Moody’s ul pritshmëritë ekonomike - Banka Botërore paralajmëron recesion global
Rritja më e dobët botërore dhe recesion i mundshëm global. Këta duken të jenë skenarët për ekonomitë e zhvilluara dhe jo vetëm në të ardhmen e afërt.
Moody’s uli pritshmëritë për rritjen ekonomike për vitin aktual dhe vitin e ardhshëm për shkak të goditjeve që ka pësuar oferta dhe rritjes së inflacionit të shkaktuar nga konflikti në Ukrainë. Por dhe izolimeve të disa qyteteve në Kinë si pasojë e pandemisë së Kovid.
Sipas agjencisë së vlerësimit, PBB-ja e ekonomive të përparuara do të rritet me 2.6% në 2022 krahasuar me + 3.2% që ishte parashikuar në vlerësimet e mëparshme të publikuara në muajin mars. Sa i përket vendeve në zhvillim, parashikimet e zgjerimit janë ulur nga + 4.2% në + 3.8%.
Rreziqet e reduktimeve të mëtejshme - sipas Moody - mund të vijnë nga një përshkallëzim i konfliktit ushtarak midis Rusisë dhe Ukrainës dhe një ngadalësim përtej pritshmërive të rritjes së ekonomisë kineze. Shefi i Bankës Botërore, David Malpass gjithashtu foli me tone të zbehura për sa i përket perspektivës ekonomike globale. Duke folur me një grup sipërmarrësish amerikanë, Malpass tha se nëse shihet GDP-ja globale, është e vështirë të parashikohet se si mund të shmanget një recesion.
Agjencia e lajmeve BBC raporton se sipas Malpass, pasojat e luftës në Ukrainë, me shtimin e sanksioneve kundër Rusisë, mund të shkaktojnë një recesion global të favorizuar edhe nga rritja e çmimeve të energjisë, ushqimeve dhe fertilizuesve. Ai theksoi se ideja e dyfishimit të çmimeve të energjisë është në vetvete e mjaftueshme për të shkaktuar një recesion. Por dhe mbylljet e diskutueshme të qyteteve që Kina ka vendosur prej muajsh kundër Covid, shtojnë presionin mbi rritjen globale Malpass i cili nuk dha shifra konkrete.
Muajin e kaluar Banka Botërore rishikoi në rënie prej 3.2% parashikimin e saj të rritjes për ekonominë globale këtë vit.
SCAN

“Varfërohet” Elon Musk! Pasuria e tij zbret poshtë 200 miliardë dollarëve
CEO i Tesla Elon Musk nuk bën më pjesë në klubin e 200 miliardë dollarëve, i të clit ishte i vetmi anëtar, pas rënies së fundit të aksioneve të prodhuesit të......

Inceneratori i Elbasanit, licencë për prodhim energjie - Vendimi, me procedurë të përshpejtuar, ECO-ELB: Jemi në situatë emergjente
Enti Rregullator i Energjisë ka licencuar inceneratorin e Elbasanit në aktivitetin e prodhimit të energjisë elektrike. Vendimi është marrë me procedurë të......

Arsimi i lartë: Shqiptarët në fund të Europës. Vetëm 1 në 3 të rinj me diplomë, dy herë më pak se Luksemburgu apo Irlanda!
Shkollimi është padiskutim një prej elementëve më thelbësor të personalitetit dhe mirëqënies së një individi, çka në periudhë afatmesme e bënë atë të vlefshëm......

Opinion: Nëse kompanitë e naftës kontrollojnë çmimet, pse ato ndonjëherë humbasin para?
Me çmimet e naftës ende mbi 100 dollarë për fuçi, një gjë është e sigurt. Kompanitë e naftës do të kenë fitime të mëdha. Por ka shumë keqkuptime për lidhjen......

1 në 5 shqiptarë punon mbi 10 orë në ditë - 237 mijë individë punojnë më shumë se 49 orë në javë!
Të dhënat më të fundit nga Instituti i Statistikave në lidhje me tregun e punës tregojnë se gati 1 në 5 shqiptarë të punësuar, me ose pa pagë, punojnë mbi 49......

Mbyllja e Kinës, pasoja në prodhimin e Iphone - Izolimi i qyteteve si pasojë e Covid ka vonuar përmbushjen e objektivave
Apple i ka kërkuar furnizuesve të tij që të përshpejtojnë prodhimin, pasi politika Zero Kovid e presidentit kinez Xi Jinping po pengon aktivitetin prodhues në......

Hungaria, taksime shtesë për kompanitë - Orban: Një pjesë e madhe e fitimeve, për frenimin e rritjes së çmimit të energjisë
Hungaria do të detyrojë bankat, firmat e telekomunikacionit, njësitë tregtare të shitjes me pakicë, siguruesit, kompanitë e energjisë dhe linjat ajrore që të......

“Pagë ofenduese” në krahasim me eksperiencën - Presidenti i Transportit Ajror Italian ankohet se paguhet shumë pak
I sapoemëruar, presidenti ekzekutiv i transportit ajror italian, Alfredo Altavilla, në një letër të gjatë ankohet për pagën shumë të ulët që i është caktuar në......