Ndalimi i qeseve plastike - Përcaktohen institucionet monitoruese, sasitë e sekuestruara do të riciklohen!
Qeset plastike, që do të sekuestrohen si pasojë e shkeljes së ligjit që ndalon prodhimin, tregtimin apo importimin e tyre, do të riciklohen“. Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka nxjerrë për konsultim publik projektvendimin, që parashikon procedurat dhe institucionet përgjegjës për kontrollin dhe ndalimin e përdorimit të qeseve plastike në vend, nga data 1 qershor e këtij viti.
Sipas dokumentit, Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut do të monitorojë zbatimin e detyrimit për tregtimin e qeseve plastike, ndërkohë që Drejtoria e Përgjithshme e Doganave është struktura kryesore përgjegjëse për ndalimin e importimit apo futjes në territorin e Shqipërisë të këtyre produkteve. Ndërkaq, mbikëqyrja e aktivitetit të prodhimit është lënë në në dorë të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit.
Ky dikaster do të duhet të organizojë edhe fushata ndërgjegjsuese mbi parashikimet ligjore për ndalimin e prodhimit, përdorimit, importit dhe futjes së qeseve plastike në vendin tonë, si dhe do të ndjekë procedurat deri në lidhjen e kontratës për riciklimin e qeseve të sekuestruara. Po ashtu, do të jetë AKM që edhe do të arkëtojë të ardhurat nga riciklimi, duke synuar mbulimin e kostove të transportit apo magazinimit të qeseve.
Data 1 qershor e këtij viti do të shënojë hyrjen në fuqi të ligjit që ndalon qeset plastike e më konkretisht qeseve plastike mbajtëse si dhe qeseve plastike mbajtëse të oxo-degradueshme apo oxo-biodegradueshme me trashësi jo më pak se 70 mikron.
Ndërkohë që, për shkelësit e këtij detyrimi janë parashikuar edhe gjoba. Kështu, çdo person që hedh në treg, prodhon, importon apo fut në territorin e Shqipërisë qese plastike mbajtëse, gjobitet nga 1 000 000 - 1 500 000 lekë. Ndërkohë që, çdo person që i përdor këto qese do të gjobitet me 30 -100 mijë lekë.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Plastika në landfillet amerikane vlen miliarda dollarë - Riciklimi, më i shtrenjtë se prodhimi i plastikës së re
Sipas vlerësimeve të reja nga Departamenti i Energjisë (DOE), një mesatare prej 7.2 miliardë dollarësh plastikë përfundoi në landfille në Shtetet e Bashkuara......

Siemens largohet nga Rusia - Humbja nga ky vendim shkon në 600 milionë euro!
Siemens do të largohet nga tregu rus për shkak të luftës në Ukrainë duke i dhënë një goditje prej 600 milion♪7 eurosh biznesit të saj; por parashikohen dhe......

Nafta humb mbi 1% nga frika e recesionit - Çmimet janë nën presion këtë javë, së bashku me tregjet financiare globale!
Çmimet e naftës ranë me më shumë se 1% të enjten në një javë të paqëndrueshme, pasi shqetësimet ekonomike dhe frika e recesionit mbizotëruan në tregjet......

Greqia po përballet me një krizë të re ekonomike - Qytetarët, të zemëruar me qeverinë. Kërkojnë më shumë mbështetje!
Grekët po përballen me një krizë të re ekonomike, në një kohë që cmimet vijojnë të rriten dhe shumë qytetarë përpiqen të kursejnë kryesisht tek produktet......

“Tkurret” ekonomia britanike gjatë marsit - Tremujorin e parë të 2022 shënoi një rritje prej 0.8%!
Ekonomia e Britanisë së Madhe regjistroi një tkurrje të papritur prej 0.1% në muajin mars të këtij viti, dhe pse në tremujorin e parë të këtij viti shënoi një......

Rritje rekord e energjisë së rinovueshme - Pavarësisht shtrenjtimit të çmimeve dhe problemeve me furnizimet
Sipas Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë, shqetësimi në rritje për sigurimin e energjisë dhe ndryshimet klimatike do të inkurajojë kapacitete të reja rekord......

Rritet inflacioni në SHBA - Regjistrohen shumë pak fitime nga shitjet, bie forca konsumatore!
Fuqia blerëse në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është ngadalësuar ndjeshëm në muajin prill në një moment që cmimi i benzinës ka nisur të zbresë nga rekordet e......

Pasuria nëntokësore, bie prodhimi me 21.7% - Viti i pandemisë, lënda e parë e prodhuar, në rënie me 3 milionë ton!
Toka, nëntoka por edhe ujërat në Shqipëri kanë prodhuar rreth 18.5 milionë ton materiale gjatë vitit 2020, tregojnë të dhënat më të fundit nga Instituti i......