Nafta ngjitet pranë 83 USD për fuçi - Rusia do të ulë eksportet me 25% drejt porteve europiane

Nafta po qëndron në rritje edhe në sesionin e sotëm, duke zgjeruar fitimet e një dite më parë, për shkak të pritshmërive se Rusia do të ulë eksportet, duke eklipsuar të dhënat në SHBA mbi rritjen e rezervave. Nafta Brent e Londrës i është afruar nivelit të 83 dollarëve për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 76 dollarë për fuçi.
Në sesionin e kaluar, të dyja kontratat u rritën me rreth 2%, pasi Rusia planifikon të ulë eksportet drejt tregjeve europiane me 25% gjatë marsit, një shifër më e lartë krahasuar me njoftimin e mëparshëm për të ulur eksportet me 500 mijë fuçi.
Në anën tjetër, rezervat e naftës në SHBA prekën nivelin më të lartë që nga maji i vitit 2021. Rezervat e naftës bruto u rritën me 7.6 milionë fuçi, gjatë javës që u mbyll më 17 shkurt, në totalin e 479 milionë fuçive. Megjithatë, pavarësisht rritjes në dy sesionet e fundit, çmimet pritet të publikojnë ndryshime të vogla javore, ndërsa javën e kaluar ranë me rreth 4%.
SCAN
Sondazh

Punësimi në SHBA mbështet dollarin - Aplikimet për përfitimin e asistencës së papunësisë vijojnë rënien
Dollari amerikan po tregtohet i qëndrueshëm në sesionin e fundit të javës, por një ditë më parë fitoi sërish pikë, pasi investitorët po përgatiten për norma më......

Korporatat mbështesin bursat europiane - Fitimet për 2022 rezultojnë më mirë se parashikimet e analistëve
Tregjet europiane janë hapur në rritje edhe në sesionin e fundit të javës, duke zgjeruar fitimet e një dite më parë, dhe janë mbështetur nga fitimet tremujore......

Kush duhet të paguajë kostot e rrjetit? – BE hedh sytë nga gjigantët e Big Tech!
Komisioni Europian nisi të enjten një konsultim për të ardhmen e sektorit të telekomunikacionit europian, duke filluar një proces që mund të çojë në kërkesën e......

U paralajmërua shkrirja për bordin e karburanteve - Gjyakata Kushtetuese, asnjë sinjal për vendimmarrje edhe pas padisë së opozitës
U ngrit në prill 2022, pak pas shpërthimit të konfliktit në Ukrainë, por vijon ende të marrë vendime edhe pas deklaratave të herëpasherëshme të Qeverisë se do......

Kategoritë që përfitojnë nga ulja e taksës së pronës 6-8% - Eksperti i pasurive: Vendimi i vonuar, niveli 15% mbante në ngërç tregun
Eksperti i pasurive të paluajtshme, Arbër Brahaj, e ka quajtur shumë të vonuar paralajmërimin e kadastrës për uljen në 6 apo 8% të tatimfitimit prej 15% të......

“Rrëzimi” i bordit të çmimeve, vendim i pritshëm - Zef Preçi: Gjykata Kushtetuese duhet të veprojë njëlloj edhe me bordet e tjera
Shpallja jokushtetuese e bordit të transparencës për ushqimet, për ekspertët dhe politikanët që e paditën atë është një vendim I pritshëm. Eksperti Zef......

Çfarë po e “kuron” skemën e pensioneve? - Të ardhurat nga kontributet rriten me 79 milionë euro, por “gropa” thellohet
Viti 2022 ka rezultuar i mbarë sa i takon të ardhurave të mbledhura nga kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore në buxhetin e shtetit. Sipas të......

Gati planet e menaxhimit të baseneve ujore - Dokumentet, bazë për planifikimin e investimeve në lumin Mat, Ishëm dhe Erzen
Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore ka finalizuar draft-planet për menaxhimin e baseneve ujore të lumenjve Mat, Ishëm dhe Erzen. 3 dokumente që do të......