Formula e re: Rritje e indeksim të përvitshëm pagash! Propozimi: Çdo 1 korrik, indeksim sa inflacioni e rritje sa 1/3 e rritjes ekonomike
Në Kuvend është depozituar një nismë që synon të sanksionojë detyrimin e qeverisë dhe kompanive për të indeksuar dhe rritur pagat në mënyrë të përvitshme. Nisma, nëse do të arrijë të marrë votat në parlament, parashikon aplikimin e kësaj mase duke nisur nga viti i ardhshëm.
Synimi në këtë rast është lidhja e indikatorëve të ekonomisë shqiptare me pagat. Pra, që çdo vit të këtë një ndryshim të nivelit të pagave me një përqindje që merr parasysh rritjen reale të ekonomisë dhe rritjen e çmimeve. Nëse ka rritje reale negative të ekonomisë, atëhere duhet të bëhet vetëm indeksim.
Praktikisht, në vitet e mëparshme qeveritë kanë ndjekur dy praktika, atë të rritjes së pagave me një përqindje që jo përherë ka qenë e lidhur me nivelin e rritjes ekonomike dhe atë të indeksimit, që ka qenë e lidhur me inflacionin. Shpeshherë, indeksimi i pagave dhe pensioneve është cilësuar nga qeveria si rritje që reflekton rritjen reale ekonomike, kur në fakt ka qenë vetëm një rritje që kompensonte rritjen e çmimeve.
Nisma e depozituar në Kuvend nga deputetët e LSI-së, evidenton se që prej vitit 2017 pjesa më e madhe e administratës nuk ka përfituar as rritje e as indeksim pagash, me përjashtim të mjekëve, mesuesve e ushtarakëve. Ndërkohë, vendi ka njohur ritme pozitive të rritjes ekonomike vitet e fundit por nga kjo rritje nuk ka përfituar administrata. Madje, sipas propozuesve, punonjësit janë penalizuar nga rritja e fortë e çmimeve, sidomos këtë vit.
Sa i përket rritjes vjetore të pagës, propozimi parashikon që pagat dhe të ardhurat nga aksidentet në punë apo sëmundjet profesionale të rriten çdo vit kalendarik në nivelin e 1/3 të rritjes reale ekonomike. Rritja duhet të bëhet çdo vit kalendarik në datën 1 korrik, duke marrë për bazë rritjen reale të ekonomisë në vitin paraardhës. Kjo rritje nuk do të zbatohet vetëm në rastin kur të dhënat zyrtare tregojnë për rritje reale negative të ekonomisë. Po ashtu, veç rritjes, përqindja e ndryshimit të pagave duhet të marrë parasysh edhe indeksimin e tyre në bazë të inflacionit, duke marrë për bazë nivelin mesatar vjetor të tij. E njëjta praktikë, propozohet që të ndiqet edhe me pagën minimale në shkallë vendi, shkruan ‘SCANTV’.
Propozuesit kërkojnë që aplikimi i kësaj mase të nisë nga viti i ardhshëm, por parashikimet buxhetore të bëhet që këtë vit, në diskutimet që do të nisin për projekbuxhetin e vitit 2023.
Sondazh

Konsumi i energjisë sipas fashave - Tarifimi me 2 blloqe, si ndryshon kufiri te numri i familjeve që preken nga rritja e çmimit
Shtrenjtimi i çmimit të energjisë për konsumin mbi 800 Kwh prek në total rreth 48 500 familje, ndërkohë që pjesa më e madhe e tyre bëjnë pjesë në fashën e......

Balluku: Masa drastike për energjinë - Paketa prezantohet të enjten, pritet propozimi i qeverisë për çmimin. Vendimi, “në dorë” të ERE
Paketë me masa drastike për përballimin e krizës energjetike”. Pas mbledhjes së qeverisë, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku bëri me......

Vetting-u në polici i besohet ILDKPKI - Shkrihet komisioni i jashtëm, kontrolli i figurës nga AMP, hetim pasurive nga 2008
Është depozituar në Kuvend versioni përfundimtar për Vetting-un në radhët e policisë së shtetit, me disa ndryshime thelbësorenë raport me të mëparshmit, në një......

Përmirësohen pritshmëritë, rritet besimi i konsumatorëve - Vrojtimi i BSH: Treguesi i ndjesisë ekonomike në rënie, por bizneset presin ulje çmimesh
Vrojtimi i përmuajshëm i Bankës së Shqipërisë mbi besimin e bizneseve e të konsumatorit ka prodhuar ndryshime të forta të ndjesisë së aktorëve mbi ecurinë e......

Energjia dhe nafta “mbushin” arkën e doganave - 8 mujori/ 211 milionë euro më shumë, TVSH-ja mban 78.9 % të rritjes
Rritja e çmimeve të mallrave në tërësi është përkthyer në një periudhë “të artë” për doganat shqiptare, të cilat kanë përfituar duke vjelur më shumë të......

Qeveria lë pa para’ kompanitë e punëve publike - 6 mujori/ Rriten me 19 milion euro detyrimet e prapambetura
Qeveria qendrore dhe ajo vendore ka arritur në vlerë borxhi prej 15.4 miliardë lekësh apo 131 milionë eurosh kundrejt qytetarëve dhe bizneseve deri në gjysmën......

Vendimet e Qeverisë - Muhamet Rrumbullaku emërohet Drejtori i ri Policisë së Shtetit
Ministri i Brendshëm, Beldi Çuçi ka njoftuar sot pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave se Drejtori i ri i Policisë së Shtetit do të jetë Muhamet......

Sulmi ndaj E-Albania-s, Shqipëria masë ekstreme ndaj Iranit! Rama: Ndërpriten marrëdhëniet diplomatike. Personeli, 24 orë që të largohet nga vendi
Shqipëria ka vendosur ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Republikën Islamike të Iranit. Ky vendim i është bërë i ditur me note zyrtare Ambasadës se......