Musk “shënjestron” punën nga shtëpia - “Është marrëzi dhe moralisht e gabuar!”

Puna nga shtëpia është marrëzi dhe moralisht e gabuar, deklaroi CEO i Tesla, Elon Musk, në raundin e tij të fundit të kritikave ndaj praktikës së punësimit që ka përcaktuar epokën e pandemisë së koronavirusit. Në një intervistë me televizionin CNBC, Musk, një nga njerëzit më të pasur në botë, i quajti punëtorët e teknologjisë në Silicon Valley "klasa e laptopëve që jetojnë në la-la-land".
Ai tha se besonte se puna në një zyrë rrit produktivitetin - dhe se punonjësit që refuzuan të ktheheshin në mjedisin e punës pas përfundimit të kufizimeve të COVID-19 duhet të "zbesin në tokë" dhe të kthehen në punë si gjithë të tjerët.
Musk theksoi se përvecse një çështje produktiviteti, është gjithashtu një çështje morale. Direktivat e kthimit në zyrë në Silicon Valley dhe në të gjithë vendin janë përballur me rezistencë nga punëtorët, duke vendosur nën presion drejtuesit.
Produktiviteti në kompani me sa duket u dobësua dhe pritshmëritë e investitorëve u rritën, duke detyruar drejtuesit në kompani si Amazon dhe Salesforce të kërkojnë që punëtorët të kthehen në zyrat e tyre, sipas CNBC. Musk ka qenë gjithnjë një kritik i hapur i punës në distancë.
Pas blerjes së tij të suksesshme prej 44 miliardë dollarësh të Twitter, Musk u dërgoi një email të gjithë punonjësve në nëntor duke u thënë atyre se nuk do të lejohen më të punojnë nga shtëpia nëse ai personalisht nuk e miraton atë dhe duhet të jenë në zyrë për 40 orë në javë.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

New York po fundoset! - Shkak, pesha e rëndë e ndërtesave
Pesha e ndërtesave të Nju Jorkut jo vetëm që bën që qyteti të fundoset nga një deri në dy milimetra në vit, por gjithashtu e bën atë të prekshëm nga......

“Viza e Artë” në Greqi - 1.5 miliardë euro xhiro brenda 12 muajsh
Në tregun grek të pasurive të paluajtshme së fundmi është regjistruar rritje e blerjeve nga të huajt, çka i rrit dhe më shumë çmimet. Arsyeja është se nga 1......

Java e punës me katër ditë në Spanjë - Vetëm 41 kompani në të gjithë vendin pranojnë testimin
Vetëm 41 kompani aplikuan për programin pilot të qeverisë spanjolle, i cili u ofron kompanive burime financiare për testimin e javës katërditore. Lajmi u......

Vendet e BE ndihmojnë bizneset të largohen nga Rusia - Ndihmë ligjore dhe financiare për të zbutur impaktin
Vendet e Bashkimit Europian do të ndihmojnë financiarisht dhe ligjërisht kompanitë e tyre të largohen nga Rusia. BE-ja është e shqetësuar se Rusia do të......

Bankat në SHBA paralajmërojnë për rrjetet sociale: “Përbëjnë një kërcënim dhe jo mënyrë marketingu”!
Bankierët po përforcojnë menaxhimin e rrezikut, monitorimin dhe procedurat e urgjencës rreth përdorimit të mediave sociale pasi një operacion i nxitur nga......

“Turi i 80-të çiklistik i Shqipërisë” – Policia apelon qytetarët që të shmangin qarkullimin në rrugët që janë pjesë e itinerarit
Policia e Shtetit, nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare ka njoftuar mbi masat e marra për garantimin e sigurisë së çiklistëve dhe për......

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?!
Dollari amerikan shfaqet i qëndrueshëm këtë të premte edhe pse në krahasim me ditën e djeshme ka regjistruar sërish një rritje të lehtë të kuotës teksa blihet......

Nafta ngjitet në mbi 76 USD për fuçi - Mbështetet nga optimizmi për rritjen e tavanit të borxhit
Nafta i është rikthyer fitimeve në sesionin e sotëm, pas humbjeve me rreth 2% në sesionin e kaluar, kryesisht për shkak të forcimit të dollarit amerikan, por......