Lulëzon industria e armëve në Europën Lindore - Lufta në Ukrainë nxit vendet të prodhojnë më shumë

Industria e armëve në Europën lindore po prodhon predha artilerie dhe furnizime të tjera ushtarake me një ritëm që nuk është parë që nga Lufta e Ftohtë. Kjo në një kohë që qeveritë në rajon vazhdojnë përpjekjet për të ndihmuar Ukrainën më luftën e saj kundër Rusisë.
Aleatët e kanë furnizuar Kievin me armë dhe pajisje ushtarake që kur Rusia pushtoi fqinjin e saj më 24 shkurt duke reduktuar rezervat e tyre. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe dhanë ndihmën më të drejtpërdrejtë ushtarake për Ukrainën deri në 3 tetor, ndërsa Polonia renditet në vendin e tretë dhe Republika Çeke në vendin e nëntë.
Duke treguar ende kujdes ndaj Rusisë, disa vende të ish Traktatit të Varshavës e shohin ndihmën ndaj Ukrainës si një çështje të sigurisë rajonale. Dhjetëra zyrtarë dhe analistë të qeverive dhe kompanive që folën për agjencinë e lajmeve Reuters u shprehën se konflikti krijonte gjithashtu mundësi të reja për industrinë e armëve në rajon.
Sipas tyre, duke pasur parasysh realitetin e luftës së vazhdueshme në Ukrainë dhe qëndrimin e dukshëm të shumë vendeve të cilat synojnë të rrisin shpenzimet në fushën e mbrojtjes, ekziston një mundësi reale për të hyrë në tregje të reja dhe për të rritur të ardhurat nga eksporti në vitet e ardhshme.
Polonia aktualisht planifikon të investojë deri në 1.8 miliardë dollarë, gjatë dekadës së ardhshme, më shumë se dyfishi i objektivit të saj të paraluftës, në fushën e mbrojtjes.
Grupi për Armatimin Polak – PGZ - në pronësi të shtetit kontrollon më shumë se 50 kompani që prodhojnë armë dhe municione - nga transportuesit e blinduar te sistemet ajrore pa pilot - dhe ka aksione në dhjetëra të tjera.
PGZ do të prodhojë 1000 sisteme portative të mbrojtjes ajrore Piorun në vitin 2023 - jo të gjitha për Ukrainën - krahasuar me 600 në 2022-shin dhe 300 deri në 350 në vitet e mëparshme.
Kompania, e cila ka dorëzuar sisteme artilerie dhe mortajash, obus, jelek antiplumb, armë të vogla dhe municione në Ukrainë, ka të ngjarë të tejkalojë një objektiv të të ardhurave të paraluftës 2022 prej 1.49 miliardë dollarësh.
Në komunizëm, fabrikat e mëdha në Çekosllovaki, prodhuesi i dytë më i madh i armëve të Traktatit të Varshavës, Polonia dhe punësoi njerëz, për prodhimin e armëve për konfliktet e Luftës së Ftohtë që Moska nxiti në mbarë botën.
Ukraina ka marrë gati 2.1 miliardë dollarë armë dhe pajisje nga kompanitë çeke, rreth 95% e të cilave ishin dërgesa komerciale. Eksportet çeke të armëve këtë vit do të jenë më të lartat që nga viti 1989, me shumë kompani në sektor që poshtojnë vende pune dhe kapacitete.
Dorina Kurtaj / SCAN

Kush ia grabiti Krishtlindjet britanikëve? - Kriza financiare dhe Brexit “errësojnë” festat
Britanikët këtë vit nuk po i presin festat me optimizmin që i karakterizon. Pavarësisht dritave që ndricojnë në Londër, reklamat e festave në televizion......

BQE paralajmëron rritjen e normave të interesit - Inflacioni i lartë nuk ndalet dhe pritet të zgjasë në kohë
Banka Qendrore Europiane është e shqetësuar se inflacioni mund të jetë duke u rrënjosur, dhe për këtë arsye në mbledhjen e fundit u arrit në përfundimin se......

50% e italianëve, jo blerje për fundvit - Çmimet e shtrenjta, gjithnjë e më shumë njerëz reduktojnë shpenzimet
Çmimet e shtrenjta dhe inflacioni prej 12%, ‘errëson’ konsumin e familjeve italiane: sinjalet e para e frenimit kërcënojnë muajt e fundit të vitit, përfshirë......

Banka qendrore e Turqisë ul sërish normat e interesit - Inflacioni në vend është në nivelin rekord prej 85.5%
Banka qendrore e Turqisë uli sërish normat e interesit me 150 pikë bazë në 9% dhe vendosi t’i japë fund ciklit të lehtësimit të politikës monetare, duke......

Shqiptarët “harrojnë” shpejt, sigurohen vetëm pasi përmbyten - Avokatja: Ndërgjegjësimi shumë i ulët, e bëjnë vetëm ata që kanë kredi bankare
Duket se shqiptarët ndërgjegjësohen për sigurimin e pronave nga fatkeqësitë vetëm kur ato ndodhin dhe ekspozohen ndaj dëmeve shumë të mëdha. Autoriteti i......

Përfundon Grataçela më e hollë në botë dhe brendësia e saj është e jashtëzakonshme! (FOTOT)
Dizajnerët pas rrokaqiellit më të hollë në botë sapo u kanë dhënë fansave të jetesës ultra-luksoze një dhuratë të hershme për Krishtlindje. Firma Studio......

Rreth 500 mijë emigrantë arrijnë në MB për 12 muaj deri në qershor - Suella Braverman: Qeveria "kishte dështuar të kontrollonte kufijtë tanë"
Qeveria e Britanisë këmbënguli se Brexit do të jepte rezultat, edhe pse shifrat e reja treguan nivele rekord të emigracionit gjashtë vjet pasi vendi votoi për......

Pse Tesla po tërheq mbi 80 mijë makina të shitura në tregun kinez?!
Tesla Inc po tërheq më shumë se 80,000 makina të prodhuara dhe të importuara nga Kina të realizuara që nga viti 2013, për probleme me softuerin dhe rripat e......