuesit më të mëdhenj të domates në botë! - A është Shqipëria në listë?
Domatet janë një nga kulturat më të kultivuara dhe të ngrëna në botë. Ato njihen për vlerat e larta ushqyese dhe aftësinë për t'u përdorur në shumë mënyra në......

Kërkonin të gjenin një shtëpi italiane por përfunduan duke blerë një kështjellë mesjetare!
Kur çifti afrikano-jugor Max dhe Joy Ulfane filluan të kërkonin shtëpinë e tyre të ëndrrave italiane rreth 28 vjet më parë, ata kurrë nuk e imagjinuan se do të......

Ora luksoze e perandorit të fundit kinez pritet të kushtojë 3 milionë dollarë!
Një orë dore dikur në pronësi të perandorit të fundit të Kinës, Aisin-Gioro Puyi, pritet të kushtojë mbi 3 milionë dollarë kur të dalë në shitje në Hong Kong......

Kabinat e gjumit gjatë fluturimit mund të kushtojnë gati 100 dollarë në orë!
Sipas një njoftimi të ri për shtyp nga linja ajrore, kabinat e gjumit të njoftuar më parë të Air New Zealand gjatë fluturimit do të kushtojnë midis 400 dhe 600......

Rregullatori gjerman paralajmëron: Kohë ‘nervoze’ për bankat dhe stres në tregun e pronave!
Rregullatori financiar i Gjermanisë paralajmëroi se sistemi bankar i vendit po kalon një test stresi në jetën reale mes paqëndrueshmërisë aktuale, duke......

Energjia e gjelbër zëvendëson gazin rus në 2028 - Projekti i BE kërkon një investim prej 811 miliardë euro
Bashkimi Europian mund të zëvendësojë gazin rus me teknologjitë e gjelbra deri në vitin 2028 me një shpenzim total kapital prej 811 miliardë eurosh, sipas një......

Siguria kibernetike për Amazon, Google dhe Microsoft - BE propozon rregulla më të ashpra për kompanitë e mëdha
Amazon, Google, Microsoft i Alphabet dhe ofruesit e tjerë të shërbimeve ‘cloud’ jo të Bashkimit Europian që kërkojnë të sigurojnë një etiketë të sigurisë......