Shqiptarët “harrojnë” shpejt, sigurohen vetëm pasi përmbyten - Avokatja: Ndërgjegjësimi shumë i ulët, e bëjnë vetëm ata që kanë kredi bankare

Duket se shqiptarët ndërgjegjësohen për sigurimin e pronave nga fatkeqësitë vetëm kur ato ndodhin dhe ekspozohen ndaj dëmeve shumë të mëdha. Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare raporton se për periudhën janar shtator të këtij viti, në total janë paguar vetëm rreth 16 milionë dollarë në portofolin Sigurimi nga zjarri dhe forcat e natyrës të kompanive të sigurimeve.
Ky portofol kishte shënuar trende rritëse deri në vitin 2018, kur edhe vendi u godit për disa sezone rresht nga përmbytjtet, për t’u ulur ndjeshëm gjatë tre viteve të fundit.
Në fund të vitit 2018, sigurimet në këtë portofol arritën në 1.67 miliardë lekë, ose mbi 16 milionë dollarë. Rënia e fortë erdhi në vitin 2019, kur totali i primeve në këtë portofol ra me 17%, në nivelin e 1.3 miliardë lekëve, afërisht 13 milionë dollarë. Trendi konfirmohet edhe nga Avokatja Zhuljeta Veizaj, e specializuar në ccështje sigurimesh.
Sipas Veizajt, praktikisht mbetet një portofol i cili i detyrohet në masë të madhe sektorit bankar. Ajo thotë se aktualisht, të vetmit qytetarë që e bëjnë gjumin e qetë nga përmbytjet janë aata që për shkak të kredive bankare janë detyruar të sigurojnë pronat nga zjarri e fatkeqësitë natyrore.
Në nivele modeste mbetet gjithë segmenti i sigurimit të pronave. Sipas të dhënave zyrtare, për periudhën janar tetor të këtij viti janë paguar në total 2.8 miliardë lekë, afërisht 28 milionë dollarë në këto portofole.
Lorenc Rabeta / SCAN
Sondazh

Përfundon Grataçela më e hollë në botë dhe brendësia e saj është e jashtëzakonshme! (FOTOT)
Dizajnerët pas rrokaqiellit më të hollë në botë sapo u kanë dhënë fansave të jetesës ultra-luksoze një dhuratë të hershme për Krishtlindje. Firma Studio......

Rreth 500 mijë emigrantë arrijnë në MB për 12 muaj deri në qershor - Suella Braverman: Qeveria "kishte dështuar të kontrollonte kufijtë tanë"
Qeveria e Britanisë këmbënguli se Brexit do të jepte rezultat, edhe pse shifrat e reja treguan nivele rekord të emigracionit gjashtë vjet pasi vendi votoi për......

Pse Tesla po tërheq mbi 80 mijë makina të shitura në tregun kinez?!
Tesla Inc po tërheq më shumë se 80,000 makina të prodhuara dhe të importuara nga Kina të realizuara që nga viti 2013, për probleme me softuerin dhe rripat e......

Rregullatori i energjisë në Britani heq dorë nga plani për të ‘kufizuar’ paratë e klientëve!
Rregullatori britanik i energjisë Ofgem të premten hoqi një kërkesë të planifikuar për furnitorët që të ‘rrethojnë’ bilancet e kredisë së klientëve, duke i......

Parlamenti Europian kërkon reformimin e procesit të vendimmarrjes për anëtarësimin dhe avancimin e negociatave!
Në deklaratën për shtyp pas përfundimit të punimeve të sesionit plenar më 23.11. kushtuar strategjisë së re të zgjerimit, theksohet që Parlamenti Evropian i......

Gjermania forcon të drejtat e azilkërkuesve!
Azilkërkuesve pa familje nuk mund t'u shkurtohet asistenca sociale me një normë fikse prej dhjetë për qind, vetëm sepse ata jetojnë në strehimore kolektive.......

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?!
Dollari amerikan vijon të regjistrojë humbje edhe këtë të premte teksa ka shënuar sërish rënie në raport me dje duke u blerë sot me 111.6 lekë dhe duke u......

Mbretëria e Bashkuar në frikë për sigurinë – Qeveria kufizon kamerat kineze në ndërtesat qeveritare
Qeveria britanike u tha departamenteve të saj që të ndalonin instalimin e kamerave të vëzhgimit të lidhura me Kinën në ndërtesa të ndjeshme, duke përmendur......