Mbi 47 mijë aplikime kalojnë fazën e parë për financim në bujqësi - Skualifikohen mbi 24 mijë aplikantë, të cilët nuk kanë plotësuar kriteret

Mbi 47 mijë aplikime janë kualifikuar në fazën e parë për të përfituar nga fondet e vëna në dispozicion për sektorin bujqësor përmes Skemës Kombëtare 2023. Sipas të dhënave zyrtare nga Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, interesi më i lartë ka qenë për naftën falas për kryerjen e punimeve të mekanizuara në bujqësi, masë për të cilën janë kualifikuar 33.398 aplikime, ndërsa për masat e tjera janë në total 13.873 aplikantë të përzgjedhur.
Konkretisht, për tufën bazë të matrikulluar të gjedhit janë kualifikuar 3422 aplikime; për tufën bazë të matrikulluar të të imtave janë kualifikuar 5196 aplikime; për mbarështimin e bletarisë kanë kaluar fazën e parë 3899 aplikantë; mbështetje për fara fidanë dhe inpute të tjera janë kualifikuar 908 aplikime; ndërsa për fermat organike për periudhën në kalim janë kualifikuar 346 aplikime. Sa i takon masës për fermat me certifikimin Global GAP, kanë kaluar fazën e parë 102 aplikantë.
Tashmë këto aplikime do të kalojnë fazën e dytë e cila shoqërohet me dokumentet plotësuese që verifikojnë deklarimin e bërë online në e-albania nga fermerët dhe më pas kualifikohen për përfitimin përfundimtar. Interesi i fermerëve për të përfituar nga subvencionet në bujqësi përmes Skemës Kombëtare 2023 këtë vit është rritur ndjeshëm, ku u regjistruan në total 68.647 aplikime nga fermerët, apo mbi 10 mijë aplikantë më shumë se një vit më parë. Fondi total i vënë në dispozicion është 3.2 miliardë lekë dhe do të ndahet në mënyrë propocionale tek të gjithë përfituesit.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Bonot e obligacionet, individët dyfishuan transaksionet - Janar-mars, në total qytetarët blenë rreth 150 milionë dollarë letra me vlerë të qeverisë
Rritjet e njëpasnjëshme të normës bazë të interesit kanë rritur me më shumë se dyfish pjesëmarrjen e individëve në tregun me pakicë të letrave me vlerë të......

Marsi rikthen rënien e kredive me probleme - Norma bie lehtë pranë 5.15%, nga 5.16% që ishte në shkurt
Sipas statistikave të fundit të publikuara nga Banka e Shqipërisë, norma e kredive me probleme ka shënuar rënie të lehtë gjatë muajit të tretë të vitit 2023,......

165 prodhuesit më të mëdhenj të domates në botë! - A është Shqipëria në listë?
Domatet janë një nga kulturat më të kultivuara dhe të ngrëna në botë. Ato njihen për vlerat e larta ushqyese dhe aftësinë për t'u përdorur në shumë mënyra në......

Kërkonin të gjenin një shtëpi italiane por përfunduan duke blerë një kështjellë mesjetare!
Kur çifti afrikano-jugor Max dhe Joy Ulfane filluan të kërkonin shtëpinë e tyre të ëndrrave italiane rreth 28 vjet më parë, ata kurrë nuk e imagjinuan se do të......

Ora luksoze e perandorit të fundit kinez pritet të kushtojë 3 milionë dollarë!
Një orë dore dikur në pronësi të perandorit të fundit të Kinës, Aisin-Gioro Puyi, pritet të kushtojë mbi 3 milionë dollarë kur të dalë në shitje në Hong Kong......

Kabinat e gjumit gjatë fluturimit mund të kushtojnë gati 100 dollarë në orë!
Sipas një njoftimi të ri për shtyp nga linja ajrore, kabinat e gjumit të njoftuar më parë të Air New Zealand gjatë fluturimit do të kushtojnë midis 400 dhe 600......

Rregullatori gjerman paralajmëron: Kohë ‘nervoze’ për bankat dhe stres në tregun e pronave!
Rregullatori financiar i Gjermanisë paralajmëroi se sistemi bankar i vendit po kalon një test stresi në jetën reale mes paqëndrueshmërisë aktuale, duke......

Energjia e gjelbër zëvendëson gazin rus në 2028 - Projekti i BE kërkon një investim prej 811 miliardë euro
Bashkimi Europian mund të zëvendësojë gazin rus me teknologjitë e gjelbra deri në vitin 2028 me një shpenzim total kapital prej 811 miliardë eurosh, sipas një......