Europa Postuar më 26 Maj 2022, 13:15

“Pagë ofenduese” në krahasim me eksperiencën - Presidenti i Transportit Ajror Italian ankohet se paguhet shumë pak

Nga SCAN TV

I sapoemëruar, presidenti ekzekutiv i transportit ajror italian, Alfredo Altavilla, në një letër të gjatë ankohet për pagën shumë të ulët që i është caktuar në krahasim me postin që mban.

Mediat italiane raportojnë se Altavila e konsideron pagën si një dëm shumë të madh për historikun e tij si menaxher, eksperiencën dhe aftësitë, por dhe si të papërshtatshme në lidhje me bisedat që ishin bërë në parim me përfaqësuesit e shoqërisë.

Menjëherë pas kësaj deklarate kanë shpërthyer dhe kritikat, duke e akuzuar drejtuesin e sapozgjedhur që favorizon një kompani ajrore në dëm të tjetrës për përfitime personale. Në një nga reagimet thuhet se nëse Altavila do të kishte punuar këto kohë për rimëkëmbjen dhe sigurinë e transportit ajror italian, si dhe për krijimin e partnershipeve, shteti italian do e kishte vlerësuar si duhej.

Pagat e 10 menaxherëve kryesorë dhe të presidentit ekzekutiv të Transportit ajror italian janë propozuar nga tre këshilltarë të administratës së komitetit të emërimeve, dhe nga ministra e ekonomisë dhe e financës që është aksioniste e vetme e Ita Airuays.

Alfredo Altavilës i është caktuar një pagë prej 400 mijë euro bruto në vit, por dhe 400 mijë euro të tjera të perceptuara si bonuse. Pra më shumë se 66.5 mijë euro në muaj. Ai paguhet 10 herë më shumë se një komandant, 18 herë më shumë se një pilot dhe 40 herë më shumë se një stjuardesë.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat