Shqipëria Postuar më 7 Shtator 2022, 13:45

Qeveria lë pa para’ kompanitë e punëve publike - 6 mujori/ Rriten me 19 milion euro detyrimet e prapambetura

Nga SCAN TV
Qeveria lë pa para’ kompanitë e punëve publike - 6 mujori/

Qeveria qendrore dhe ajo vendore ka arritur në vlerë borxhi prej 15.4 miliardë lekësh apo 131 milionë eurosh  kundrejt qytetarëve dhe bizneseve deri në gjysmën e parë të vitit. Referuar të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave, 7.9 miliardë lekë i takojë pushtetit qendror dhe 7 miliardë lekë janë akumuluar nga bashkitë, ndërsa pjesa tjetër është akumuluar nga ujësjellës-kanalizimet dhe universitetet. Ajo që vihet re është se pavarësisht direktivave për uljen e detyrimeve, në fakt ka ndodhur e kundërta. Krahasuar me fundvitin 2021, detyrimet e prapambetura janë rritur me 2.2 miliardë lekë, apo rreth 19 milionë euro.

Thuajse e gjithë vlera e rritur i takon punëve publike të papaguara.  Konkretisht, sa i takon detyrimeve të qeverisë,  peshën më të madhe të totalit vijon ta mbajnë vendimet gjyqësore, të cilat janë kryesisht pasojë e largimeve të punonjësve të administratës nga puna apo çështje të hapura nga bizneset kundrejt vendimeve të institucioneve të ndryshme, të cilat regjistrohen në vlerën e 3.4 miliardë lekëve, e ndjekur nga zëri i investimeve, ku bëhet fjalë për mos-shleyrjen e detyrimeve ndaj kontraktorëve që zbatojnë projektet e punëve publike.

Ky zë regjistrohet në vlerën e 2.5 miliardë lekëve. Ndërsa sa iu takon bashkive, punët publike të pashlyera renditen në vendin e parë me afro 4 miliardë lekë, të ndjekur nga vendimet gjyqësore. Institucionet që kanë më shumë detyrime të prapambetura janë Ministria e Infrastrukturës me 4 miliardë lekë, e ndjekur nga Ministria e Mbrojtjes dhe ajo Financave me 1.1 miliardë lekë respektivisht, ndërsa institucionet e tjera kanë një vlerë më të ulët borxhesh.

Detyrimet e prapambetura Janar-Qershor 2022

Qeveria qendrore   7.9 miliardë lekë

Qeveria vendore     7 miliardë lekë

Elisabeta Dosku / SCAN

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Amerika 22 Prill Kristi Ceta

A mundet Trump ta shkarkojë Powell nga Fed?

Presidenti Donald Trump ka vazhduar sulmin e tij verbal ndaj Kryetarit të Rezervës Federale, Jerome Powell, për shkak të refuzimit të Fed për të ulur më tej......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Amerika 22 Prill Kristi Ceta

A mundet Trump ta shkarkojë Powell nga Fed?

Presidenti Donald Trump ka vazhduar sulmin e tij verbal ndaj Kryetarit të Rezervës Federale, Jerome Powell, për shkak të refuzimit të Fed për të ulur më tej......