Gjermania forcon të drejtat e azilkërkuesve!

Azilkërkuesve pa familje nuk mund t'u shkurtohet asistenca sociale me një normë fikse prej dhjetë për qind, vetëm sepse ata jetojnë në strehimore kolektive. Këtë vendim e mori këtë javë Gjykata Kushtetuese e Gjermanisë. Gjykatësit thanë se ndarja e dhomës me azilkërkues të tjerë, nuk çon domosdoshmërish në kursimin e shpenzimeve. "Niveli i nevojave të veçanta" i prezantuar në 2019 është i papajtueshëm me "të drejtën themelore për të garantuar jetese dinjitoze".
Të prekur nga ky vendim i gjykatës janë të gjithë azilkërkuesit që jetojnë vetëm, pra, pa familje, nëpër strehimore refugjatësh, dhe që jetojnë në Gjermani prej së paku 18 muajsh. Këtej e tutje atyre do t'u rritet asistenca sociale me 10 %. Nëse më parë ata kanë bërë ankesë me shkrim, atëherë mund të llogarisin edhe me një rritje të asistencës sociale për muajt e mëparshëm, duke filluar nga shtatori i vitit 2019.
Çështjen e çoi në Gjykatën Kushtetuese Shoqata për të Drejtat e Lirisë (GFF). Për të kontrolluar rregulloren në Karlsruhe, ajo kishte hartuar një model që e përdori një gjyqtar në Gjykatën Sociale të Dyseldorfit. Atje, një burrë nga Sri Lanka kishte bërë kërkesë për rritje të asistencës sociale për disa muaj në vitet 2019 dhe 2020. Paditësi argumentoi se ai nuk kishte raport miqësor me azilkërkuesit e tjerë të dhomës dhe as nuk gatuante e as nuk kishte ekonomi të përbashkët me ta. Si rrjedhojë, bashkëbanimi nuk kishte asnjë efekt kursimi, thuhet në deklaratë e Gjykatës.
Në vitin 2019, qeveria federale e përbërë nga CDU/CSU dhe SPD ishte e mendimit se azilkërkuesit që i ndajnë dhomat me të tjerët, mund të kursejnë, duke gatuar së bashku për shembull, ose duke përdorur së bashku kuzhinat e përbashkëta. Prandaj edhe qeveria vendosi t'ua shkurtonte atyre asistencën sociale me 10 % për person, duke u dhënë atyre po aq ndihmë sociale, sa ç'u jepte personave që jetojnë në çift. Tani qeveria gjermane duhet të reagojë ndaj vendimit të Gjykatës dhe ta përshtatë asistencën sociale për këta persona, nga 330 euro në muaj, në 367 në muaj.
Shoqata gjermane që angazhohet për të drejtat e refugjatëve e përshëndeti vendimin e Gjykatës kushtetuese: "Ky rregull i Ligjit të Asistencës Sociale për Azilkërkuesit që u rrëzua sot nuk është i vetmi rregull në kundërvajtje me Kushtetutën. Ne jemi të mendimit se e gjithë kjo rregullore e posaçme diskriminuese duhet të rrëzohet!”, deklaroi organizata në një mesazh në Twitter. DW
E . S / SCAN
Sondazh

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?!
Dollari amerikan vijon të regjistrojë humbje edhe këtë të premte teksa ka shënuar sërish rënie në raport me dje duke u blerë sot me 111.6 lekë dhe duke u......

Mbretëria e Bashkuar në frikë për sigurinë – Qeveria kufizon kamerat kineze në ndërtesat qeveritare
Qeveria britanike u tha departamenteve të saj që të ndalonin instalimin e kamerave të vëzhgimit të lidhura me Kinën në ndërtesa të ndjeshme, duke përmendur......

Nafta publikon humbje javore prej rreth 2% - Putin: Nuk do të shesim naftë ndaj vendeve që vendosin tavan mbi çmimet
Nafta po qëndron në rritje të lehtë në sesionin e sotëm, pas disa ditësh me radhë në rënie, për shkak të ngadalësimit të kërkesës nga Kina, si pasojë e rritjes......

Dollari publikon humbje javore prej rreth 1% - Politikëbërësit e FED, pro ngadalësimit të politikave monetare
Tregu i monedhave po shfaqet i qëndrueshëm në sesionin e sotëm, por dollari amerikan pritet të publikojë humbje javore dhe po qëndron në nivelin më të ulët në......

Bursat europiane, të qëndrueshme - Volum i ulët i shkëmbimeve tregtare pasi Wall Street është pushim
Bursat europiane po ndryshojnë minimalisht edhe në sesionin e sotëm, ndërsa investitorët po e cilësojnë si një sesion pauzë, edhe për shkak se Wall Street do......

60 % e vendeve të punës në Shqipëri zihen me “mik” - Si do ndryshojë skema e ofrimit të shërbimeve për punëkërkuesit
Tregu shqiptar funksionon ende me “mik” kur bëhet fjalë për fjalë për punësimin në sektorin privat apo atë publik. Strategjia Kombëtare e Punësimit dhe......

Propozimi për kufirin e çmimit të gazit rus - Ulet nafta pas lehtësimit të shqetësimeve për furnizim
Çmimi i naftës ka pësuar rënie duke u luhatur rreth niveleve më të ulëta të dy muajve të fundit, pasi propozimi i vendeve të G7-ës, për një kufi të çmimit të......

Falimentimi i FTX: Rregullatorët globalë monitorojnë platformat e kriptove!
Falimentimi i bujshëm i FTX e ka bërë më se të domosdoshëm rregullimin e sektorit të kriptove dhe monitorimi i platformave të tilla do të jetë dhe fokusi......