Java e punës me katër ditë në Spanjë - Vetëm 41 kompani në të gjithë vendin pranojnë testimin

Vetëm 41 kompani aplikuan për programin pilot të qeverisë spanjolle, i cili u ofron kompanive burime financiare për testimin e javës katërditore. Lajmi u konfirmua nga Ministria e Industrisë në Spanjë. Këto kompani punësojnë 503 punëtorë dhe kanë aplikuar për 2.8 milionë euro ndihmë, ndërsa i gjithë buxheti për këtë pilot program është 9.6 milionë euro, sipas raportimeve të Reuters. Pavarësisht numrit më të vogël të pjesëmarrësve, programi dy-vjeçar do të vazhdojë të lejojë qeverinë të analizojë nivelet e produktivitetit.
Fondi i vënë në dispozicion nga ministria soanjolle e Industrisë pas marrëveshjes me partinë “Mas Pais” në vitin 2021, përfshin sipërmarrjet e vogla dhe të mëdha të industrisë me më pak se 250 të punësuar dhe një xhiro vjetore jo më shumë se 50 milion euro. Për të qenë pjesë e këtij projekti duhet një reduktim i orarit të punës prej 10%, nga 40 në 36 orë. Mundësia për të përfituar nga subvencionet rritet në momentin që orari i punës reduktohet dhe më shumë. Ata që preken më shumë janë të punësuarit me një kontratë me kohë të plotë dhe të pacaktuar.
Projekti ka si objektiv verifikimin e faktit nëse reduktimi i orarit të punës – pa ndryshuar pagën – është i përballueshëm për sipërmarrjet për sa i përket termave të prodhimit. Ndihma maksimale prej 200 mijë eurosh do të shërbejë për të subvencionuar kostot e këtij operacioni, mes të cilëve dhe atë të pagave. Nga ana tjetër Spanja është një nga vendet ku të punësuarit punojnë më shumë orë, por me një nivel prodhimi të ulët në pjesën më të madhe të rasteve. Për ato sipërmarrje ku punohet me turne, java me katër ditë pune kërkon më shumë personel, në të kundërt do të reduktohet koha e drekës dhe ajo e mbledhjeve.
Në vende të tjera, iniciativa e reduktimit të orarit javor të punës ka rezultuar e suksesshme. Si në Islandë ku projekti është aktivizuar në vitin 2015, dhe ku është regjistruar një rritje e prodhimit. Por shembulli më i mirë është ai i Mbretërisë së bashkuar, ku 61 sipërmarrje me 3300 të punësuar morën pjesë për gjashtë miaj më projektin e javës së punës prej katër ditësh. Nga këto 92% vendosi të bëjë të përkohshëm reduktimin e orarit, ndërsa 80% e tyre konfirmuan se niveli i prodhimit qëndroi në 100%.
Dorina Kurtaj /SCAN
Sondazh

Vendet e BE ndihmojnë bizneset të largohen nga Rusia - Ndihmë ligjore dhe financiare për të zbutur impaktin
Vendet e Bashkimit Europian do të ndihmojnë financiarisht dhe ligjërisht kompanitë e tyre të largohen nga Rusia. BE-ja është e shqetësuar se Rusia do të......

Bankat në SHBA paralajmërojnë për rrjetet sociale: “Përbëjnë një kërcënim dhe jo mënyrë marketingu”!
Bankierët po përforcojnë menaxhimin e rrezikut, monitorimin dhe procedurat e urgjencës rreth përdorimit të mediave sociale pasi një operacion i nxitur nga......

“Turi i 80-të çiklistik i Shqipërisë” – Policia apelon qytetarët që të shmangin qarkullimin në rrugët që janë pjesë e itinerarit
Policia e Shtetit, nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare ka njoftuar mbi masat e marra për garantimin e sigurisë së çiklistëve dhe për......

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?!
Dollari amerikan shfaqet i qëndrueshëm këtë të premte edhe pse në krahasim me ditën e djeshme ka regjistruar sërish një rritje të lehtë të kuotës teksa blihet......

Nafta ngjitet në mbi 76 USD për fuçi - Mbështetet nga optimizmi për rritjen e tavanit të borxhit
Nafta i është rikthyer fitimeve në sesionin e sotëm, pas humbjeve me rreth 2% në sesionin e kaluar, kryesisht për shkak të forcimit të dollarit amerikan, por......

Dollari, në nivelin më të lartë në 2 muaj - Pritet të realizojë fitime javore, si pasojë e progresit për borxhin në SHBA
Dollari amerikan po qëndron në rënie të lehtë në sesionin e sotëm dhe investitorët po e cilësojnë më tepër si një sesion korrektimi, pas rritjes së vazhdueshme......

Bursat europiane e mbyllin javën në rritje - Investitorët, të fokusuar te samiti i G7-ës që mbahet në Japoni
Bursat europiane po qëndrojnë në rritje edhe në sesionin e sotëm, pasi pritshmëritë për rritjen e tavanit të borxhit në SHBA kanë rritur besimin e......

Finalizohet Pani Kombëtar i fatkeqësive natyrore - Si do të përcaktohet financimi i mbrojtjes nga emergjencat civile?
Në vitet e fundit Shqipëria, ka qenë epiqendër e fatkeqësive natyrore nga ku pasojat kanë qenë të mëdha. E për të qenë në gatishmëri të fatkeqësive, Ministria......