BQE paralajmëron rritjen e normave të interesit - Inflacioni i lartë nuk ndalet dhe pritet të zgjasë në kohë

Banka Qendrore Europiane është e shqetësuar se inflacioni mund të jetë duke u rrënjosur, dhe për këtë arsye në mbledhjen e fundit u arrit në përfundimin se normat e interesit do të rriten sërish.
BQE rriti normat me 75 pikë bazë në 1.5% në takim, për të luftuar inflacionin e lartë, duke e çuar rritjen totale të saj në 200 pikë bazë që nga korriku. Gjithashtu në rend të ditës u vendos dhe reduktimi i buxhetit prej 9 trilionë eurosh të bankës, duke u afruar më shumë tek zbutjet e blerjeve të borxhit të qeverisë që rrezikonin rindezjen e inflacionit.
BQE shtoi se disa politikëbërës madje shprehën pikëpamjen se “shtrëngimi monetar ndoshta do të duhej të vazhdonte. Kjo pasi qëndrimi i politikës monetare të normalizohej dhe të ishte zhvendosur në një territor gjerësisht neutral.
Rritja e normës me 75 pikë bazë u mbështet nga një shumicë e madhe, megjithëse disa politikëbërës kërkonin një lëvizje më të vogël, me 50 pikë bazë.
Ndërsa BQE-ja është e vendosur për rritje të mëtejshme të normës, tregjet tani presin një lëvizje më modeste, me 50 pikë bazë më 15 dhjetor, pasi disa politikëbërës sugjeruan se një ngadalësim pas rritjeve të njëpasnjëshme prej 75 pikësh bazë, ishte i përshtatshëm.
Një kompromis i mundshëm mund të jetë dhe që një rritje më e vogël e normës të shoqërohet me fillimin e reduktimit të portofolit të obligacioneve të blera në kuadër të Programit të Blerjes së Aseteve prej 3.3 trilion euro të BQE-së, në një proces të njohur si shtrëngim sasior.
Edhe nëse BQE-ja ngadalësohet, tregjet parashikojnë që norma e depozitave të dyfishohet në 3% vitin e ardhshëm pasi inflacionit, tani në 10.6%, do t’i duhen vite, ndoshta deri në vitin 2025, që të arrijë në objektivin e BQE-së prej 2%.
Dorina Kurtaj / SCAN

50% e italianëve, jo blerje për fundvit - Çmimet e shtrenjta, gjithnjë e më shumë njerëz reduktojnë shpenzimet
Çmimet e shtrenjta dhe inflacioni prej 12%, ‘errëson’ konsumin e familjeve italiane: sinjalet e para e frenimit kërcënojnë muajt e fundit të vitit, përfshirë......

Banka qendrore e Turqisë ul sërish normat e interesit - Inflacioni në vend është në nivelin rekord prej 85.5%
Banka qendrore e Turqisë uli sërish normat e interesit me 150 pikë bazë në 9% dhe vendosi t’i japë fund ciklit të lehtësimit të politikës monetare, duke......

Shqiptarët “harrojnë” shpejt, sigurohen vetëm pasi përmbyten - Avokatja: Ndërgjegjësimi shumë i ulët, e bëjnë vetëm ata që kanë kredi bankare
Duket se shqiptarët ndërgjegjësohen për sigurimin e pronave nga fatkeqësitë vetëm kur ato ndodhin dhe ekspozohen ndaj dëmeve shumë të mëdha. Autoriteti i......

Përfundon Grataçela më e hollë në botë dhe brendësia e saj është e jashtëzakonshme! (FOTOT)
Dizajnerët pas rrokaqiellit më të hollë në botë sapo u kanë dhënë fansave të jetesës ultra-luksoze një dhuratë të hershme për Krishtlindje. Firma Studio......

Rreth 500 mijë emigrantë arrijnë në MB për 12 muaj deri në qershor - Suella Braverman: Qeveria "kishte dështuar të kontrollonte kufijtë tanë"
Qeveria e Britanisë këmbënguli se Brexit do të jepte rezultat, edhe pse shifrat e reja treguan nivele rekord të emigracionit gjashtë vjet pasi vendi votoi për......

Pse Tesla po tërheq mbi 80 mijë makina të shitura në tregun kinez?!
Tesla Inc po tërheq më shumë se 80,000 makina të prodhuara dhe të importuara nga Kina të realizuara që nga viti 2013, për probleme me softuerin dhe rripat e......

Rregullatori i energjisë në Britani heq dorë nga plani për të ‘kufizuar’ paratë e klientëve!
Rregullatori britanik i energjisë Ofgem të premten hoqi një kërkesë të planifikuar për furnitorët që të ‘rrethojnë’ bilancet e kredisë së klientëve, duke i......

Parlamenti Europian kërkon reformimin e procesit të vendimmarrjes për anëtarësimin dhe avancimin e negociatave!
Në deklaratën për shtyp pas përfundimit të punimeve të sesionit plenar më 23.11. kushtuar strategjisë së re të zgjerimit, theksohet që Parlamenti Evropian i......