200 mijë të punësuar, me paga false - Preken të rinjtë dhe të nënkualifikuarit, masat për bizneset

Afro 1/3 e punonjësve në të gjithë vendin nuk deklarojnë të ardhura të plota nga punësimi dhe rreth gjysma e përfaqësuesve të biznesit të intervistuar kanë pohuar se punësimi i punëtorëve me kontrata që nuk pasqyrojnë pagën e plotë është një praktikë e zakonshme.
Në këtë konkluzion del strategjia për Aftësi dhe Punësim 2023-2030 e hedhur për konsultim së fundmi, ku duke marrë në analizë numrin total të të punësuarve me pagë, rezulton se rreth 200 mijë punonjës janë të nëndeklaruar, çka u sjell atuyre kufizime në të ardhurat për pensionin e pleqerisë, në kreditim apo forma të tjera financimi.
Gjithashtu, sipas dokumentit, infomaliteti në punë ka përmasa edhe më të mëdha, pasi në vitin 2021 rezulton se vetëm 47.9% e të punësuarve në shkallë vendi, janë të punësuar me pagë , ndërsa pjesa tjetër janë punëtorë pa pagë që punojnë si të vetëpunësuar apo me familjet e tyre, apo informalë. Referuar strategjisë, punësimi informal edhe pse në trend rënës, mbetet relativisht më i lartë tek të rinjtë, punëtorët me kualifikim të ulët dhe në sektorë të caktuar të ekonomisë, si: bujqësia, ndërtimi dhe shërbimet e ushqimit dhe të akomodimit.
Punësimi informal dhe pa pagë të caktuar, deri në një fare mase, pasqyrohet në përqindjen e lartë të punësimit në bujqësi: 34 për qind e të gjitha vendeve të punës Tranzicioni i ekonomisë nga bujqësia drejt industrisë dhe shërbimeve si dhe drejt ekonomisë së gjelbër dhe digjitale parashikohet të sjellë përmirësime në këtë fenomen.
Për të përmirësuar ndërgjegjësimin e punëdhënësve dhe punëmarrësve në lidhje me të drejtat dhe përgjegjësitë, kërkesave ligjore të kushteve të punës, strategjia parashikon që institucionet të forcojnë sistemin informues e këshillues, përfshirë shërbimet për bizneset, si dhe të përdorin masa administrative për të parandaluar dhe minimizuar shkeljet e legjislacionit të punës, sidomos ato që lidhen me marrëdhëniet e punës, e sigurisë dhe shëndetit në punë.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Ministrat europianë të energjisë “rrëzojnë” komisionin - Nuk pranohet propozimi për vendosjen e kufirit të çmimit të gazit
Nuk ka dhënë asnjë rezultat, por përkundrazi ka theksuar dhe më shumë përçarjet ekzistuese mbledhja e ministrave të energjisë së Bashkimit Europian në......

Lulëzon industria e armëve në Europën Lindore - Lufta në Ukrainë nxit vendet të prodhojnë më shumë
Industria e armëve në Europën lindore po prodhon predha artilerie dhe furnizime të tjera ushtarake me një ritëm që nuk është parë që nga Lufta e Ftohtë. Kjo në......

Kush ia grabiti Krishtlindjet britanikëve? - Kriza financiare dhe Brexit “errësojnë” festat
Britanikët këtë vit nuk po i presin festat me optimizmin që i karakterizon. Pavarësisht dritave që ndricojnë në Londër, reklamat e festave në televizion......

BQE paralajmëron rritjen e normave të interesit - Inflacioni i lartë nuk ndalet dhe pritet të zgjasë në kohë
Banka Qendrore Europiane është e shqetësuar se inflacioni mund të jetë duke u rrënjosur, dhe për këtë arsye në mbledhjen e fundit u arrit në përfundimin se......

50% e italianëve, jo blerje për fundvit - Çmimet e shtrenjta, gjithnjë e më shumë njerëz reduktojnë shpenzimet
Çmimet e shtrenjta dhe inflacioni prej 12%, ‘errëson’ konsumin e familjeve italiane: sinjalet e para e frenimit kërcënojnë muajt e fundit të vitit, përfshirë......

Banka qendrore e Turqisë ul sërish normat e interesit - Inflacioni në vend është në nivelin rekord prej 85.5%
Banka qendrore e Turqisë uli sërish normat e interesit me 150 pikë bazë në 9% dhe vendosi t’i japë fund ciklit të lehtësimit të politikës monetare, duke......

Shqiptarët “harrojnë” shpejt, sigurohen vetëm pasi përmbyten - Avokatja: Ndërgjegjësimi shumë i ulët, e bëjnë vetëm ata që kanë kredi bankare
Duket se shqiptarët ndërgjegjësohen për sigurimin e pronave nga fatkeqësitë vetëm kur ato ndodhin dhe ekspozohen ndaj dëmeve shumë të mëdha. Autoriteti i......

Përfundon Grataçela më e hollë në botë dhe brendësia e saj është e jashtëzakonshme! (FOTOT)
Dizajnerët pas rrokaqiellit më të hollë në botë sapo u kanë dhënë fansave të jetesës ultra-luksoze një dhuratë të hershme për Krishtlindje. Firma Studio......