Shqipëria Postuar më 7 Shtator 2022, 13:47

Energjia dhe nafta “mbushin” arkën e doganave - 8 mujori/ 211 milionë euro më shumë, TVSH-ja mban 78.9 % të rritjes

Nga SCAN TV
Energjia dhe nafta “mbushin” arkën e doganave - 8 mujori/ 211

Rritja e çmimeve të mallrave në tërësi është përkthyer në një periudhë “të artë” për doganat shqiptare, të cilat kanë përfituar duke vjelur më shumë të ardhura. Referuar të dhënave zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, përgjatë periudhës Janar-Gusht të këtij viti, doganat kanë arritur të arkëtojnë rreth 24.7 miliardë lekë apo 211 milionë euro, krahasuar me 8 mujorin 2021.  Dhe po ashtu, arkëtimet rezultojnë 10 miliardë lekë më të larta se plani fillestar.

Por çfarë e ka dhënë ndikimin kryesor në këtë performancë?  Peshën kryesore të rritjes së të ardhurave e mban TVSH me 78.9 për qind. T.V.SH-ja krahasuar me tetë-mujorin 2021 ka dhënë rreth 21,1 Miliardë lek më shumë,  ky dy treguesit kryesor të rritjes janë energjia eleketrike dhe çmimi i karburantit me 9 miliardë lekë në total, apo 76.3 milionë euro.

Konkretisht, në arkëtimet e TVSH ka ndikuar me : +5,1 Miliardë lek rritje e importit të energjisë elektrike; +3,9 Miliardë lek rritje e çmimit të karburantit dhe ndikimi i saj i drejt për drejt në TVSH; +2,8 Miliardë lek rritje nga Mallrat e konsumit të përgjithshëm, etj; +2,6 Miliardë lek rritje nga importi i Metaleve Bazë; +1,5    Miliardë lek rritje nga importi i Gazit të lëngshëm; +500 Milionë Lek të ardhura nga rritja importi i Cigares etj..

Ndërkohë nga renta minerare janë mbledhur +1,4 Miliardë leke  për shkak të efektit të rritjes së çmimit të bursës me rreth +70%.  Nga akciza janë arkëtuar në total 1,3 Miliardë lekë më shumë,  si rrjedhojë e rritjes së akcizës së cigares dhe rritja e sasisë së konsumit me 166 ton. Ndërsa , janë mbledhur edhe + 774 Milionë lek më shumë nga  taksa doganore, nga importi i mallrave me origjine kryesisht Kinë.

Elisabeta Dosku / SCAN

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat