Bota Postuar më 26 Maj 2022, 13:17

Mbyllja e Kinës, pasoja në prodhimin e Iphone - Izolimi i qyteteve si pasojë e Covid ka vonuar përmbushjen e objektivave

Nga SCAN TV

Apple i ka kërkuar furnizuesve të tij që të përshpejtojnë prodhimin, pasi politika Zero Kovid e presidentit kinez Xi Jinping po pengon aktivitetin prodhues në të gjithë vendin.

Sipas Nikei Asia, kolosi teknologjik i ka kërkuar furnizuesve të tij që të përshpejtojnë prodhimin e Iphone për shkak të vonesave të programacionit për të paktën një prej telefonave të rinj.

Një situatë e tillë ndodhi si pasojë e izolimit të disa qyteteve kineze për shkak të Kovid, duke detyruar Pegatron Korporation, që të pezullojë aktivitetit në Shangai dhe Kunshan në muajin prill.

Disa zona të Kinës vazhdojnë të qëndrojnë në izolim në një kohë që koronavirus po shkakton pasoja ekonomike të konsiderueshme vendit të dytë më të zhvilluar në botë.

Kompania e drejtuar nga Tim Kuk kishte dhënë alarmin që muajin e kaluar duke parashikuar se problemet më të mëdha si pasojë e mbylljes së qyteteve kineze do të bllokonin prodhimin dhe kërkesën në vend, në një moment në të cilin lufta në Ukraina ka dhënë pasojat e saj në frenimin e shitjeve.

Ndër të tjera në skenarin më të keq të parashikuar, prodhuesi i Iphone vlerëson se programi i prodhimit dhe vëllimi itë prodhimeve të para të Iphone të ri do të vuajnë pasojat.

Ndërkohë Apple planifikon që shumë shpejtë të rrisë prodhimin jashtë Kinës; më shumë se 90% e prodhimeve të Apple si Iphone, iPad dhe MacBook aktualisht prodhohen në Kinë. Sipas raportimeve Apple konsideron Indinë si një alternativë shumë premtuese ndaj Kinës për të shtrirë prodhimin falë kostos së ulët dhe popullsisë së madhe.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat