Konsumi i energjisë sipas fashave - Tarifimi me 2 blloqe, si ndryshon kufiri te numri i familjeve që preken nga rritja e çmimit

Shtrenjtimi i çmimit të energjisë për konsumin mbi 800 Kwh prek në total rreth 48 500 familje, ndërkohë që pjesa më e madhe e tyre bëjnë pjesë në fashën e konsumit 1 001-2 000 Kwh, me gati 22 200 familje. Sipas të dhënave të siguruara nga TV SCAN, për vitin 2022 rezulton se 13 600 familje përfshihen në fashën e konsumit 801 - 900 Kwh, ndërkohë që në fashën 901 - 1000 Kwh bëjnë pjesë rreth 9 600 familje të tjera.
Kjo nënkupton se nëse propozimi i qeverisë do të ishte që shtrenjtimi i energjisë të fillonte për konsumin mbi 1 000 Kwh, që më herët është konsideruar si standard i lartë, atëherë numri i familje që do të prekeshin nga rritja e çmimit të energjisë do të ishte rreth 23 200 më pak.
Pjesa tjetër e familjeve, që do të ndikohen nga rritja e çmimeve bën pjesë në fashat e konsumit 2001 - 3000 Kwh, me rreth 2 mijë familje, 3001 - 4000 Kwh me rreth 500 familje, 4001 - 5000 Kwh me 200 familje dhe mbi 5001 Kwh me rreth 270 familje.
Më herët qeveria planifikonte që shtrenjtimi i energjisë të prekte konsumin mbi 700 Kwh, por me lëvizjen e fashën në 800 Kwh “u kursyen” rreth 20 mijë familje. Në total Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike numëron rreth 1.1 milion abonentë, por 241 mijë prej tyre kanë konsum “zero”. Ndërkohë që, 643 mijë familje të tjera konsumojnë deri në 400 Kwh energji në muaj. Pjesë tjetër, prej 172 mijë familjesh që kanë një kontratë furnizimi me OSHEE-në bëjnë pjesë në fashat e konsumit nga 401 - 800 Kwh.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Balluku: Masa drastike për energjinë - Paketa prezantohet të enjten, pritet propozimi i qeverisë për çmimin. Vendimi, “në dorë” të ERE
Paketë me masa drastike për përballimin e krizës energjetike”. Pas mbledhjes së qeverisë, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku bëri me......

Vetting-u në polici i besohet ILDKPKI - Shkrihet komisioni i jashtëm, kontrolli i figurës nga AMP, hetim pasurive nga 2008
Është depozituar në Kuvend versioni përfundimtar për Vetting-un në radhët e policisë së shtetit, me disa ndryshime thelbësorenë raport me të mëparshmit, në një......

Përmirësohen pritshmëritë, rritet besimi i konsumatorëve - Vrojtimi i BSH: Treguesi i ndjesisë ekonomike në rënie, por bizneset presin ulje çmimesh
Vrojtimi i përmuajshëm i Bankës së Shqipërisë mbi besimin e bizneseve e të konsumatorit ka prodhuar ndryshime të forta të ndjesisë së aktorëve mbi ecurinë e......

Energjia dhe nafta “mbushin” arkën e doganave - 8 mujori/ 211 milionë euro më shumë, TVSH-ja mban 78.9 % të rritjes
Rritja e çmimeve të mallrave në tërësi është përkthyer në një periudhë “të artë” për doganat shqiptare, të cilat kanë përfituar duke vjelur më shumë të......

Qeveria lë pa para’ kompanitë e punëve publike - 6 mujori/ Rriten me 19 milion euro detyrimet e prapambetura
Qeveria qendrore dhe ajo vendore ka arritur në vlerë borxhi prej 15.4 miliardë lekësh apo 131 milionë eurosh kundrejt qytetarëve dhe bizneseve deri në gjysmën......

Vendimet e Qeverisë - Muhamet Rrumbullaku emërohet Drejtori i ri Policisë së Shtetit
Ministri i Brendshëm, Beldi Çuçi ka njoftuar sot pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave se Drejtori i ri i Policisë së Shtetit do të jetë Muhamet......

Sulmi ndaj E-Albania-s, Shqipëria masë ekstreme ndaj Iranit! Rama: Ndërpriten marrëdhëniet diplomatike. Personeli, 24 orë që të largohet nga vendi
Shqipëria ka vendosur ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Republikën Islamike të Iranit. Ky vendim i është bërë i ditur me note zyrtare Ambasadës se......

Shpallet fituesi/Cila është kompania që do të dërgojë në hapësirë satelitët “Albania 1 dhe 2”. Realizimi nga kompania amerikane “Satellogic Usa”. Kosto 6 milion dollarë
Projekti për monitorimin e vendit tonë nga satelitët duket se do të marrë jetë teksa është shpallur së fundmi dhe kompania fituese. Pasi tenderi i parë u......