60 % e vendeve të punës në Shqipëri zihen me “mik” - Si do ndryshojë skema e ofrimit të shërbimeve për punëkërkuesit

Tregu shqiptar funksionon ende me “mik” kur bëhet fjalë për fjalë për punësimin në sektorin privat apo atë publik. Strategjia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive 2023-2030, e hedhur për konsultim publik, nxjerr në pah se mekanizmi i tregut të punës në Shqipëri ka ende nevojë për përmirësim përsa i përket ndërmjetësimit efikas dhe gjithpërshirëses, si dhe përputhjes më të mirë të ofertës dhe kërkesës për punë, krahasuar me nivelin mesatar në vendet e BE-së.
Sipas dokumentit, kanalet joformale siç janë kontaktet personale apo rekomandimet nga të tjerët, janë – deri tani – kanali më i rëndësishëm dhe më i përdorur për rekrutimin e punonjësve. Në dokument thuhet se kompanitë dinamike, kompanitë e mëdha dhe ato me pronësi të huaj janë më të prirura të shfytëzojnë kanalet joformale për rektrutimin e stafit.
Strategjia vë në dukje se dominimi i kanaleve joformale në rreth 60% dhe ofrimi i vendeve të punës për ata, që tashmë janë të punësuar në biznese të tjera rreth 10% , janë indikatorë të vështirësive që kanë punëdhënësit në identifikimin e punonjësve me aftësitë e duhura, si dhe në identifikimin e punonjësve nëpërmjet kanaleve formale dhe shërbimeve profesionale.
Në këtë pikë vihet në dukje nevoja për konsolidimin e mëtjeshëm të shërbimeve të punësimit si dhe shfrytëzim më të lartë më nga punëdhënësit. Aktualisht, vetëm 7.4% e punëdhënesve nga sektori privat përdorin shërbimet publike të punësimit për të rekrutuar punonjës. Analiza tregon se shërbimet e ndërmjetësimit duhet të rrisin efikasitetin dhe nivelin e mbulimit për të adresuar mospërputhjen e aftësive mes kërkesës dhe ofërtës.
Për ta bërë këtë, duhet investuar në zhvillimin e produkteve digjitale për punëdhënësin dhe punëkërkuesin, por edhe të ndryshojë modelin e ofrimit të shërbimeve. Po ashtu, nënvizohet se shërbimet publike të punësimit duhet të bëhen gjithnjë e më shumë pjesë e një ekosistemi më të gjerë të shërbimeve të punësimit, si në vendet anëtare të BE-së dhe me fokus më të madh në zhvillimin e aftësive, adresimin e barrierave të tjera të punëkërkuesve për të hyrë në tregun e punës dhe për të gjetur punë, si dhe për lehtësuar tranzicionin e punësimit.
Kjo kërkon zhvillimin e sistemit për monitorimin dhe parashikimin e aftësive, por edhe krijimin e sistemeve mbështetëse duke bashkuar një sërë aktorësh të tjerë.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Propozimi për kufirin e çmimit të gazit rus - Ulet nafta pas lehtësimit të shqetësimeve për furnizim
Çmimi i naftës ka pësuar rënie duke u luhatur rreth niveleve më të ulëta të dy muajve të fundit, pasi propozimi i vendeve të G7-ës, për një kufi të çmimit të......

Falimentimi i FTX: Rregullatorët globalë monitorojnë platformat e kriptove!
Falimentimi i bujshëm i FTX e ka bërë më se të domosdoshëm rregullimin e sektorit të kriptove dhe monitorimi i platformave të tilla do të jetë dhe fokusi......

“Black Friday” në Neptun, 2 javë oferta - Kulmi i uljeve në 25 nëntor. Nga 30-55% në të gjitha kategoritë e elektroshtëpiakeve
Jemi zyrtarisht në periudhën kur ofertat arrijnë kulmin. E nuk kishte se si Black Friday të mungonte në gjigandin e elektroshtëpiakeve. Kësaj radhe, oferta......

39% më pak leje ndërtimi - Tirana, Durrësi, Korça zënë 69% të totalit. Berati me rritjen më të madhe!
Shifrat e publikuara së fundmi nga “Instituti i Statistikave” për tremujorin e tretë të vitit 2022, tregojnë se numri i lejeve të ndërtimit ka pësuar rënie......

Turbina me erë më e madhe në botë - Kina prezanton prodhimin e saj më të fundit prej 16 megavat
Turbina me erë më e madhe në botë prej 16 megavat, në det të hapur, është prodhuar në Kinë dhe është prezantuar në provincën Fjiuan në lindje të vendit. Ajo......

Gjeli i detit në SHBA, tashmë një vakt luksi - Amerikanët shpenzojnë më shumë për festën e Falenderimeve
Çmimet e gjelit të detit janë rritur që nga viti i kaluar, duke bërë që familjet amerikane të paguajnë më shumë për festën e falenderimeve. Fermerët......

Britani, fatura vjetore e energjisë mbi 4 mijë paund - Çmimi do të jetë i pandryshueshëm nga janari deri në mars 2023
Rregullatori britanik i energjisë “Ofgem” bëri të ditur se kufiri i çmimit për faturat mesatare vjetore për energjinë që konsumojnë familjet do të rritet me......

Projekti i Portit shkel MSA - Opozita, kundërshti të forta në Kuvend: Nuk përfitojnë shqiptarët!
Projekti i qeverisë shqiptare me investitorin nga Dubai Mohamed Alaabar, për Marinën e Jahteve në Portin e Durrësit ka sjellë përplasje të forta në......