Përmirësohen pritshmëritë, rritet besimi i konsumatorëve - Vrojtimi i BSH: Treguesi i ndjesisë ekonomike në rënie, por bizneset presin ulje çmimesh

Vrojtimi i përmuajshëm i Bankës së Shqipërisë mbi besimin e bizneseve e të konsumatorit ka prodhuar ndryshime të forta të ndjesisë së aktorëve mbi ecurinë e ekonomisë këtë verë. Ndërsa treguesi i ndjesisë ekonomike ka vijuar tendencën rënëse të shënuar edhe muajin e mëparshëm, rritje ka shënuar besimi konsumator.
Banka e Shqipërisë raporton se treguesi i besimit konsumator u rrit me 1.8 pikë përqindje në muajin gusht. Kjo rritje reflektoi kryesisht pritjet më optimiste për situatën e tyre financiare dhe për situatën e përgjithshme ekonomike në vend. Vlerësimi i tyre për blerjet e mëdha aktuale u përmirësua gjithashtu në këtë muaj, thekson Banka e Shqipërisë, në një kohë që pritjet për blerjet në të ardhmen u gjykuan në rënie.
Treguesi i besimit konsumator rezultonte me vlerë thuajse të njëjtë në muajin korrik si edhe një muaj më parë, por duke vijuar të mbetet larg mesatares afatgjatë. Treguesi pasqyroi vlerësimin më pozitiv të konsumatorëve lidhur me blerjet në shuma të mëdha, si dhe situatën për të ardhurat dhe shpenzimet.
Ndërkaq, Treguesi i ndjesisë ekonomike regjistroi rënie me 1.8 pikë në muajin gusht. Por Niveli aktual i tij, 104.4, thekson banka e Shqipërisë, vijon të qëndrojë mbi mesataren historike. Rënia e treguesit reflektoi rënien e besimit në sektorët e industrisë, të shërbimeve dhe të tregtisë. Nga ana tjetër, besimi konsumator dhe besimi në sektorin e ndërtimit u përmirësuan në muajin gusht.
Treguesi i besimit të industrisë ra me 4.1 pikë përqindje në gusht, rënia e dytë mujore radhazi. Kjo u reflektua në të tre komponentët përbërës të TBI-së, kërkesa e huaj dhe ajo e brendshme, si edhe vlerësimet për prodhimin aktual. Nga ana tjetër, pritjet e bizneseve të industrisë për prodhimin në të ardhmen janë rritur në një kohë që Pritjet e tyre për çmimet e prodhimit regjistruan rënie të fortë (-20.4 pikë përqindje) në muajin gusht.
Treguesi i besimit në shërbime ra me 5.8 pikë përqindje në muajin gusht, për të dytin muaj radhazi. Kjo u përcaktua nga rënia e të dy komponentëve përbërës, vlerësimet për ecurinë aktuale të aktivitetit të tyre dhe vlerësimet për kërkesën. Pritjet e bizneseve të shërbimeve për çmimet që do të vendosin në të ardhmen janë ulur këtë muaj.
Treguesi i besimit në tregti ra me 4.4 pikë përqindje në muajin gusht, i ndikuar nga vlerësimet më pesimiste për ecurinë aktuale të biznesit të tyre dhe pritjet për punësimin në muajt e ardhshëm (Tabelë 2, sektori i tregtisë). Pritjet e tyre për kërkesën, ecurinë e biznesit dhe çmimet që do të vendosin në të ardhmen janë vlerësuar gjithashtu në rënie.
Lorenc Rabeta / SCAN
Sondazh

Energjia dhe nafta “mbushin” arkën e doganave - 8 mujori/ 211 milionë euro më shumë, TVSH-ja mban 78.9 % të rritjes
Rritja e çmimeve të mallrave në tërësi është përkthyer në një periudhë “të artë” për doganat shqiptare, të cilat kanë përfituar duke vjelur më shumë të......

Qeveria lë pa para’ kompanitë e punëve publike - 6 mujori/ Rriten me 19 milion euro detyrimet e prapambetura
Qeveria qendrore dhe ajo vendore ka arritur në vlerë borxhi prej 15.4 miliardë lekësh apo 131 milionë eurosh kundrejt qytetarëve dhe bizneseve deri në gjysmën......

Vendimet e Qeverisë - Muhamet Rrumbullaku emërohet Drejtori i ri Policisë së Shtetit
Ministri i Brendshëm, Beldi Çuçi ka njoftuar sot pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave se Drejtori i ri i Policisë së Shtetit do të jetë Muhamet......

Sulmi ndaj E-Albania-s, Shqipëria masë ekstreme ndaj Iranit! Rama: Ndërpriten marrëdhëniet diplomatike. Personeli, 24 orë që të largohet nga vendi
Shqipëria ka vendosur ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Republikën Islamike të Iranit. Ky vendim i është bërë i ditur me note zyrtare Ambasadës se......

Shpallet fituesi/Cila është kompania që do të dërgojë në hapësirë satelitët “Albania 1 dhe 2”. Realizimi nga kompania amerikane “Satellogic Usa”. Kosto 6 milion dollarë
Projekti për monitorimin e vendit tonë nga satelitët duket se do të marrë jetë teksa është shpallur së fundmi dhe kompania fituese. Pasi tenderi i parë u......

Bitcoin arrin nivelin më të ulët që nga qershori - Tregu i kriptove është goditur këtë vit me gati 2 trilion dollarë
Bitcoin u tregtua nën 19,000 dollarë të mërkurën në mëngjes, duke arritur nivelin e tij më të ulët që nga qershori, pas një rënieje në tregjet e aksioneve në......

Arabia Saudite po ul çmimet e naftës për Azinë dhe Europën – Blerësit amerikanë po shohin rritje tarifash
Arabia Saudite po ul çmimet e naftës së papërpunuar që dërgohet në Azi dhe Evropë muajin e ardhshëm, por po rrit çmimet për shumicën e fuçive të tjera të......

Ngjarja e madhe e iPhone 14 - Ja çfarë pritet të dali në treg nga Apple ?
Apple po zhvillon një ngjarje lançimi në selinë e saj në Cupertino, Kaliforni, ku do të zbulojë produktet e saj më të fundit, duke përfshirë iPhone 14 të......