Dollari publikon humbje javore prej rreth 1% - Politikëbërësit e FED, pro ngadalësimit të politikave monetare

Tregu i monedhave po shfaqet i qëndrueshëm në sesionin e sotëm, por dollari amerikan pritet të publikojë humbje javore dhe po qëndron në nivelin më të ulët në 3 muajt e fundit. Monedha amerikane u dobësua ndjeshëm të mërkurën dhe të enjten për shkak se politikëbërësit e Rezervës Federale në SHBA kanë mbështetur idenë e ngadalësimit të hapit të rritjes së interesave. Edhe volumi i tregtisë parashikohet të jetë i ulët në sesionin e sotëm për se Wall Street do të qëndrojë pushim, me rastin e Ditës së Falenderimeve.
Paundi britanik vijoi tendencën në rritje edhe në sesionin e sotëm dhe po tregtohet në mbi 1.21 dollarë, ndërsa gjatë kësaj jave u rrit me rreth 2%. Edhe euro, qëndrueshëm po tregtohet në mbi 1.04 dollarë. Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan, përballë gjastë monedhave kryesore ndërkombëtare po qëndron në rreth 105.8, niveli më i ulët në 3 muajt e fundit, ndërsa gjatë kësaj jave ka rënë me rreth 1%.
Përsa i përket Bankës Qendrore Europiane, investitorët parashikojnë se në takimin e dhjetorit norma bazë e interesit do të rritet me 50 pikë bazë. Në tregun e kriptomonedhave, bitcoin po tregtohet pranë nivelit më të ulët në 2 vitet e fundit, prej 16,400 dollarë. Ethereum po tregtohet në rreth 1180 dollarë.
SCAN
Sondazh

Bursat europiane, të qëndrueshme - Volum i ulët i shkëmbimeve tregtare pasi Wall Street është pushim
Bursat europiane po ndryshojnë minimalisht edhe në sesionin e sotëm, ndërsa investitorët po e cilësojnë si një sesion pauzë, edhe për shkak se Wall Street do......

60 % e vendeve të punës në Shqipëri zihen me “mik” - Si do ndryshojë skema e ofrimit të shërbimeve për punëkërkuesit
Tregu shqiptar funksionon ende me “mik” kur bëhet fjalë për fjalë për punësimin në sektorin privat apo atë publik. Strategjia Kombëtare e Punësimit dhe......

Propozimi për kufirin e çmimit të gazit rus - Ulet nafta pas lehtësimit të shqetësimeve për furnizim
Çmimi i naftës ka pësuar rënie duke u luhatur rreth niveleve më të ulëta të dy muajve të fundit, pasi propozimi i vendeve të G7-ës, për një kufi të çmimit të......

Falimentimi i FTX: Rregullatorët globalë monitorojnë platformat e kriptove!
Falimentimi i bujshëm i FTX e ka bërë më se të domosdoshëm rregullimin e sektorit të kriptove dhe monitorimi i platformave të tilla do të jetë dhe fokusi......

“Black Friday” në Neptun, 2 javë oferta - Kulmi i uljeve në 25 nëntor. Nga 30-55% në të gjitha kategoritë e elektroshtëpiakeve
Jemi zyrtarisht në periudhën kur ofertat arrijnë kulmin. E nuk kishte se si Black Friday të mungonte në gjigandin e elektroshtëpiakeve. Kësaj radhe, oferta......

39% më pak leje ndërtimi - Tirana, Durrësi, Korça zënë 69% të totalit. Berati me rritjen më të madhe!
Shifrat e publikuara së fundmi nga “Instituti i Statistikave” për tremujorin e tretë të vitit 2022, tregojnë se numri i lejeve të ndërtimit ka pësuar rënie......

Turbina me erë më e madhe në botë - Kina prezanton prodhimin e saj më të fundit prej 16 megavat
Turbina me erë më e madhe në botë prej 16 megavat, në det të hapur, është prodhuar në Kinë dhe është prezantuar në provincën Fjiuan në lindje të vendit. Ajo......

Gjeli i detit në SHBA, tashmë një vakt luksi - Amerikanët shpenzojnë më shumë për festën e Falenderimeve
Çmimet e gjelit të detit janë rritur që nga viti i kaluar, duke bërë që familjet amerikane të paguajnë më shumë për festën e falenderimeve. Fermerët......