50% e italianëve, jo blerje për fundvit - Çmimet e shtrenjta, gjithnjë e më shumë njerëz reduktojnë shpenzimet

Çmimet e shtrenjta dhe inflacioni prej 12%, ‘errëson’ konsumin e familjeve italiane: sinjalet e para e frenimit kërcënojnë muajt e fundit të vitit, përfshirë këtu dhe blerjet për vit të ri. Shqetësimi tek qytetarët është në rritje, aq sa shkakton reduktim të shpenzimeve, të konfirmuar nga analiza e rezultateve të shoqërisë lider në tregun dixhital, Toluna.
Në një kampion përfaqësues prej 1.044 personash, pjesa më e madhe e të intervistuarve, 94%, mendon se inflacioni do të zgjasë në kohë, me rritje të vazhdueshme çmimesh; 87% mendon se rritja e përgjithshme e çmimeve do të ndikojë – mjaftueshëm ose shumë – në zgjedhjet e konsumit të familjeve. Nga analiza del në pah se nuk ka ndryshime të rëndësishme gjeografike apo moshe në sjellje, për sa i përket shpenzimeve. Në 9 raste nga 10 shtrenjtimi i çmimeve ka shkaktuar pesimizëm dhe shqetësim, duke ndikuar në zgjedhjet e konsumit për familjet.
Nga një e treta deri tek gjysma e të intervistuarve – në varësi të llojit të produkteve – vendosën që të shtyjnë apo anulojnë shpenzimet që kishin në program për të bërë brenda fundit të 2022-shit për shkak të çmimeve të larta.
Shqetësues në mënyrë të veçantë është fakti se 30% e të intervistuarve, pohojnë se kanë shtyrë për në vitin 2023, apo dhe kanë anuluar, shpenzime për sa i përket shëndetit, si dentisti, ndërhyrje private apo vizita kontrolli. Raporti thekson se reduktimi i shpenzimeve përqendrohet tek argëtimi apo tek aktivitetet jashtë shtëpisë.
Më shumë se katër persona në 10 pranojnë se kanë anuluar apo shtyrë në kohë blerjen e pajisjeve elektronike, udhëtimet apo pushimet. Pothuajse pesë në 10, kanë hequr dorë nga blerja e pajisjeve elektroshtëpiake apo arredimit të shtëpisë. E njëjta shifër është dhe për ata që heqin dorë nga shpenzimet për veshjet, ndërsa mes atyre që kishin në program të blinin bizhuteri apo automjete, vetëm 9% deklarojnë se duan t’i realizojnë blerjet.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Banka qendrore e Turqisë ul sërish normat e interesit - Inflacioni në vend është në nivelin rekord prej 85.5%
Banka qendrore e Turqisë uli sërish normat e interesit me 150 pikë bazë në 9% dhe vendosi t’i japë fund ciklit të lehtësimit të politikës monetare, duke......

Shqiptarët “harrojnë” shpejt, sigurohen vetëm pasi përmbyten - Avokatja: Ndërgjegjësimi shumë i ulët, e bëjnë vetëm ata që kanë kredi bankare
Duket se shqiptarët ndërgjegjësohen për sigurimin e pronave nga fatkeqësitë vetëm kur ato ndodhin dhe ekspozohen ndaj dëmeve shumë të mëdha. Autoriteti i......

Përfundon Grataçela më e hollë në botë dhe brendësia e saj është e jashtëzakonshme! (FOTOT)
Dizajnerët pas rrokaqiellit më të hollë në botë sapo u kanë dhënë fansave të jetesës ultra-luksoze një dhuratë të hershme për Krishtlindje. Firma Studio......

Rreth 500 mijë emigrantë arrijnë në MB për 12 muaj deri në qershor - Suella Braverman: Qeveria "kishte dështuar të kontrollonte kufijtë tanë"
Qeveria e Britanisë këmbënguli se Brexit do të jepte rezultat, edhe pse shifrat e reja treguan nivele rekord të emigracionit gjashtë vjet pasi vendi votoi për......

Pse Tesla po tërheq mbi 80 mijë makina të shitura në tregun kinez?!
Tesla Inc po tërheq më shumë se 80,000 makina të prodhuara dhe të importuara nga Kina të realizuara që nga viti 2013, për probleme me softuerin dhe rripat e......

Rregullatori i energjisë në Britani heq dorë nga plani për të ‘kufizuar’ paratë e klientëve!
Rregullatori britanik i energjisë Ofgem të premten hoqi një kërkesë të planifikuar për furnitorët që të ‘rrethojnë’ bilancet e kredisë së klientëve, duke i......

Parlamenti Europian kërkon reformimin e procesit të vendimmarrjes për anëtarësimin dhe avancimin e negociatave!
Në deklaratën për shtyp pas përfundimit të punimeve të sesionit plenar më 23.11. kushtuar strategjisë së re të zgjerimit, theksohet që Parlamenti Evropian i......

Gjermania forcon të drejtat e azilkërkuesve!
Azilkërkuesve pa familje nuk mund t'u shkurtohet asistenca sociale me një normë fikse prej dhjetë për qind, vetëm sepse ata jetojnë në strehimore kolektive.......