Nafta publikon humbje javore prej rreth 2% - Putin: Nuk do të shesim naftë ndaj vendeve që vendosin tavan mbi çmimet

Nafta po qëndron në rritje të lehtë në sesionin e sotëm, pas disa ditësh me radhë në rënie, për shkak të ngadalësimit të kërkesës nga Kina, si pasojë e rritjes së infektimeve me Covid-19. Edhe raportimet se vendet e G7-ës do të vendosin një tavan më të lartë për çmimet e naftës ruse kanë ushtruar presion mbi çmimet. Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 85 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 78 dollarë për fuçi.
Megjithatë, volumi i shkëmbimeve tregtare pritet të jetë i ulët edhe në tregun e naftës, për shkak të Ditës së Falenderimeve në SHBA. Të dyja kontratat pritet të publikojnë humbje prej rreth 2%, gjatë kësaj jave. Investitorët janë të shqetësuar për rritjen e infektimeve me Covid-19 në Kinë, që është importuesja më e madhe e naftës në botë. Analistët vlerësojnë se kërkesa nga ky vend ka rënë me rreth 1 milionë fuçi në ditë, në totalin e 13 milionë fuçive në ditë.
Ndërkohë, diplomatët e vendeve anëtare të G7-ës dhe Bashkimi Europian po diskutojnë vendosjen e një tavani prej 65 deri në 70 dollarë për fuçi për naftën ruse, me synimin për të limituar financimin e ofensivës ushtarake të Moskës në Ukrainë. Në anën tjetër, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se vendi i tij nuk do të shesë naftë ndaj vendeve që bëhen pjesë e marrëveshjes për vendosjen e këtij tavani.
SCAN
Sondazh

Dollari publikon humbje javore prej rreth 1% - Politikëbërësit e FED, pro ngadalësimit të politikave monetare
Tregu i monedhave po shfaqet i qëndrueshëm në sesionin e sotëm, por dollari amerikan pritet të publikojë humbje javore dhe po qëndron në nivelin më të ulët në......

Bursat europiane, të qëndrueshme - Volum i ulët i shkëmbimeve tregtare pasi Wall Street është pushim
Bursat europiane po ndryshojnë minimalisht edhe në sesionin e sotëm, ndërsa investitorët po e cilësojnë si një sesion pauzë, edhe për shkak se Wall Street do......

60 % e vendeve të punës në Shqipëri zihen me “mik” - Si do ndryshojë skema e ofrimit të shërbimeve për punëkërkuesit
Tregu shqiptar funksionon ende me “mik” kur bëhet fjalë për fjalë për punësimin në sektorin privat apo atë publik. Strategjia Kombëtare e Punësimit dhe......

Propozimi për kufirin e çmimit të gazit rus - Ulet nafta pas lehtësimit të shqetësimeve për furnizim
Çmimi i naftës ka pësuar rënie duke u luhatur rreth niveleve më të ulëta të dy muajve të fundit, pasi propozimi i vendeve të G7-ës, për një kufi të çmimit të......

Falimentimi i FTX: Rregullatorët globalë monitorojnë platformat e kriptove!
Falimentimi i bujshëm i FTX e ka bërë më se të domosdoshëm rregullimin e sektorit të kriptove dhe monitorimi i platformave të tilla do të jetë dhe fokusi......

“Black Friday” në Neptun, 2 javë oferta - Kulmi i uljeve në 25 nëntor. Nga 30-55% në të gjitha kategoritë e elektroshtëpiakeve
Jemi zyrtarisht në periudhën kur ofertat arrijnë kulmin. E nuk kishte se si Black Friday të mungonte në gjigandin e elektroshtëpiakeve. Kësaj radhe, oferta......

39% më pak leje ndërtimi - Tirana, Durrësi, Korça zënë 69% të totalit. Berati me rritjen më të madhe!
Shifrat e publikuara së fundmi nga “Instituti i Statistikave” për tremujorin e tretë të vitit 2022, tregojnë se numri i lejeve të ndërtimit ka pësuar rënie......

Turbina me erë më e madhe në botë - Kina prezanton prodhimin e saj më të fundit prej 16 megavat
Turbina me erë më e madhe në botë prej 16 megavat, në det të hapur, është prodhuar në Kinë dhe është prezantuar në provincën Fjiuan në lindje të vendit. Ajo......