“Ndotja nga nafta, tej normave” - Pinguli: Mospërputhje me raportet e vetëmonitorimit

Ndotja në tokë, ajër dhe ujë në zonën më të madhe naftëmbajtëse të vendit është tej normave të lejuara nga legjislacioni shqiptar dhe ai evropian”.
Të dhënat i përkasin një raporti monitorimi të realizuar në Patos – Marinzë, nga organizata EcoPartners për Zhvillim të Qendrueshëm, përmes laboratorëve të certifikuar, duke nxjerrë në pah se niveli i ndotjes nuk përputhet me reportet e vetëmonitorimit, që deklarohen nga subjektet që operojnë në nxjerrjen e naftës.
Sipas Pingulit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit është përgjegjëse për situatën, pasi ka detyrimin ligjor të kryejë monitorime, sidomos në zona ku risku i ndotjes në mjedis është i lartë.
Raporti i vleresimit mjedisor tregon që mjedisi dhe komuniteti janë të ndikuar në mënyrë direkte nga industria nxjerrëse dhe problemet e shkaktuara prej saj. Ndërkohë që, mungesa e të dhënave pasohet nga shmangie nga parimi “ndotësi paguan”.
Pinguli thotë se institucionet duhet të zbatojnë ligjin. Efektet e ndotjes nga nafta në zonën Patos - Marinzë, shtrihen në një zonë rreth 23 000 ha.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

200 mijë të punësuar, me paga false - Preken të rinjtë dhe të nënkualifikuarit, masat për bizneset
Afro 1/3 e punonjësve në të gjithë vendin nuk deklarojnë të ardhura të plota nga punësimi dhe rreth gjysma e përfaqësuesve të biznesit të intervistuar kanë......

Ministrat europianë të energjisë “rrëzojnë” komisionin - Nuk pranohet propozimi për vendosjen e kufirit të çmimit të gazit
Nuk ka dhënë asnjë rezultat, por përkundrazi ka theksuar dhe më shumë përçarjet ekzistuese mbledhja e ministrave të energjisë së Bashkimit Europian në......

Lulëzon industria e armëve në Europën Lindore - Lufta në Ukrainë nxit vendet të prodhojnë më shumë
Industria e armëve në Europën lindore po prodhon predha artilerie dhe furnizime të tjera ushtarake me një ritëm që nuk është parë që nga Lufta e Ftohtë. Kjo në......

Kush ia grabiti Krishtlindjet britanikëve? - Kriza financiare dhe Brexit “errësojnë” festat
Britanikët këtë vit nuk po i presin festat me optimizmin që i karakterizon. Pavarësisht dritave që ndricojnë në Londër, reklamat e festave në televizion......

BQE paralajmëron rritjen e normave të interesit - Inflacioni i lartë nuk ndalet dhe pritet të zgjasë në kohë
Banka Qendrore Europiane është e shqetësuar se inflacioni mund të jetë duke u rrënjosur, dhe për këtë arsye në mbledhjen e fundit u arrit në përfundimin se......

50% e italianëve, jo blerje për fundvit - Çmimet e shtrenjta, gjithnjë e më shumë njerëz reduktojnë shpenzimet
Çmimet e shtrenjta dhe inflacioni prej 12%, ‘errëson’ konsumin e familjeve italiane: sinjalet e para e frenimit kërcënojnë muajt e fundit të vitit, përfshirë......

Banka qendrore e Turqisë ul sërish normat e interesit - Inflacioni në vend është në nivelin rekord prej 85.5%
Banka qendrore e Turqisë uli sërish normat e interesit me 150 pikë bazë në 9% dhe vendosi t’i japë fund ciklit të lehtësimit të politikës monetare, duke......

Shqiptarët “harrojnë” shpejt, sigurohen vetëm pasi përmbyten - Avokatja: Ndërgjegjësimi shumë i ulët, e bëjnë vetëm ata që kanë kredi bankare
Duket se shqiptarët ndërgjegjësohen për sigurimin e pronave nga fatkeqësitë vetëm kur ato ndodhin dhe ekspozohen ndaj dëmeve shumë të mëdha. Autoriteti i......