Shqipëria Postuar më 7 Shtator 2022, 13:53

Vetting-u në polici i besohet ILDKPKI - Shkrihet komisioni i jashtëm, kontrolli i figurës nga AMP, hetim pasurive nga 2008

Nga SCAN TV
Vetting-u në polici i besohet ILDKPKI - Shkrihet komisioni i jashtëm,

Është depozituar në Kuvend versioni përfundimtar për Vetting-un në radhët e policisë së shtetit, me disa ndryshime thelbësorenë raport me të mëparshmit, në një kohë që risia kryesore e tij është ulja e numrit të subjekteve të rivlerësimit nga 12 mijë që ishte përcaktuar fillimisht, në rreth 300. Ndërkohë që tjetër risi e rëndësishme e draftit është përfhirja në proces e Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit të Pasutive dhe Konfliktit të Interesave. Në Ligjin fillestar ishte përcaktuar që vlerësimi i pasurisë së subjekteve do të bëhej nga vetë komisionet e vetting-ut, ndërkohë që drafti përfundimtar ngarkon ILDKPKI me këtë funksion. Drafti nxjerr tërësisht jashtë loje Komisionin e Jashtëm të Vlerësimit, analogu i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në Vetting-un e Gjyqtarëve e Prokurorëve. Këtij komisioni do të ndërpritet mandati, për t’u zëvendësuar nga një strukturë e përhershme e cila do mbikqyrë në vijimësi intergtitetin e zyratrëve të lartë të rendit.

Një ndryshim tjetër i propozuar, që krijon garanci të ndërsjella nëpërmjet trupës dhe subjektit, është kufizimi kohor i shtrirjes së vlerësimit. Nga një afat pa limit, ku shtrihej vlerësimi në ligjin aktual, ky afat është kufizuar nga viti 2008 dhe në vijim.

Për kontrollin e figurës vlerësimi do të kryhet nga struktura e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, e cila, sipas Ministrisë së Brendëshme, ka të gjitha kapacitetet ligjore dhe profesionale bazuar në misionin e saj mbikëqyrës (bashkëpunim me SHISH, DSIK).

Për komponentin e aftësive profesionale vlerësimi do të kryhet nga strukturat përgjegjëse të burimeve njerëzore/standardeve profesionale, të cilat disponojnë vlerësimet individuale të punës dhe treguesit e indikatorët e matshëm të punës për çdo punonjës.

Drafti i ri sjell gjithashtu edhe rregullimin dhe rikonceptimin e procesit te vleresimit perodik, për kategorinë e subjekteve, të cilët kanë kaluar vlerësimin kalimtar, me frekuencë çdo 5 vjet, duke vlerësuar vetëm ndryshimet, që nga koha e vlerësimit kalimtar, deri në momentin e vlerësimit periodik.

Lorenc Rabeta / SCAN

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat