Kredi 25 milionë euro për spitalet - Huaja nga Banka Botërore, pas mbështetjes për rindërtimin e objekteve shëndetësore!
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale do të marrë një kredi prej 25 mln euro, që do të shkojë për përmirësimin e sistemit shëndetësor. Marrëveshja e huasë ka mbërritur në Kuvend për diskutim, ndërkohë që sipas relacionit shoqërues ajo vjen pas mbështetjes në po të njëjtën vlerë të dhënë nga Banka Botërore për rindërtimin e objekteve shëndetësore, pas tërmetit të 26 nëntorit.
Sipas të njëjtit dokument, financimi shtesë në vlerën 25 milionë euro do të mundësojë përshkallëzim të mëtejshëm të aktiviteteve të projektit mëmë dhe do të sigurojë ndikim të drejtpërdrejtë te përfituesit dhe përmirësim të mëtejshëm të ofrimit të shërbimit të kujdesit.
Më konkretisht, parashikohet që kjo vlerë të shkojë në mbështetje të reformës spitalore, që rrjedh nga masterplani i spitaleve, si një parakusht për racionalizimin e nivelit dytësor të kujdesit shëndetësor në vendin tonë dhe përmirësimin e mëtejshëm të efikasitetit e përmirësimit të cilësisë së spitaleve.
“Qëllimi i mësipërm do të mundësohet, nëpërmjet racionalizimit të spitaleve të mëdha, transformimit të aktiviteteve dhe shërbimeve spitalore aktuale në një institucion shëndetësor më dinamik dhe më efikas, duke përdorur një qasje të integruar që adreson rehabilitimin e infrastrukturës, pajisjet modern diagnostike dhe optimizimin e personelit të kujdesit shëndetësor”, - thuhet ndër të tjera në relacion.
Pas tërmetit të vitit 2019 Banka Botërore u angazhua për mbështetje në vlerën e 25 milionë eurove për rindërtimin e objekteve shëndetësore, në kuadër të programit qeverisës 2021-2025, ku rindërtimi është një nga shtyllat kryesore të financimit.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Rriten kontribuuesit për pension - Hado: Pandemia është lënë pas, anti-informaliteti ndikim pozitiv!
Skema e pensioneve po shëndoshet dhe gjurmët e pandemisë Covid 19 duket se janë fshirë. Në një intervistë për SCAN TV, Drejtori i Institutit të Sigurimeve......

Bizneset “dënohen” për shkeljet në punë - Penalizohen mbi 1400 subjekte, futen në skemën e sigurimeve 1 mijë punonjës!
Mbi 1400 subjekte private dhe shtetërore janë “dënuar” për shkelje të rregullave të punës. Referuar raportit vjetor të Inspektoriatit Shtetëror të Punës për......

Projektohet rritje e fortë e tregtisë elektronike në Shqipëri - Të ardhurat/ 475 milionë dollarë në 2022. Për 3 vite shkon 723 milionë dollarë
Të ardhurat nga tregtia elektronike në Shqipëri për vitin 2022 parashikohet të arrijnë në 475 milionë dollarë. Në krahasim me vitin e kaluar, rritja e këtij......

FRONTEX, bilanc 3 vjeçar për kufirin shqiptar - Detajet e operacionit antikontrabandë BE-Shqipëri!
Tre vjet më parë, Frontex nisi operacionin e parë të përbashkët të plotë jashtë Bashkimit Evropian, në Shqipëri. Nisma shënoi një fazë të re për bashkëpunimin......

Kaos në aeroportin holandez – Pas Spanjës nisin protestat masive edhe në Amsterdam!
Pasagjerët në aeroportin Schiphol të Amsterdamit po përballen me kaos të vazhdueshëm këtë javë me radhë jashtëzakonisht të gjata sigurie dhe vonesa. Aeroporti......

Shefi i Bankës Botërore paralajmëron për recesionin global!
Kreu i Bankës Botërore ka paralajmëruar se pushtimi i Ukrainës nga Rusia mund të shkaktojë një recesion global pasi çmimi i ushqimit, energjisë dhe plehrave po......

Cilat vende të Ballkanit Perëndimor synojnë të vendosin taksën e karbonit? / Shqipëria, Serbia dhe Kosova janë prapa
Gjysma e vendeve të Ballkanit Perëndimor, përkatësisht Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, kanë ndërmarrë hapat e parë të prekshëm për të......

Traktorët modernë janë shumë të rëndë: Rrezikojnë të shkaktojnë dëme për tokën bujqësore!
Traktorët që përdoren aktualisht në fusha peshojnë më shumë se dinosaurët më të mëdhenj që kanë jetuar ndonjëherë në Tokë: rreziku është që ata të shkaktojnë......