“Ndërtimet pa leje do konfiskohen për përdorim publik” - Balluku: Synojmë dekurajimin e kompanive ndërtuese që shkelin ligjin

Këshilli i Ministrave ka miratuar këtë të mërkur një akt që penalizon ndërtimet pa leje duke konfiskuar shtesat e kryera në kundërshtim me ligjin. Lajmin e ka bërë të ditur zv.kryeministrja Belinda Balluku e cila tha se këto shtesa do shkojnë në ndihmë të qytetarëve të cilët preken nga projekte publike.
"Akti ka të bëjë me të gjitha ndërtesat pa leje në Shqipëri ose siç ka të bëjë me një trend të ndërtimit të shtesave mbi lejen e dhënë. Ky lloj trendi ka një lloj sjellje që pavarësisht se leja ka 7 kate i bëjmë dhe 3 kate për t’i legalizuar më pak. Kjo nuk do të lejohet më. Të gjitha këto ndërtesa të cilat kanë këtë lloj specifike do të konfiskohen për përdorim publik. Për çdo ndërtesë që rezulton se ka shkelur lejen ose çdo ndërtesë të ndërtuar pa leje do te këtë edhe një investigim për institucionet që kanë pasur për detyrë kontrollin e territorit. Nuk do të ketë tolerancë për asnjë nga ndërtuesit që kanë ndërtuar pa leje. Gjithçka që është ndërtuar pa leje do të kalojë në përfitim të popullit", u shpreh Balluku.
Për ndërtuesit pa leje zv.kryeministrja deklaroi se përveç gjobës do të duhen dhe të paguajnë atë shtesë që kanë bërë nëse duan ta kenë pronë të tyre.
Marinela Lina / SCAN
Sondazh

Trageti i parë në botë me emetim zero nis lundrimin - Sistemi i filtrave i frymëzuar nga teknologjia ekzistuese
Një traget i ri me emetim zero ka nisur lundrimet midis Marsejës dhe Korsikës. Në një industri së pari, sistemi i filtrimit të grimcave të imëta të tragetit......

Formula e re: Rritje e indeksim të përvitshëm pagash! Propozimi: Çdo 1 korrik, indeksim sa inflacioni e rritje sa 1/3 e rritjes ekonomike
Në Kuvend është depozituar një nismë që synon të sanksionojë detyrimin e qeverisë dhe kompanive për të indeksuar dhe rritur pagat në mënyrë të përvitshme.......

Konsumi i energjisë sipas fashave - Tarifimi me 2 blloqe, si ndryshon kufiri te numri i familjeve që preken nga rritja e çmimit
Shtrenjtimi i çmimit të energjisë për konsumin mbi 800 Kwh prek në total rreth 48 500 familje, ndërkohë që pjesa më e madhe e tyre bëjnë pjesë në fashën e......

Balluku: Masa drastike për energjinë - Paketa prezantohet të enjten, pritet propozimi i qeverisë për çmimin. Vendimi, “në dorë” të ERE
Paketë me masa drastike për përballimin e krizës energjetike”. Pas mbledhjes së qeverisë, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku bëri me......

Vetting-u në polici i besohet ILDKPKI - Shkrihet komisioni i jashtëm, kontrolli i figurës nga AMP, hetim pasurive nga 2008
Është depozituar në Kuvend versioni përfundimtar për Vetting-un në radhët e policisë së shtetit, me disa ndryshime thelbësorenë raport me të mëparshmit, në një......

Përmirësohen pritshmëritë, rritet besimi i konsumatorëve - Vrojtimi i BSH: Treguesi i ndjesisë ekonomike në rënie, por bizneset presin ulje çmimesh
Vrojtimi i përmuajshëm i Bankës së Shqipërisë mbi besimin e bizneseve e të konsumatorit ka prodhuar ndryshime të forta të ndjesisë së aktorëve mbi ecurinë e......

Energjia dhe nafta “mbushin” arkën e doganave - 8 mujori/ 211 milionë euro më shumë, TVSH-ja mban 78.9 % të rritjes
Rritja e çmimeve të mallrave në tërësi është përkthyer në një periudhë “të artë” për doganat shqiptare, të cilat kanë përfituar duke vjelur më shumë të......

Qeveria lë pa para’ kompanitë e punëve publike - 6 mujori/ Rriten me 19 milion euro detyrimet e prapambetura
Qeveria qendrore dhe ajo vendore ka arritur në vlerë borxhi prej 15.4 miliardë lekësh apo 131 milionë eurosh kundrejt qytetarëve dhe bizneseve deri në gjysmën......