Sulmi ndaj E-Albania-s, Shqipëria masë ekstreme ndaj Iranit! Rama: Ndërpriten marrëdhëniet diplomatike. Personeli, 24 orë që të largohet nga vendi

Shqipëria ka vendosur ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Republikën Islamike të Iranit. Ky vendim i është bërë i ditur me note zyrtare Ambasadës se Republikës Islamike te Iranit, te cilës i është kërkuar largimi brenda 24 orëve nga territori i Republikës se Shqipërisë i te gjithe personelit diplomatik dhe tekniko-administrativ, pershfire edhe personelin e sigurisë.
Ky vendim, i njoftuar nga kryeministri Edi Rama përmes një videomesazhi në shqip dhe anglisht, vjen si masë ndaj sulmit kibernetik të mesit të korrikut ndaj portalit të shërbimeve qeveritare, E-Albania.
Videomesazh i Kryeministrit Edi Rama, lidhur me vendimin e qeverisë shqiptare, si kundërpërgjigje ndaj aktit të sulmit të rëndë kibernetik ndaj infrastrukturës digjitale të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë
Në 15 korrikun e shkuar vendi ynë u bë objekt i një sulmi të rëndë kibernetik, i cili kishte si objektiv shkatërrimin e infrastrukturës digjitale të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, paralizimin e shërbimeve publike, si edhe grabitjen e të dhënave dhe të komunikimeve elektronike nga sistemet qeveritare. Sulmi nuk ia arriti qëllimit. Krahasimisht me objektivat e agresorit, dëmet mund të konsiderohen të vogla. Sistemet u rivunë të gjitha në punë dhe asgjë nuk u zhduk pa kthim.
Për javë të tëra u punua paralelisht, ditë-natë, qoftë për rivënien e të gjitha sistemeve në punë, qoftë për hetimin e thellë për gjetjen e agresorit. Në bashkëpunim me agjenci të specializuara partnere të anti-terrorit digjital, të cilat sollën në Tiranë skuadrat e tyre, u arrit të zbulohej fillimisht, pa asnjë hije dyshimi, se sulmi i 15 korrikut mbi Shqipërinë nuk ishte një operacion individësh apo grupesh të pavarura në botën e krimit të organizuar kibernetik, por një agresion shtetëror. Hetimi i thelluar na vuri në dispozicion prova të pakundërshtueshme, se agresioni kibernetik ndaj vendit tonë është orkestruar dhe sponsorizuar nga Republika Islamike e Iranit, e cila ka angazhuar katër grupe për sulmin ndaj Shqipërisë. Ndër to edhe një ndër grupet më famëkeqe të terrorizmit kibernetik ndërkombëtar, autor apo bashkëautor i sulmeve të mëparshme kibernetike mbi Izraelin, Arabinë Saudite, Jordaninë, Emiratet e Bashkuara, Kuvajtin dhe Qipron.
Ne kemi informuar aleatët tanë strategjikë, vendet partnere të NATO-s dhe disa vende të tjera mike, me të cilat kemi ndarë edhe rezultatet e pakundërshtueshme të hetimit që provon burimin e agresionit ndaj vendit tonë.
Nisur nga sa më lart Këshilli i Ministrave, ka vendosur me efekt te menjëhershëm ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Republikën Islamike te Iranit. Ky vendim i është bere i ditur me note zyrtare Ambasadës se Republikës Islamike te Iranit, te cilës i është kërkuar largimi brenda 24 orëve nga territori i Republikës se Shqipërisë i te gjithe personelit diplomatik dhe tekniko-administrativ, pershfire edhe personelin e sigurise.
Kjo mase ekstreme, aspak e deshiruar po krejtësisht e detyruar, eshte ne proporcion te plotë me seriozitetin dhe rrezikshmërinë e sulmit kibernetik, i cili kërcënoi paralizimin e shërbimeve publike, fshirjen e sistemeve dhe grabitjen e të dhënave shtetërore, vjedhjen e komunikimeve elektronike brenda sistemit qeveritar dhe nxitjen e pasigurisë e të kaosit në vend.
Dështimi i këtij sulmi masiv mbi vendin tonë, falë rezistencës së sistemeve që kemi ngritur dhe ndihmës së grupeve speciale që na u bashkuan në këtë luftë, nuk është fundi i kërcënimit kibernetik, po thjeshtë prova se tanimë edhe Shqipëria ka hyrë falë zhvillimit digjital në hartën e gjerë të luftës për sigurinë kibernetike. Por lajmi i mirë është se ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë e si duhet ta bëjmë për të mos na prekur dot askush, ashtu siç dimë edhe se do t'i bëjmë siç duhet gjërat e duhura, sepse kemi partnerët e duhur.
Sondazh

Shpallet fituesi/Cila është kompania që do të dërgojë në hapësirë satelitët “Albania 1 dhe 2”. Realizimi nga kompania amerikane “Satellogic Usa”. Kosto 6 milion dollarë
Projekti për monitorimin e vendit tonë nga satelitët duket se do të marrë jetë teksa është shpallur së fundmi dhe kompania fituese. Pasi tenderi i parë u......

Bitcoin arrin nivelin më të ulët që nga qershori - Tregu i kriptove është goditur këtë vit me gati 2 trilion dollarë
Bitcoin u tregtua nën 19,000 dollarë të mërkurën në mëngjes, duke arritur nivelin e tij më të ulët që nga qershori, pas një rënieje në tregjet e aksioneve në......

Arabia Saudite po ul çmimet e naftës për Azinë dhe Europën – Blerësit amerikanë po shohin rritje tarifash
Arabia Saudite po ul çmimet e naftës së papërpunuar që dërgohet në Azi dhe Evropë muajin e ardhshëm, por po rrit çmimet për shumicën e fuçive të tjera të......

Ngjarja e madhe e iPhone 14 - Ja çfarë pritet të dali në treg nga Apple ?
Apple po zhvillon një ngjarje lançimi në selinë e saj në Cupertino, Kaliforni, ku do të zbulojë produktet e saj më të fundit, duke përfshirë iPhone 14 të......

A mund të bëhet Metaverse një ‘El Dorado’ prej 30 trilionë eurosh?
E ashtuquajtura e ardhmja e internetit nuk është ende këtu, por ajo vjen së shpejti dhe po zhvillohet në Metaverse, me adoptuesit e hershëm që thonë se tani......

Erdogan fillon turneun treditor në Ballkan - Vizita vjen në mes të një sërë krizash politike në rajon
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka mbërritur në Bosnje-Hercegovinë për të forcuar lidhjet në rajon, në fillim të një turneu tre-ditor në......

Kursi i Këmbimit – Rritet dollari, euro dhe paund nuk ndryshojnë
Dollari amerikan ka regjistruar rritje të vlerës mëngjesin e sotëm duke u blerë me 117.8 lekë dhe duke u shitur me 119.2 lekë krahasuar me ditën e djeshme......

Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut diskutojnë eksportet e energjisë dhe kapacitetin e ruajtjes së gazit – Marrëveshja pritet të zgjas deri në muajin mars 2023
Bullgaria do të shqyrtojë opsionet për të eksportuar energji elektrike në Maqedoninë e Veriut dhe do t'i ofrojë vendit fqinj mundësinë për të rezervuar......