Banka qendrore e Turqisë ul sërish normat e interesit - Inflacioni në vend është në nivelin rekord prej 85.5%

Banka qendrore e Turqisë uli sërish normat e interesit me 150 pikë bazë në 9% dhe vendosi t’i japë fund ciklit të lehtësimit të politikës monetare, duke përmendur rritjen e rreziqeve për shkak të inflacionit.
Banka Qendrore e Turqisë ka qenë nën presion të vazhdueshëm nga Presidenti Rexhep Tajip Erdogan për të vazhduar uljen e normave pavarësisht rritjes së inflacionit, i cili arriti në 85.5% nga viti në vit në tetor, ndërsa çmimet e ushqimeve dhe energjisë vazhduan të rriten. Në një deklaratë për mediat Banka qendrore sqarou se duke marrë parasysh rreziqet në rritje në lidhje me kërkesën globale, komiteti vlerësoi se norma aktuale është e përshtatshme dhe vendosi t’i japë fund ciklit të uljes së normës që nisi në gusht.
Presidenti Erdogan vazhdon të këmbëngulë se rriyja e normave të interesit, një nismë e ndërmarrë nga bankat qendrore në të gjithë botën, do të dëmtonte ekonominë turke. Një këmbëngulje kjo që sipas ekonomistëve ka shkaktuar një zhvlerësim të konsiderueshëm të monedhës vendase dhe ka rritur inflacionin. Presidenti turk ka deklaruar vazhdimisht qëllimin e tij për të ulur normën e interesit në një shifër brena këtij viti.
Sipas bankës qendrore të Turqisë, pasojat negative të kufizimeve të ofertës në disa sektorë, vecanërisht ushqimet bazë, janë zbutur si pasojë e zgjidhjeve strategjike. Por nga ana tjetër tendenca në rritje e cmimeve të prodhimit dhe konsumit vazhdon në shkallë ndërkombëtare.
Efektet e inflacionit të lartë global në pritshmëritë inflacioniste dhe tregjet financiare ndërkombëtare monitorohen nga afër. Për më tepër, bankat qendrore në ekonomitë e përparuara theksojnë se rritja e inflacionit mund të zgjasë më shumë se sa ishte parashikuar më parë për shkak të nivelit të lartë të çmimeve të energjisë, çekuilibrit mes ofertës dhe kërkesës dhe ngurtësisë në tregjet e punës.
Dorina Kurtaj /SCAN
Sondazh

Shqiptarët “harrojnë” shpejt, sigurohen vetëm pasi përmbyten - Avokatja: Ndërgjegjësimi shumë i ulët, e bëjnë vetëm ata që kanë kredi bankare
Duket se shqiptarët ndërgjegjësohen për sigurimin e pronave nga fatkeqësitë vetëm kur ato ndodhin dhe ekspozohen ndaj dëmeve shumë të mëdha. Autoriteti i......

Përfundon Grataçela më e hollë në botë dhe brendësia e saj është e jashtëzakonshme! (FOTOT)
Dizajnerët pas rrokaqiellit më të hollë në botë sapo u kanë dhënë fansave të jetesës ultra-luksoze një dhuratë të hershme për Krishtlindje. Firma Studio......

Rreth 500 mijë emigrantë arrijnë në MB për 12 muaj deri në qershor - Suella Braverman: Qeveria "kishte dështuar të kontrollonte kufijtë tanë"
Qeveria e Britanisë këmbënguli se Brexit do të jepte rezultat, edhe pse shifrat e reja treguan nivele rekord të emigracionit gjashtë vjet pasi vendi votoi për......

Pse Tesla po tërheq mbi 80 mijë makina të shitura në tregun kinez?!
Tesla Inc po tërheq më shumë se 80,000 makina të prodhuara dhe të importuara nga Kina të realizuara që nga viti 2013, për probleme me softuerin dhe rripat e......

Rregullatori i energjisë në Britani heq dorë nga plani për të ‘kufizuar’ paratë e klientëve!
Rregullatori britanik i energjisë Ofgem të premten hoqi një kërkesë të planifikuar për furnitorët që të ‘rrethojnë’ bilancet e kredisë së klientëve, duke i......

Parlamenti Europian kërkon reformimin e procesit të vendimmarrjes për anëtarësimin dhe avancimin e negociatave!
Në deklaratën për shtyp pas përfundimit të punimeve të sesionit plenar më 23.11. kushtuar strategjisë së re të zgjerimit, theksohet që Parlamenti Evropian i......

Gjermania forcon të drejtat e azilkërkuesve!
Azilkërkuesve pa familje nuk mund t'u shkurtohet asistenca sociale me një normë fikse prej dhjetë për qind, vetëm sepse ata jetojnë në strehimore kolektive.......

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?!
Dollari amerikan vijon të regjistrojë humbje edhe këtë të premte teksa ka shënuar sërish rënie në raport me dje duke u blerë sot me 111.6 lekë dhe duke u......